Connect with Us

Dhurata mijëra euro, borxhe apo pastrim parash?/ Gjyqtari i Tiranës me prona në Gjermani

Vetingu

Dhurata mijëra euro, borxhe apo pastrim parash?/ Gjyqtari i Tiranës me prona në Gjermani

Publikuar

-

Gjyqtarët dhe prokurorët që janë përjashtruar nga Vettingu për shkak të pasurisë, duhet të procedohen më tej.

Jo vetëm duhen paraë vendimet e tyre, me të cilat kanë shkatërruar jetë njerëzish, por duhet t’ju sekuestrohet edhe pasuria.

E njëjta duhet të vlejë edhe për ata subjekte që presin të dalin në Vetting, por që kanë një pasuri marramendëse dhe që duket me kilometra e dyshimta

Gjyqtari i Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, Neritan Cena, i cili ka qenë edhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë deklaron një pasuri që zor është e justifikueshme.

Deri në vitin 2016 ai ta ardhurat vetëm nga paga e tij dhe bashkëshortes, ndërkohë që blen patundshmëri në Gjermani.  Për më tepër ndërsa shton pasurinë deklaron dhe një sërë borxhesh, apo dhe para dhuratë nga babai.

Në vitin  2016, Cena ka blerë dy pasuri të paluajtshme në Gjermani, me vlerë 48 mijë euro dhe 25 mijë euro. Ndërkaq ai blerë dhe një apartament në Tiranë sipërfaqen 101 m2, në me vlerë 5 400 000 lekë.

Nuk na çudit mënyra se si i justifikon blerjet e patundshmërive në formularët e deklarimit.  Për apartamentin në fjalë ai thotë se motra e tij i ka bërë dhuratë 16 mijë euro si dhe  abai i tij i ka dhënë dhuratë 22 mijë euro.

Por përfitimet që ai ka nga babai nuk mbarojnë kaq. Në formularët ë deklarimit të pasurive, Cena, thotë se ka përfituar nga babai edhe një shumë tjetër 550 000 lekë.

Ndërkaq, ai ka marrë borxh kunatës 9 mijë euro, ndërsa djalit të xhaxhait i ka marrë 2 mijë euro.

Huatë i ka përdorur si pretekst pothuajse në të gjitha vitet e deklarimit, kur kishte të ardhura vetëm nga pagat, dhe kur kishte paguar dhe 5 000 euro për vete dhe gruan për kurim në Turqi, shkruan CNA.al.

Që nga viti 2017 për të vijuar më tej në vitin 2018 ai deklaron të ardhuratë dhe nga qiratë e pronave në Gjermani, por në vitin 2009 ai radhit sërish 8 hua.

Po të njëjtin vit ai blen një apartament në Lukovë me sipërfaqe 52.4  m2 në shumën 1 500 000 lekë.

Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e gjyqtarit Neritan Cena, të paktën këtë të deklaruarën, që siç duket do të ketë punë Vettigu me të.

Viti 2004

Apartament, 2+1. me sip 70 m2 në pronësi, të prindërve, me vlerë 10 120 lekë, blerë në vitin 1993.

Shtëpi+truall në Tiranë, me sip 100 m2, me vlerë 95 000 lekë, në emër të babait, blerë në vitin 1998.

Tokë, arë, me sip 500 m2, në emër të babit, me vlerë 250 000 lekë, blerë në vitin 2000.

Makinë benz, dhuratë (nuk e thotë se kush ia ka dhuruar).

Depozitë bankare me afat maturimi, 3 muaj, në shumën 4752, 67 euro, hapur në vitin 2004.

Të ardhura nga Shkolla e Magjistraturës deklaron tre shuma:37 500 lekë, 38 750 lekë dhe 306 250 lekë.

Paga si gjyqtar në Kurbin, sërish deklaron dy shuma: 77 500 lekë dhe 218 861 lekë.

Babai, paga nga qendra shëndetësorë në një fshat të Kukësit, në shumat 62 000 lekë dhe  672 000 lekë.

Mamaja, pension 10 400 lekë dhe 124 800 lekë.

Interes bankar në shumën 50 euro.

Viti 2005

Paga si gjyqtar më shumën 77 500 lekë.

E deklaruar është edhe shuma 930 000 që nuk e specifikon.

Shtuar depozita bankare me  358 98 euro.

Deklaron se i kanë vjedhur makinën që i kishinbërë dhuratë në vitin 2004.

Viti 2006

Blerë, një makinë në shumën 250 000 lekë.

Pagesë për studimet pasuuniversitare në shumën 100 000 lekë.

Paga si gjyqtar në Vlorë, në shumën 974 520 lekë.

Kredi në shumën 150 000 lekë.

Viti 2007

Kursime në shumën 150 000 lekë.

Bashkëshortja, kursime në shumën 50 000 lekë.

Viti 2008

Kursime në shumën, 200 000 lekë.

Paga si gjyqtar në shumën 991.196 lekë.

Të ardhura, të përfituara si pedagog i jashtëm në Universitetin ‘Ismail Qenali”, në Vlorë në shumën 50 000 lekë.

Bashkëshortja, paga si juriste tek ALUIZNI në shumën 624 320 lekë.

Shklyer detyrimi prej 77 000 lekësh, për kredinë në shumën 150 000 lekë.

Bashkëshortja ka blerë autoveturë Ford tipi Kia, në shumën 3 000 euro.

Kursime të bashkëshortes në shumën 80 000 lekë.

Viti 2009

Kursime në shumën 250 000 lekë.

Paga si gjyqtar në Vlorë në shumën 831 461 lekë.

Bashkëshortja, paga si juriste tek ALUIZNI në shumën 638 880 lekë.

Ka përfunduar kredinë e marrë në vitin 2007 në shumën 150 000 lekë.

Pagesa për masterin e bashkëshortes në UET, në shumën 2500 euro.

Kursime të bashkëshortes në shumën 100 000 lekë.

Bashkëshortja deklaron një kredi për blerje makine  në shumën 300 000 lekë. Detyrimi i pashlyer është 142 607 lekë.

Viti 2010

Kursime në shumën 350 000 lekë.

Paga si gjyqtar në Tiranë në shumën 850 000 lekë.

Të ardhura të përfituara nga mësimdhënia si pedagog në UET, në shumën 607 50 euro.

Bashkëshortja, paga si juriste tek ALUIZNI në shumën 327 678 lekë.

Bashkëshortja, paga (nuk kuptohet se në çfarë agjencie) në Tiranë, është në shumën 230 000 lekë.

Kursime të bashkëshortes në shumën 150 000 lekë.

Bashkëshortja deklaron një kredi për blerje makine  në shumën 300 000 lekë. Detyrimi i pashlyer është 31 500 lekë.

Viti 2011

Kursime, në shumën 350 000 lekë.

Shitur autovetura Mercedez -Benz, në shumën 400 000 lekë.

Blerë një autoveturë Mercedez -Benz, në shumën 8 000 euro.

Shpenzime për kurimin e bashkëshortes në Turqi në shumën 3 000 euro.

Paga si gjyqtar në Tiranë në shumën 848 102 lekë.

Paga e bashkëshortes si inspektore në shumën 492 158 lekë.

Pagesë për lejen e lindjes të bashkëshortes, në shumën 163 581 lekë.

Bashkëshortja, borxh nga babai për të blerë një autoveturë në shumën 250 000 lekë.

Kursime të bashkëshortes, 200 000 lekë.

Viti 2012

Kursime në shumën 350 000 lekë.

Kurim mjekësor në Turqi, në shumën 2 000 euro.

Shpenzime për shkollën e vajzës në shumën 197 200 lekë.

Paga si gjyqtar në Tiranë në shumën 849 551 lekë.

Paga e bashkëshortes si inspektore në shumën 700 900 lekë.

Kursime të bashkëshortes në shumën 200 000 lekë.

Viti 2013

Kursime, në shumën 250 000 lekë.

Paga si gjyqtar në Tiranë në shumën 878 906 lekë.

Paga e përfituar nga bashkëshortja si përgjegjëse e sektorit juridik, në shumën 1 007 075 lekë.

Shlyer borxhi që bashkëshortja ka marrë nga babai prej  150 000 lekë.

Hua për blerje e një autoveture në shumën 5 000 euro. Detyrimi i pashlyer është në shumën 4932,85 lekë.

Hua nga kunata për blerje makine, në shumën 5 000 euro.

Bashkëshortja, kursime nga paga në shumën, 150 000 lekë.

Viti 2014

Shitur nga bashkëshortja (nuk dihet se çfarë), 2 000 euro.

Paga si gjyqtar në Tiranë në shumën 1 091 073  lekë.

Paga e përfituar nga bashkëshortja si përgjegjëse e sektorit juridik, në shumën 775 004 lekë.

Nga Huaja prej 5 000 euro është shlyer shuma 4 089 euro.

Nga Huaja 5 000 euro marrë kunatës janë paguar, 1 000 euro.

Viti 2015

Shitur makina në shumën 850 000 lekë.

Blerë autovetura, 14 000 euro.

Blerë një goinë në Bremen të Gjermanisë me sip 256 m2 në shumën 25 000 euro.

Përfituar nga babai në shumën 550 000 lekë.

Paga si gjyqtar në Tiranë në shumën 1 092 785 lekë.

Paga e përfituar nga bashkëshortja si përgjegjëse e sektorit juridik në Agjencinë e Kthimit dhe Kompesimit të Pronave në shumën 738 174 lekë.

Paga e përfituar nga bashkëshortja në QSUT me detyrë përgjehjëse sektori, pranë Sektorit të Marrëdhënieve Ligjore, në shumën 28 724 lekë.

Nga Huaja e parë prej 5 000 euro, është shlyer shuma 2642, 1 lekë.

Marrë me datë 04.05.2015 me anë të transfertës bankare kunatës  në shumën 3 988 euro.

Shlyer shuma prej 1 000 euro, e mbetur nga deklarimi i mëparshëm prej 5 000 euro.

Nënshkruar me datë 07.05.2015, kontratë kredie me afat mesme për marrje të huasë në shumën 700 000 lekë.

Viti 2016

Është bërë pagesë për godinën në Gjermani në shumën 25 000 00 euro.

Burimi i krijimit:

550 000 00 lekë të përfituara nga babai i gjyqtarit.

22 757 00 euro, dhuratë nga babai.

Blerë pasuri e patundshme  me sip 13 400 m2, në Gjermani (nuk e deklaron se çfarë pasurie është”, me vlerë 48 500 euro.

Burimi i krijimit:

20 000 euro nga shitja e makinës.

16 500 euro, dhuratë nga motra.

2 000 euro të dhëna nga djali i xhaxhait.

9 000 euro, hua kunatës.

1 108 54 lekë, kursime.

Blerë sëbashku me bashkëshorten një apartament në Tiranë, me vlerë 5 400 000 lekë.

Burimi i krjimit:

5 400 000 kunatës.

Gjendje llogarie në shumën, 350 18 euro.

Gjendje llogarie në shumën 14 844 13 lekë.

Gjendje llogarie nga honoraret dhe mbledhjet e KLD-së në shumën 17 125 42 lekë.

Paga si gjyqtar, në shumën 1 105 293 lekë.

Honoraret dhe mbledhjet e KLD-së në shumën 123 255 lekë.

Paga e përfituar nga bashkëshortja në QSUT me detyrë përgjehjëse sektori, pranë Sektorit të Marrëdhënieve Ligjore, në shumën 660 868 lekë.

Nga huaja 5 000 euro për blerjen e makinës, ka mbetur pashlyer shuma  2 170  92 euro.

Nga huaja, prej 3 988 euro marrë kunatës, është totalisht e pashlyer.

Nga kredia prej 770 000 lekësh, ka mbetur pashlyer shuma 509 622 22 lekë.

Marrë hua, 2 000 euro djalit të xhaxhait e pashlyer.

Huaja prej 9 000 euro marrë kunatës është e  pashlyer.

Huaja prej 5 400 000 lekësh marrë kunatës, është e pashlyer.

Viti 2017

Gjendje llogarie në shumën, 50 18 euro.

Gjendje llogarie në shumën 44 007 23 lekë.

Gjendje llogarie në shumën 16 316 93 lekë.

Gjendje llogarie e bashkëshortes në shumën 1 170 lekë.

Paga si gjyqtar, në shumën 1 100 826 lekë.

Honoraret dhe mbledhjet e KLD-së në shumën 134 885 lekë.

Paga e përfituar nga bashkëshortja në QSUT me detyrë përgjehjëse sektori, pranë Sektorit të Marrëdhënieve Ligjore, në shumën 694 737 lekë.

Të ardhura nga dhënia me qira e banesës në Gjermani, në shumën 8 837 98 euro.

Nga huaja 5 000 euro për blerjen e makinës, ka mbetur pashlyer shuma  1 129 34 euro.

Nga huaja, prej 3 988 euro marrë kunatës, ka mbetur pashlyer shuma 3 488 euro.

Nga kredia prej 770 000 lekësh, ka mbetur pashlyer shuma 375 395 90 lekë.

Marrë hua, 2 000 euro djalit të xhaxhait e pashlyer.

Huaja prej 9 000 euro marrë kunatës është e  pashlyer.

Huaja prej 5 400 000 lekësh marrë kunatës, është e pashlyer.

Viti 2018

Gjendje llogarie, në shumën 5.87 euro.

Gjendje llogarie, në shumën 17 229 lekë.

Blerë, me datë 5.10.2018 në Lukovë një apartament me sipërfaqe 52.4  m2 në shumën 1 500 000 lekë.

Burimi i krijimit:

Me shumën 974 736 05  lekë si shumë e mbetir nga kredia prej 1 020 000 lekë, marrë me datë, 7.9.2018.

3 400 euro, borxh nga babai.

600 euro nga qiraja e pasurisë në Gjermani.

Me shumën 25 263  95 lekë të përfituar nga paga si gjyqtarë.

Blerë makinë bashkëshortes, 1 euro.

Gjendje llogarie në shumën 1 789 38 lekë.

Gjendje në llogarinë e bashkëshortes, në shumën 1 372 75 lekë.

Cash ne banesë në shumën 200 000 lekë.

Paga si gjyqtar, në shumën 1 125 751 lekë.

Honoraret dhe mbledhjet e KLD-së në shumën  131 020 lekë.

Paga e përfituar nga bashkëshortja në QSUT me detyrë përgjehjëse sektori, pranë Sektorit të Marrëdhënieve Ligjore, në shumën 110 339  lekë.

Paga e bashkëshortes si ndihmës komisionere në Institucionin e Avokatit të Popullit, 846 748 lekë.

Të ardhura të përfituara nga dhënia me qirasë së pasurisë në Gjermani  në shumën 7 980 euro.

Të ardhura të përfituara nga dhënia me qirae apartamentit në Gjermani, në shumën 5 760 euro.

Ka shlyer huanë 5 000 euro, që kishte marrë për blerjen e makinës.

Nga huaja, prej 3 988 euro marrë kunatës është shlyer totalisht.

Nga kredia prej 770 000 lekësh, ka mbetur pashlyer shuma 229 313 99  lekë.

Marrë hua, 2 000 euro djalit të xhaxhait e pashlyer.

Huaja prej 9 000 euro marrë kunatës  kanë mbetur pa shlyer 2 000 euro.

Huaja prej 5 400 000 lekësh marrë kunatës, është e pashlyer.

Borxhi i marrë babait prej 3400 euro i pashlyer.

Nga kredia prej 1 020 000 lekë, marrë me datë, 7.9.2018, ka mbetur pa shlyer 970 890 07 lekë./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

Nga martesa me kredi tek mijëra euro të ardhura/ Karrierra e Sandër Simonit në pikëpyetje

Publikuar

-

Nga

Kreu i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Sandër Simoni nga martesa me kredi është shndërruar në një supermen që bën disa punë njëherësh.

Madje-madje punon edhe në fundjavë. Por, pavarësisht se ka zaptuar universitetet private ndër vite, Simoni ka marrë një kredi sociale.

Se çfarë ka bërë në gjykatë se çfarë drejtësie ka dhënë Simoni, vetëm ai e di.

Se të angazhohesh në Shkollën e Magjistraturë dhe të paktën edhe në tre universitete private, apo edhe në projekte të ndryshme si hartime manualesh e të tjera dhe nga ana tjetër  deklaron se ka punuar jashtë orarit në gjykatë dhe ka përfituar honorare e shpërblime të posaçme, i bie që ai të jetë një supernjeri që vetëm punon, gjë që ngjall dyshime.

Marrësi i kredisë sociale, për më tepër ka edhe një bashkëshorte që përfiton mijëra e mijëra euro nga OSBE, nga puna si notere apo edhe si konsulente.

Sipas asaj që deklaron pranë ILDKPKI, duket se drejtësia vetëm në dorë të tij dhe të bashkëshortes ka mbetur se nuk ka juristë të tjerë, apo tre-katër punësimet janë kthime nderesh dhe larje hesapesh.

Pavarësisht të ardhurave marramendëse, patundshmërinë e deklaron të kufizuar. Sido që pedagogu i ish “Kristali”-t të famshëm, Sandër Simoni, të mundet të justifikojë pasurinë, a do të mundet të justifikojë lidhjen me Valdrin Pjetrin, të dënuarin nga drejtësia italiane për trafik droge.

CNA.al ka shkruar më herët se Pjetri dhe Simoni janë kushërinj të parë, përkatësisht djem tezesh.

Logjikisht ai nuk mund të mbajë përgjegjësi për kushëririn, por juridikisht po.

Gjatë procesit të Vettingut, ka pasur shkarkime të gjyqtarëve dhe prokurorëve vetëm pse bashkëshortët, në kohën kur nuk i njihnin ende s’ kishin paguar taksa.

Gjithashtu ka pasur shkarkime të gjyqtarëve e prokurorëve për shkak të kunetërve. Në këto rrethana karriera te kreut të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Sandër Simoni rrezikohet.

Më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar prej tij, pranë ILDKPKI-së.

Viti 2003

Shtëpi 2 katëshe, me sip 300 m2, e trashëguar.

Tokë bujqësore 6 600 m2, përfituar sipas Ligjit 7501.

Tokë, truall 900 m2 e trashëguar.

Ullishte, 900 m2, përfituar sipas Ligjit 7501.

Autoveturë, Ford 4+1, blerë me kursimet familjare.

Paga si gjyqtar, në shumën 0,597 milionë/lekë.

Të ardhura si pedagog, në shumën 0,640 milionë/lekë.

Viti 2004

Paga nga Gjykata e Krimeve të Rënda, në shumën 108 570 lekë.

Të ardhura, si ekpert dhe trajnues, 90 000 lekë.

Kontratë shërbimi individuale si ekspert, tek Komiteti i Helsinkit në shumën 300 euro.

Të ardhura si ekspert trajnues nga Shkolla e Magjistraturës në shumën 1 100 USD.

Viti 2005

Prenotim për një apartament me sip.162 m2 në Tiranë, me vlerë 6 500 000 lekë.

Shtesë, kursime nga të ardhurat në shumën 500 000 lekë.

Llogari rrjedhëse 12000 lekë.

Paga si gjyqtar i Krimeve të Rënda në shumën 1 412 840 lekë.

Pedagog i jashtëm nga Shkolla e Magjistraturës, 156 680 lekë.

Kontratë si ekspert për trajnim gjyqtarësh në shumën 600 euro.

Kontratë si eksperte na IOM në shumën 500 USD.

Kredi bankare, 500 000 lekë, shlyer 23 710 57 lekë, ndërsa pashlyer 4 988 789 43 lekë.

Detyrim firmës deri në fund të punimeve në shumën 500 000 lekë.

Viti 2006

Të ardhura nga paga, si kryetar i Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe shpërblimet në shumën 1 055 403 lekë.

Të ardhura nga trajnimet, në shumën 600 euro.

Kursime në shumën 800 000 lekë.

Shpërblim i posaçëm, në shumën 96 310 lekë.

Dieta, dhe shtesë në shpërblime në shumën 156 680 lekë.

Kontratë si ekspert, trajnues nga OSBE në shumën 600 euro.

Të ardhura si pedagog i jashtëm, shkolla e magjistraturës në shumën 156 680 lekë.

Shpërblim si anëtar i bordit të zyrës së administrimit gjyqësor në shumën 10 857 lekë.

Kredi bankare për blerje apartamenti 500 000 lekë, shlyer 248 526 lekë, ndërsa pashlyer shuma 4 863 607 lekë.

Detyrim firmës deri në fund të punimeve në shumën 500 000 lekë. Janë shlyer 250 000 lekë.

Viti 2007

Të ardhura nga paga si gjyqtar dhe kryetar Gjykate si dhe shpërblim në shumën 1 575 879 lekë.

Të ardhura nga mësimdhënia dhe si anëtar bordi në ZABGJ në shumën 248 396 lekë.

Pakësim i kursimeve. Shuma 800 000 lekë.

Të ardhura nga paga, si gjyqtar dhe si kryetar i Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe shpërblimet në shumën 1 063 460 lekë.

Shpërblim i posaçëm si gjyqtar dhe shpërblim vjetor në shumën 139 689 lekë.

Të ardhura nga orët jashtë dhe festat zyrtare në shumën 372 730 lekë.

Shpërblim si pedagog i jashtëm në Shkollën e Magjistraturës, në shumën 170 226 lekë.

Shpërblim si anëtar i ZABGJ, në shumën 78 170 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes nga OSBE për katër muaj në shumën 2 927 euro.

Kredi bankare për blerje apartamenti 500 000 lekë, shlyer 284 526, ndërsa pa u shlyer shuma 4 723 067 lekë.

Detyrim firmës deri në fund të punimeve në shumën 500 000 lekë. Detyrim i pashlyer 250 000 lekë.

Kredi konsumatore për mobilim shtëpie dhe për ceremoninë e martesës në shumën 700 000 lekë. Janë paguar 9 500 lekë, ndërsa detyrimi i papaguar është 609 500 lekë.

Bashkëshortja, Alba Jorganxhi, apartamenti bamimi 70 m2 përfituar nga privatizimi në vitin 1992.

Bashkëshortja, Alba Jorganxhi, të ardhura nga paga si asistente ligjore pranë OSBE në Shqipëri në shumën, 8 781 euro.

Viti 2008

Të ardhura nga paga si gjyqtar, shpërblimi dhe orët shtesë në shumën 1 333 764 lekë.

Të ardhura si pedagog i jashtëm në Shkollën e Magjistraturës, në shumën 132 328 lekë.

Të ardhura si pedagog i jashtëm pranë fakultetit juridik në shumën 180 000 lekë.

Të ardhura nga anagazhimi si ekspert nga OSBE në shumën, 2 740 euro.

Paga si gjyqtar, orët jashtë orarit dhe shpërblimet në shumën 1 333 764 lekë.

Shpërblim si pedagog i jashtëm në Shkollën e Magjistraturës, në shumën 132 128 lekë.

Shpërblim si pedagog i jashtëm në fakultetin juridik, universiteti Kristal, 180 000 lekë.

Shpërblim si trajnues dhe hartues i manualit artificial, në shumën 2 740 euro.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, OSBE, në shumën 9053 04 euro.

Të ardhura të bashkëshortes, përfituar nga përkthimi i një libri në shumën 372 010 lekë.

Kredi bankare për blerje apartamenti 500 000 lekë, shlyer 28 4526 84 lekë ndërsa pa u shlyer shuma 4 438 530  lekë.

Detyrim firmës deri në fund të punimeve në shumën 500 000 lekë. Detyrim i pashlyer 250 000 lekë.

Viti 2009

Të ardhura nga paga si gjyqtar, shpërblimi dhe orët shtesë në shumën 1 114 154 lekë.

Të ardhura si pedagog i jashtëm në Shkollën e Magjistraturës, në shumën 51 000 lekë.

Të ardhura si pedagog i jashtëm në fakultetin juridik, universiteti Kristal, në shumën 530 914 lekë.

Të ardhura nga leksionet si pedagog i Jashtëm ën Universitetin Marin Barleti në shumën 110 000 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, OSBE, në shumën 10 206 96 euro.

Të ardhura nga veprimtaria e bashkëshortes në shumën 826 euro.

Kredi bankare për blerje apartamenti 500 000 lekë, shlyer 284 520 lekë ndërsa pa u shlyer shuma 4 416 394  lekë.

Detyrim firmës deri në fund të punimeve në shumën 500 000 lekë. Detyrim i pashlyer 250 000 lekë.

Bashkëshortja ka blerë makinë në vlerën 840 000 lekë.

Viti 2010

Ka blerë një automjet tip Ford, prodhimi i vitit 1997 në bashkëpronësi me bashkëshorten me vlerë 200 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar, shpërblimi dhe orët shtesë në shumën 1 486 798 lekë.

Të ardhura si pedagog i jashtëm në Shkollën e Magjistraturës, në shumën 56 000 lekë.

Të ardhura si pedagog i jashtëm në fakultetin juridik, universiteti Kristal, në shumën 850 770 lekë.

Të ardhura nga leksionet si pedagog i Jashtëm në Universitetin Marin Barleti në shumën 140 000 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, OSBE, në shumën 10 951 46 euro.

Të ardhura nga veprimtaria e bashkëshortes si konsulente në shumën 1 200 euro.

Kredi bankare për blerje apartamenti 500 000 lekë, shlyer 284 520 lekë ndërsa pa u shlyer shuma 4 236 108  lekë.

Detyrim firmës deri në fund të punimeve në shumën 500 000 lekë. Detyrim i pashlyer 250 000 lekë.

Viti 2011

Ka bërë regjistrimin e ap. me sip. 116 m2, me vlerë 6 500 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar, shpërblimi dhe orët shtesë në shumën 1 245 376 lekë.

Të ardhura si pedagog i jashtëm në Shkollën e Magjistraturës, në shumën 89 200 lekë.

Të ardhura nga leksionet si pedagog i Jashtëm ën Universitetin Marin Barleti në shumën 268 650 lekë.

Të ardhura si pedagog i jashtëm në fakultetin juridik, universiteti Kristal, në shumën 530 840 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, Alba Jorganxhi OSBE, në shumën 10 860 euro.

Të ardhura nga veprimtaria e bashkëshortes si konsulente në shumën 513 dollarë.

Kredi bankare për blerje apartamenti 500 000 lekë, shlyer 284 526, 84 lekë ndërsa pa u shlyer shuma 4 076 482, 08  lekë.

Viti 2012

Pakësim i llogarisë bankare me 984 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar, shpërblimi dhe orët shtesë në shumën 1 385 125 lekë.

Të ardhura si pedagog i jashtëm në Shkollën e Magjistraturës, në shumën 221 580 lekë.

Të ardhura nga leksionet si pedagog i Jashtëm në Universitetin Marin Barleti në shumën 80 000 lekë.

Të ardhura si pedagog i jashtëm në fakultetin juridik, universiteti Kristal, në shumën 90 000 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, Alba Jorganxhi OSBE, në shumën 11 114 euro.

Të ardhura nga veprimtaria e bashkëshortes si konsulente në shumën 1 070 euro.

Kredi bankare për blerje apartamenti 500 000 lekë, shlyer 284 526  84 lekë ndërsa pa u shlyer shuma 3 939 757 lekë.

Viti 2013

Të ardhura nga paga si gjyqtar, shpërblimi dhe orët shtesë në shumën 1 538 709 lekë.

Të ardhura si pedagog i jashtëm në Shkollën e Magjistraturës, në shumën 80 000 lekë.

Të ardhura nga leksionet si pedagog i Jashtëm në Universitetin Marin Barleti në shumën 44 600 lekë.

Të ardhura si pedagog i jashtëm në fakultetin juridik, universiteti Kristal, në shumën 195 801 lekë.

Të ardhura nga leksionet si pedagod i jashtëm në Albania University në shumën 129 600 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, Alba Jorganxhi OSBE, në shumën 11 565  euro.

Të ardhura nga veprimtaria e bashkëshortes si notere në shumën 522 610 lekë.

Të ardhura nga veperimetari konsulence të bashkëshortes në shumën 5 068 euro.

Kredi bankare për blerje apartamenti 500 000 lekë, mbetur pa u shlyer shuma 3 771 118.53 lekë.

Viti 2014

Të ardhura nga paga si gjyqtar, 1 699 425 lekë.

Të ardhura nga leksionet si pedagog i jashtëm pranë Shkollës së Magjistraturës, 101 700 lekë.

Të ardhura nga honoraret e mësimdhënies si pedagog i jashtëm në “Albania University”, Fakulteti i Shkencave Shoqërore, 151 200 lekë.

Të ardhura nga honoraret e mësimdhënies si pedagog i jashtëm pranë Universitetit “Marlin Barleti”, Fakulteti i Shkencave Shoqërore, 47 630 lekë

Bashkëshortja, të ardhura nga Departamenti i Ligjit dhe i të Drejtave të Njeriut, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, si drejtuese projekti, 13 663 euro.

Bashkëshortja, të ardhura nga aktiviteti si notere publike, Dhoma e Noterisë Tiranë, 629 494 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga shitja e një automjeti “Mercedez Benz”, 500 000 lekë.

Kredi bankare, shuma 5 milionë lekë, afati 300 muaj, norma e interesit 3 %, detyrimi financiar i pashlyer, 3 597 100 lekë.

Bashkëshortja, kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë, 10 000 euro, shlyer tërësisht në dhjetor 2014.

Viti 2015

Ka shitur automjetinn 200 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar, shpërblimi dhe orët shtesë në shumën 1 708  428 lekë.

Të ardhura si pedagog i jashtëm në Shkollën e Magjistraturës, në shumën 156 598 lekë.

Të ardhura nga honoraret e mësimdhënies si pedagog i jashtëm në “Albania University”, Fakulteti i Shkencave Shoqërore, 136 000 lekë.

Të ardhura nga honoraret si anëtar i Komisionit për mbrojtjen e gjyqtarëve në shumën 21 250 lekë.

Të ardhura nga paga dhe honoraret e bashkëshortes në shumën 14 700 euro.

Të ardhura nga aktiviteti privat i bashkëshortes në shumën 438 549 lekë.

Kredi bankare, shuma 5 milionë lekë, afati 300 muaj, norma e interesit 3 %, detyrimi financiar i pashlyer, 3 313 100 lekë.

Bashkëshortja ka blerë automjet me vlerë 300 000 lekë.

Viti 2016

Paga si kryetar gjykate, orët shtesë, paga e 13-të, në shumën 1.755.193 lekë.

Të ardhura nga leksionet si pedagog i jashtëm, përgjegjës stazhi, eskpert pranë shkollës së magjistraturës, pranë Fakukultetit “Gjelogji-Miniera” në shumën 160.150 lekë.

Të ardhura nga honoraret e mësimdhënies si pedagog  i jashtëm në Albania University në shumën 70 592 lekë.

Të ardhura nga angazhimi si ekspert-trjanues i projektit të anti-trafikimit të financuar nga Caritas në vlerën 310.660 lekë.

Të  ardhura nga honoraret si anëtar i komisionit për mbrojtjen e gjyqtarëve pranë Këshillit të lartë të Drejtësisë në shumën 34.000 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si këshilltare ligjore pranë organizatës për siguri dhe bashkëpunim në Evropë,  në shumën 14.595 lekë.

Të ardhura nga aktiviteti privat, zyrë noterie e bashkëshortes, në vlerën 40 493 lekë.

Të ardhura nga kontrata e shërbimit, Akademia Ndërkombëtare e parimeve të Nurembergut në shumën 500 euro.

Kredi bankare për banesë, shuma 5 000 000 lekë, afati 300 muaj, interesi 3 përqind, kësti mujor 23 710 57 lekë, disbursuar me datë 22.12.2005. Është paguar shuma 284.526.84 lekë, ndërsa rezulton pa paguar shuma 3.233.792 lekë.

Viti 2017

Paga si gjyqtar/ Kryetar Gjykate, orë shtesë, paga 13-të,  Gjykata e Shkalles së Parë për Krime të Rënda, Rruga, në shumën 1, 870.434 lekë.

Të ardhura nga leksionet si pedagog i jashtëm, përgjegjës stazhi, ekspert pranë Shkollës së Magjistraturës, dhe udhëheqës teme, në shumën 296, 467 lekë.

Të ardhura nga honoraret e mësimdhënies si pedagog i jashtëm, Universiteti Albania University, Fakulteti i Shkencave Shoqërore Programi i studimeve Master, në shumën 57 014 lekë.

Të ardhura nga pjesëmarrja si anëtar në mbledhjet e Bordit drejtues të Zyrës së Administrimit të Buxhetit Gjyqësor. Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor, në shumën 32, 087  lekë.

Të ardhura nga angazhimi si ekspert në hartimin e manualit mbi tralikimin e qenieve njerëzore, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE), Prezenca në Shqipëri, në shumën  1 600  Euro.

Të ardhura nga paga/ dieta e bashkëshortes Alba Jorganxhi, në shumën 16,871 euro.

Të ardhura nga aktiviteti privat i bashkëshortes Alba Jorganxhi ,në shumën 187,837 .

Të ardhura të tjera konsulence të bashkëshortes Alba Jorganxhi, sipas deklarimit bashkengjitur. 2,034 USD dhe 1,000 Euro.

Kredi bankare për banesë, shuma 5 000 000 lekë, afati 300 muaj, interesi 3 përqind, kësti mujor 23 710 57 lekë, disbursuar me datë 22.12.2005. Është paguar shuma 284.52o lekë, ndërsa rezulton pa paguar shuma 3.043. 679  lekë.

Shpenzime për shkollimin e fëmijës, 2700 euro./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

SPAK-u si dështim i KLP-së/ Gent Ibrahimi mbetet pas portës

Publikuar

-

Nga

Në muajin Korrik, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, përzgjodhi 15 prokurorët e parë të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion.

Prokurorët, Altin Dumani, Anton Martini, Elisabeta Imeraj, Arben Kraja, Doloreza Musabelliu, Klodjan Braho, Enkeleda Millonai, Manjola Kajana, Edvin Kondili, Ened Nakuçi, Elida Kaçkini, Ndini Tavani, Behat Dibra, Anita Jella dhe Besnik Muçi, ishin emrat që u listuan nga KLP, e cila në sytë e publikut është e pabesueshme për shkak të përbërjes së dyshimtë.

Ligjërisht, përveç përzgjedhjes nga KLP, këta kandidatë duhet të kenë kaluar edhe procesin e Vettingut për të patur mundësinë që t’i bashkohen strukturës që do të hetojë zyrtarët e lartë shtetëror, si dhe bandat e krimit të organizuar.

Nga të përzgjedhurit, pjesa më e madhe e tyre ende nuk kanë kaluar në Vetting, por ka edhe nga ata që kanë kaluar në shkallën e parë dhe janë ankimuar nga Komisioneri Publik në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Ç’ka do të thotë se në Shtator, ashtu siç kishte trumbetuar kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi nuk do të kemi SPAK.

Sa i takon stadeve mund të flasim edhe me data të përafërta. Jemi në një fazë tani ku SPAK-U është vërtet mbrapa portës dhe pritet të hyjë nga çasti në çast. Procesi që kërkon kohë dhe punë tashmë është konsumuar. Ne kemi listën me 15 kandidatë, të cilët sipas nesh janë njerëz që kanë profesionalizmin e duhur dhe vendosmërinë e duhur për të shërbyer në këtë institucion, me ato detyra, me ato objektiva që përmendët ju”,  ka thënë Gent Ibrahimi, pas pëezgjedhjes së kandidatëve në emisionin “Përballje” të Lutfi Dërvishit.

Ibrahimi që ndryshe njihet edhe si kunati i Rilindjes apo njeriu i Sorosit, duket se nuk e ka për gjë, të gënjejë hapur.  Sipas tij SPAK-u është mbrapa portës, ndonëse të përzgjedhurit mund të bien në Vetting.

Nga 15 prokurorët që KLP, i vuri nën siglën e SPAK, 7 prej tyre ende nuk kanë dalë në Vetting.

Prokurorët Anton Martini, Elisabeta Imeraj, Doroleza Musabelliu, Ndini Tavani  dhe Anita Jella nuk janë përballur ende me hetimet e trefishta, ndërsa prokurorët Manjola Kajana dhe Besnik Muçi, kanë kaluar në shkallën e parë, por rrezikojunë shkarkimin në shkallën e dytë.

Pra, mbeten vetëm 8 prokurorë të cilët kanë kaluar Vettingun në të dy shkallët.

Prokurorët Altin Dumani, Arben Kraja, Enkelejda Millonai, Klodian Braho, Ened Nakuçi, Edvin Kondili, Behar Dibra dhe Elida Kaçkini, kanë kaluar me sukses procesin e Vettingut.

Por edhe për disa nga prokurorët që  kanë kaluar këtë proces, ka dyshime se janë përdorur standarte të dyfishta.  Thënë më qartë përbërja e SPAK-ut, përjashtuar disa prej kandidatëve, si Behar Dibra, Anton Martini e ndonjë tjetër është e dobët.

Nga një KLP me përbërje të dyshimtë, nuk pritej asgjë më shumë se kaq, se sa një përzgjedhje sipas urdhrave politik.

SPAK -u, po përdoret si “gogol” për të trembur politikanët.  Po, kush i tremb të inkriminuarit e politikës, prokurorët që edhe në gjumin e natës iu del Shullazi apo të tjerë të kategorisë tij.

Nuk iu kanë munguar ligjet, por këto të fundit s’janë për lepujt, por për prokurorë të vërtetë që guxojnë dhe përballen me të inkriminiarit qoftë nga ata të politikës apo qoftë nga atë rrugës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Të korruptuarit e drejtësisë/ Bëmat e gjyqtares së Krimeve të Rënda dhe bashkëshortit të saj

Publikuar

-

Nga

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, në fillim të këtij viti ka përcaktuar me anë të shortit listën  me 36 gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët do t’i nënshtrohen me prioritet skanimit të trefishtë.

Bëhet fjalë për prokurorët  për SPAK dhe gjyqtarët për Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion, por edhe për kandidatët për Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese.

Në procesin rivlerësimit ndodhet edhe gjyqtarja e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Marsela Balili.

Kjo e fundit, që tashmë synon Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion, mbart një histori në sistemin e drejtësisë.

Marsela Balili

Për Marsela Balilin më herët prokuroria pati kërkuar që të dënohej me dy vite burg me akuzën e korrupsionit.

Akuza nuk u arrit të provohej nga prokuroria në gjykatë, e cila shpalli të pafajshme gjyqtaren Balili.

Ndërsa bashkëshorti i saj, ish prokurori Aleksandër Plepi u dënua me një vit burg me akuzën për korrupsion dhe sot është avokat.

Ndërsa Balili kërkoi nga KLD që ta rikthente në detyrë.

Pas pezullimit për gjashtë vite e gjysëm Këshilli i Lartë i Drejtësisë,   vendosi të rikthente në detyrë gjyqtaren e Krimeve të Rënda Marsela Balili,
Balili ishte pezulluar me dyshimin se kishte favorizuar nëpërmjet një vendimi gjyqësor, të pandehurin P.Dh. dhe B. B.

Prokuroria kishte dyshime se Balili ishte përfshirë në një aferë korruptive, dhe për këtë  kërkoi dënimin e saj me 1 vit burg, por që Gjykata e hodhi poshtë këtë akuzë.

CNA.al ka bërë një vëzhgim  të pasurisë së Balilit, nga viti 2003 deri në vitin 2018, ku rezulton e mbytur në kredi dhe borxhe.

Por, duke pasur parasysh të shkuarën e saj dhe të bashkëshortit në sistemin e drejtësisë, apo dhe rastet që janë proceduar deri më tani nga Vettingu,  Balili, duket se është drejt shkarkimit.

Në Gjykatën e Posaçme Antikorrusion, nuk mund të jetë pjesë një gjyqtare, bashkëshorti i së cilës ish prokurori Aleksandër Plepi është akuzuar për korrupsion.

Në fakt kandidimi i saj për në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion është një sulm që bëhet institucionit më të ri, të prodhuar nga reforma në drejtësi.

Tashmë Plepi është avokat, por është bërë e modës që të gjithë të korruptuarit dhe të inkriminuarit e drejtësisë të kalojnë në avokati. Por, kjo është një temë tjetër, të cilën CNA.al do ta trajtojë gjërësisht ditët në vijim.

Më poshte po sjellim  pasurinë e deklaruar nga gjyqtarja Marsela Balili.

Viti 2003

Apartament me sip.72,5 m2 me vlerë, 364 7384 lekë.

Apartament 1+1 me vlerë 4 308 lekë.

Llogari në depozitë në shumën 339 204 lekë.

Llogari në depozitë në shumën 80 000 lekë.

Të ardhura vjetore nga paga në shumën, 739 896 lekë.

Të ardhura vjetore nga paga e bashkëshortit, në shumën 739 896 lekë.

Viti 2004

Depozitë për fëmijën në shumën 240 000 lekë.

Llogari në depozitë në shumën 100 000 lekë.

Llogari në depozitë në shumën 250 000 lekë.

Të ardhura vjetore nga paga në shumën, 1 049 360 lekë.

Të ardhura vjetore nga paga e bashkëshortit, si prokuror në Kurbin në shumën 739 896 lekë.

Viti 2005

Llogari në depozitë në shumën 250 000 lekë.

Depozitë për fëmijët në shumat, 20 000 lekë dhe 70 000 lekë.

Llogari rrjedhëse në shumën 10 000 lekë.

Të ardhura vjetore nga paga në shumën, 1 049 360 lekë.

Të ardhura vjetore nga paga e bashkëshortit, në shumën 765 228 lekë.

Viti 2006

Depozitë për fëmijët në shumat, 50 000 lekë, 50 000 lekë dhe 70 000 lekë.

Depozitë për fëmijët në shumat 50 000 lekë, 40 000 lekë dhe 10 000 lekë.

Pakësuar llogaria rrjedhëse. Vlera 248 74 euro.

Të ardhura vjetore nga paga në shumën, 1 049 360 lekë.

Të ardhura vjetore nga paga e bashkëshortit, në shumën 762 228 lekë.

Viti 2007

Depozitë për fëmijët në shumat 50 000 lekë dhe 70 000 lekë.

Depozitë për fëmijët në shumat 50 000 lekë dhe 50 000 lekë.

Pakësuar llogaria. Është tërhequr shuma, 1130 000 lekë.

Të ardhura vjetore nga paga në shumën, 1 252 750 lekë.

Të ardhura vjetore nga paga e bashkëshortit, në shumën 897 069 lekë.

Kredi bankare, vlera 40 000 euro, për zgjerim banese. Paguar 4 këste, në shumën 1 188 64 euro.

Viti 2008

Depozitë për fëmijët në shumat 70 000 lekë dhe 20 000 lekë.

Të ardhura vjetore nga paga në shumën, 1 151 575 lekë.

Të ardhura vjetore nga paga e bashkëshortit, në shumën 887 069 lekë.

Viti 2009

Depozitë për fëmijët në shumat 60 000 lekë dhe 40 000 lekë.

Të ardhura vjetore nga paga në shumën, 1 160 056 lekë.

Nga kredia, shlyet vlera 3 290 euro.

Viti 2010

Depozita bankare në shumat 10 000 lekë dhe 10 000 lekë.

Gjyqtarja Balili nuk ka deklaruar të ardhurat në emër të saj dhe të bashkëshortit për arsye se KLD i është hequr imuniteti gjyqtare, ndërsa bashkëshorti, Aleksandër Plepi është pezulluar dhe shkarkuar nga detyra.

Viti 2011 (Deklarata pas largimit nga funksioni)

Depozita bankare në shumat 10 000 lekë dhe 10 000 lekë.

Gjyqtarja Balili nuk ka deklaruar të ardhurat në emër të saj dhe të bashkëshortit për arsye se KLD i është hequr imuniteti gjyqtare, ndërsa bashkëshorti, Aleksandër Plepi është pezulluar dhe shkarkuar nga detyra.

Kredia, janë shlyer 2 668 euro.

Viti 2014

Transfeërtë nga llogari bankare e motrës në llogarinë e gjyqtares, në shumën 9 497 39 USD.

Kursime nga prindërit në shumën 403 065 91 lekë.

Kredia bankare, shlyer shuma 1 534 47 euro, ndërsa pa shlyer 33 980 euro.

Mbetur pa shlyer shuma 40 000 euro, e marrë hua nga një shtetas për bashkëshortin me qëllim hapjen e një aktiviteti fitimprurës por që është përdorur për banesën.

Mbetur pa shlyer 10 000 euro e marrë hua.

Vit 2015

Llogari bankare me vlerë, 100 585 25 lekë.

Babai nga SHBA, i ka transferuar shumën prej 29 969 00 USD. Shuma u përket kursimeve të prindërve. Është tërhequr shuma 25 000 USD dhe 20 000 euro janë trabsferuar në një llogari bankare në Vlorë, për të blerë një apartament në pronësi të prindërve.

Babai ka transferuar shumën 16 469 00 USD. Shuma u përket kursimeve të prindërve. Është tërhequr shuma 16 450 00 USD dhe janë transferuar 15 000 euro për  blerjen e një apartamenti për prindërit.

Mbetur pa shlyer shuma 40 000 euro, e marrë hua nga një shtetas për bashkëshortin me qëllim hapjen e një aktiviteti fitimprurës por që është përdorur për banesën.

Mbetur pa shlyer 10 000 euro e marrë hua.

Kredia bankare, shlyer shuma 1 143 00 euro, ndërsa pa shlyer 33 667.76 euro.

Viti 2016

Llogari bankare në shumat, 141 232,09 lekë, 10 000 lekë dhe 1 220 USD.

Llogari të krijuara dhe të administruar sipas vullnetit të prindërve në kushtet që banojnë në SHBA. Të dyja llogaritë janë krijuar pas transfertës 9 497 39 USD për arsye të largimit jashtë shtetit të motrës Laerta Balili, Gjuzi e cila e e administratonte deri para largimit. Prindëri janë larguar  nga Shqipëria në vitin 2008.

Llogari në emër të babait në shumën 50 746 00 lekë.

Llogari në emër të nënës, në shumën 76 950 48 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortit si avokat në shumën 283 336 lekë.

Mbetur pa shlyer shuma 40 000 euro, e marrë hua nga një shtetas për bashkëshortin me qëllim hapjen e një aktiviteti fitimprurës por që është përdorur për banesën.

Mbetur pa shlyer 10 000 euro e marrë hua.

Kredia bankare, pashlyer shuma 34 032 56 euro.

Viti 2017

Llogari kursimi ekzistuese, në shumat 5 227 441 69 lekë dhe 3 000 000 lekë.

Llogari bankare në shumën 1 220 USD.

Pensionet e prindërve në shumat, 61 021 00 lekë dhe 36 405 00 lekë.

Transfertë nga familjarët në shumat  200 dhe 400 USD.

Të ardhura si gjyqtare tek Krimet e Rëna, në shumën 903 543 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortit si avokat në shumën 342 852 lekë.

Mbetur pa shlyer shuma 40 000 euro, e marrë hua nga një shtetas për bashkëshortin me qëllim hapjen e një aktiviteti fitimprurës por që është përdorur për banesën.

Mbetur pa shlyer 10 000 euro e marrë hua.

Kredia bankare, pashlyer shuma 33 183 72 euro.

Viti 2018

Llogari ekzistuese, në shumën 734 078 50 lekë.

Me datë 19.10.2018 janë transferuar 2 000 000 lekë në llogarinë rrjedhëse. Vlera totale është 5 000 486 03 lekë.

Llogari bankare në shumën 1 220 USD.

Blerë automjet me datë 5.05.2018 në shumën 8 000 euro.

Shitur motorri Pegaso në shumën 50 000 lekë.

Llogari në emër të fëmijëve, në shumat 43 585 00 lekë dhe 32 933 00 lekë.

Llogari në emër të prindërve në shumat, 20 577 00 lekë dhe 67 954 48 lekë.

Të ardhura si gjyqtare tek Krimet e Rëna, në shumën 1 663 779 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortit si avokat në shumën 234 760 lekë.

Mbetur pa shlyer shuma 40 000 euro, e marrë hua nga një shtetas për bashkëshortin me qëllim hapjen e një aktiviteti fitimprurës por që është përdorur për banesën.

Shlyer shuma 10 000 euro e marrë hua.

Kredia bankare, pashlyer shuma 32 204 95 euro./CNA.al

LEXO TE PLOTE