LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tenderi 15 mln euro, zbulohet skandali/ Fituesi i akuzuar dhe hetuar për mashtrime

5 Gusht 2019, 19:38, Denoncim CNA
Tenderi 15 mln euro, zbulohet skandali/ Fituesi i akuzuar dhe hetuar për

Në një postim të bërë në faqen e tij në rrjetet sociale ish deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, njëherësh dhe biznesmen i njohur, ka publikuar një tjetër skandal të qeverisë Rama.

Fjala është për tenderin e zhvilluar lidhur me sistemin elektronik të kontrollit të faturave, vlera e të cilit ka qenë 15 milion euro. Ky tender ka qenë fiktiv, është zhvilluar jo sipas ligjit përkatës, por duke u manipuluar si në procedurë ashtu dhe në çmimet që janë shumë herë më lart sesa tregu respektiv.

“Kujt po i shkojnë në Kroaci, milionat e tenderit të sistemit elektronik te kontrollit te faturave?”, e nis postimin e tij Shehaj duke vijuar:

“Para një viti, qeveria shqiptare, pa asnjë studim dhe transpancë organizoi një tender për një sistemi të ri të faturimit për biznesin. Kostoja 15 milionë euro që caktoi qeveria për projektin është disa fish më e lartë se çmimet e tregut për këtë lloj shërbimi.

Qeveria zhvilloi, në 21 shtator 2018, një garë fiktive, ku morën pjesë dy konkurentë fallco që u skualifikuan lehtësisht, duke nxjerrë fitues një konsoricum mes kompanisë kroate Neos doo dhe kompanive shqiptare Jehona Software Shpk dhe Datatech shpk.

Në të vërtetë, kompania Jehona Software Shpk hyri në tënder për llogari të biznesmenit kroat Hrvoje ?abraji?: në datën 6 shtator 2018, para se Jehona të futej në tender, ?abrij? kishte blerë të gjitha aksionet e Jehonës nëpërmjet një marrëveshje jo publike, e cila u regjistrua në QKB vetëm në janar 2019 (dokumenti në foto). Kjo marrëveshje u mbajt e fshehur në dokumentat e tenderit.

Hrvoje ?abraji? është biznesmen kroat i akuzuar dhe i hetuar për mashtrime, ortak biznesi me vëllain e ish-kryeministrit kroat Zoran Milunoviç, i cili është këshilltar i Kryeministrit Rama.

Në Dhjetor 2018, pasi u sigurua kontrata e korruptuar, marrëveshja u bë publike dhe 100% të aksioneve të Jehona Software i kaluan Primus Adriatic, kompani e krijuar për këtë qëllim në Dhjetor 2018 nga Hrvoje ?abraji?.

Nëpërmjet kësaj skemë vidhen dhe pastrohen paratë e korrupsionit. Një pjesë e 15 milionë eurove do të shkojnë në llogaritë jashtë Shqipërisë të ?abraji?it, në një skenë të ngjashme me atë atë të përdorur në rastin e DH Albania: 1) sajohet një projekt me kosto të fryer disa fish; 2) bëhet tender fiktiv ku del fitues një konsorcium ku bën pjesë një kompani të regjistruar jashtë Shqipërisë me pronarë të panjohur apo të fshehur dhe pa aktivitet; 3) paratë kalojnë nga buxheti i shtetit tek llogaritë jashtë vendit të kësaj kompanie; 4) nga llogaria e Kompanisë se huaj paratë shkojnë të përfituesi final i korrupsionit.

Prokuroria shqiptare duhet të fillojë menjëherë hetimet për të zbuluar kush janë përfituesit e vërtetë të parave që do riciklohen nga ?abraji? në tenderin korruptiv të faturave elektronike? A do përfundojnë paratë në llogaritë e Edi Ramës, jashtë vendit?”/CNA.al

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Lajmet e fundit nga