LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vdekja tragjike e të riut shqiptar/ Shpërthen deputetja italiane: “Boll me retorikë raciste”

5 Gusht 2019, 20:39, Kosova & Bota CNA
Vdekja tragjike e të riut shqiptar/ Shpërthen deputetja italiane:

Një 16-vjeçar shqiptarë, humbi jetën tragjikisht në Itali, pasi u përplas me makinë nga një shtetase italiane.

Kjo ngjarje e rëndë ka sjellë edhe reagimin e pol,itikës italiane. Është deputetja ajo e cila ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale teksa kritikon median që nuk i kanë dhënë hapësirën e duhur aksidentit që i mori jetën adoleshentit shqiptar.

Duke e konsideruar retorikë skandaloze raciste, deputetja shprehet se nuk ka rëndësi nëse viktima është italian apo shtetas i huaj, pasi të gjithë duhet të trajtohen njësoj?.

Reagimi i plotë

?Në Ischia, një 16-vjeçar u përplas nga një makinë dhe humbi jetën. Një tragjedi, shumë prej të cilave ndodhin në rrugët tona, por që u trajtua në mënyrë sipërfaqësore nga gazetat lokale. Kur lexojmë artikullin, zbulojmë dy gjëra. Djali ishte shqiptar dhe kishte shkuar për pushime tek motra e tij. Autorja është italiane dhe 7 vite më parë kishte përplasur për vdekje një polic. Unë besoj që viktimat, italianë apo të huaj, meritojnë të njëjtën vëmendje, atë ndjenjë njerëzore për ata që humbasin jetën në rrethana dramatike. Në të njëjtën kohë, shkaktarët, italianë apo të huaj, duhet të gjykohen dhe të ndëshkohen për gjërat që kanë bërë. E gjithë pjesa tjetër është retorikë skandaloze raciste, intolerancë e pastër./CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga