LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Denoncimi/ Shtatë kryebashkiakë "rilindas" me të shkuar kriminale (Emrat)

6 Gusht 2019, 19:34, Denoncim CNA
Denoncimi/ Shtatë kryebashkiakë "rilindas" me të shkuar

Edhe votimet e mbajtura në datën 30 qershor kanë prodhuar drejtues të lartë bashkiak me të shkuar kriminale, që e kanë fshehur, edhe pse ligji i Dekriminalizimit i detyron të bëjnë transparencën e biografisë. Gjë që nga sa duket nuk ka ndodhur me plotësimin e dokumentave zyrtare, por që është denoncuar nga opozita tashmë që ata po marrin mandatet e kryesimit të bashkive.

Sikurse ka bërë me dije kryetari i PD-së, Lulzim Basha, gjatë takimit me anëtarët e partisë në Roskovec janë shtatë kryebashkiakë të votuar të cilët rezultojnë me të shkuar kriminale dhe që duhen shkarkuar nga detyra. Sipas tij:

“Valdrin Pjetri, ka fshehur të dhënat mbi të kaluarën e tij dhe duhet të ndiqet penalisht. Edi Rama e kandidoi dhe tani urdhëron prokurorinë e korruptuar ta mbrojë nga ligji i dekriminalizimit.

Pjerin Ndreu, në listën e zezë të partnerëve që prej vitit 2003 dhe i larguar nga policia për përfshirje në trafiqe, i kapur në përgjime në dosjen 184 duke urdhëruar shkarkimin e mësuesve që nuk votojne për PS, në vend që të ndiqej penalisht, e kandidon dhe e mbron Edi Rama.

Artur Bushi, kryebashkiaku i rizgjedhur  i Krujës mbaroi një mandat si bashkiak trafikant në Itali dhe e rikandidoi.

Dionis Imeraj, Valbona Sako, përkatësisht kryebashkiak të Dibrës dhe Durrësit, të dy të kapur në përgjimet e Dibrës, të dy mbrohen dhe promovohen nga Edi Rama.

Tërmet Peçi (Klement Ndoni), trafikantë droge, në vend që të shkojnë para drejtësisë, mbrohen dhe rikandidohen.

Agim Kajmaku (Jorgo Toto) i kandiduar në Vorë, i dënuar në Greqi.

Rakip Suli, i kapur në vjedhje flagrante me tendera dhe qira shtetërore, në konflikt të hapur interesi me statusin e deputetit, në vend që të largohej si deputet dhe të ndiqej penalisht, e mbron dhe e promovon Edi Rama. Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën?, ka denoncuar Lulzim Basha./CNA.al

Lajmet e fundit nga