LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“50 mijë euro,ose të zhdukim familjen/ Zbulohen vëllezërit  gjobvënës

6 Gusht 2019, 07:15, Kronika CNA
“50 mijë euro,ose të zhdukim familjen/ Zbulohen

Ditët e fundit, referuar njoftimeve të Policisë, janë shtuar së tepërmi rastet e gjobvënieve.

Një rast tjetër është zbuluar në Tiranë.

Policia njofton se në kuadër të operacionit ?BROTHERS?, nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda, janë vënë në pranga tre vëllezër, pasi i kishin vënë gjobë 50 mijë euro një shtetasi.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve të rënda kriminale ndaj jetës dhe pronës, Sektori i Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, pas një pune të mirëorganizuar disa javore duke përdorur edhe metoda speciale hetimi, finalizoi me sukses operacionin ?BROTHERS?, si rezultat i të cilit u kapën dhe ndaluan shtetasit:

Xh. T., 23 vjeç,
E. T., 32 vjeç,
A. T., 32 vjeç, të tre lindur në Dibër dhe banues në Tiranë

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar t?i marrin në formë gjobe një shumë prej 50 mijë euro një shtetasi, nëpërmjet kërcënimeve të vazhdueshme për jetën e tij dhe të familjarëve.

Materialet do t?i kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë për Krime të Rënda, për veprat penale ?Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë? e kryer në bashkëpunim./CNA.al

Lajmet e fundit nga