Connect with Us

Skandal/ Koncensioni financiar lejon bankat të vjedhin qytetarët

Ekonomi

Skandal/ Koncensioni financiar lejon bankat të vjedhin qytetarët

Publikuar

-

Gazetari Klodian Tomorri ka ngritur një shqetësim që prek të gjithë qytetarët shqiptarë dhe ekonominë në tërësi.

Sipas Tomorrit, bankat e nivelit të dytë në Shqipëri mbrohen nga ligje të cilat e “çojë ujin vetëm në një krah”, tek bankat.

Tomorri arsyeton se komisionet bankare janë tmerrësisht të larta edhe për transaksione bankare të cilat nuk kanë asnjë risk. Kjo gjë ndodh pasi në shumë raste pagesat janë të detyrueshme me ligj të bëhen përmes transaksioneve bankare.

Banka e Shqipërisë, e cila duhet të ishte rregullatori për të vendosur balancën mes bankave dhe qytetarëve në të vërtetë bën krejt të kundërtën.

I vetmi që u përpoq të lëvizte një gurë në interes të qytetarëve ishte Arben Malaj, antari ende në detyrë i Bordit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, shton ndër të tjera Tomorri, por deri tani BSH nuk e ka mbështetur akoma një gjë të tillë.

Postimi i plotë i Klodian Tomorrit

Karteli ligjor i bankave qe ka ngritur koncesioni i qeverisë

Nën petkun e luftës kundër ekonomisë informale, përgjatë dy dekadave të fundit, qeveritë shqiptare njëra pas tjetrës i kanë dhënë jetë dhe kanë ngritur një skemë monstruoze grabitje, në qendër të të cilave qëndron sistemi financiar. E gjithë skemë është ngritur dhe mbrohet me forcën abuzive të ligjit, i cili çon ujë vetëm në një krah, tek bankat, ndërsa qytetarët janë të detyruar të paguajnë haraçet kriminale.

Fillimisht ishte detyrimi me ligj për të kaluar të gjitha pagat përmes sistemit bankar. Më pas të gjitha pagesat e biznesit mbi kufirin 150 mijë lekë dhe masa e fundit është detyrimi i çdo biznesi për të patur llogari bankare, pavarësisht aktivitetit që ai ushtron. Si rezultat, çdo transaksion ekonomik, që qytetarët kryejnë në jetën e përditshme janë të detyruar ta bëjnë përmes bankave, pa patur fuqinë minimale të negocimit për kostot.

I gjithë ky korpus ligjor i ka vënë qytetarët në një pozitë të pafuqishme përballë bankave, ndërsa këto të fundit në një pozitë qartazi dominuese, të cilën mund ta përdorin për fitime abuzive. Kjo fushë loje e pabarabartë ka çuar në një situatë çmendurie, duke e bërë sistemin financiar shqiptar të vetmin në botë, i cili aplikon komisione dyshifrore edhe për veprimet më të thjeshta, që nuk kanë asnjë risk.

Vitin e kaluar, një i njohuri im duhet të kryente një transfertë 288 euro nga një bankë jashtë shtetit tek një bankë vendase. Komisioni që ju ngarkua ishte plot 65 euro ose 22.5 për qind e shumës së transferuar. Transferta ishte e detyruar nga ligji të kalonte përmes bankës. Shkurt duke përdorur aparatin represiv të fuqisë legjislative në anën e tyre, bankat mund të shfrytëzojnë ekonomikisht qytetarët deri në nivele çmendurie.

LEXO EDHE:  Skandali me numrin e policisë në Elbasan / Prej javësh jashtë shërbimit

Praktikisht prej disa vitesh, biznesi kryesor i bankave janë bërë komisionet dhe veprimet pa risk me borxhin e qeverisë. Kjo ka krijuar një incentivë perverse, e cila dëmton jo vetëm qytetarët por të gjithë ekonominë kombëtare. Duke patur fitime të garantuara nga komisionet dhe blerja pa risk e borxhit të qeverisë, bankat nuk kanë asnjë nxitje të kryejnë rolin kryesor për të cilin ato ekzistojnë, ndërmjetësimin financiar. Pra të grumbullojnë depozitat e qytetarëve për t’i shpërndarë si kredi për ekonominë. E madje, u lejon drejtuesve të tyre që të përfshihen edhe në marrëveshje okulte, pra të japin kredi të cilat kanë risk të lartë kthimi përkundrejt rryfshfeteve.

Nuk është rastësi, e madje është rast unikal në botë, që një sistem financiar të rezultojë çdo vit fitimprurës edhe pse niveli i kredive të këqija arriti deri në 25 për qind dhe kreditimi real i ekonomisë prej 6 vitesh është në stanjacion të plotë.

Kjo situatë perverse nuk është e rastësishme. Fuqia lobuese e bankave është e jashtëzakonshme dhe sa herë që dikush tenton të vendosë barazinë në fushën e lojës dhe të thyejë këtë qerthull negativ ato përdorin pushtetin për ta ndaluar. Arben Malaj, antari ende në detyrë i Bordit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë ka kërkuar disa herë përgatitjen e listës së zezë të bankierëve, të cilët kanë rekordet më negative në treguesit e kredisë së keqe. Por pavarësisht kësaj institucioni i Bankës së Shqipërisë, të paktën deri tani nuk e ka mbështetur ndërmarrjen e një hapi të tillë.

Kjo është një situatë, e cila nuk mund të vazhdojë më kështu. Jo vetëm për shkak të padrejtësisë, por edhe sepse dëmton rëndë ekonominë. Ka ardhur koha që Banka e Shqipërisë, rregullatori i sistemit, të kuptojë se është një institucion publik, që i përket qytetarëve dhe nuk eshte krijuar per te qene palë në kartelin ligjor të bankave. Nga ana tjetër, qeveria duhet të rishikojë tërësisht korpusin rregullator të sistemit financiar, për të mbrojtur qytetarët nga koncesioni gjigand dhe abuziv që ka krijuar në sistemin financiar./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

Rindërtimi pas tërmetit krijon konfuzion për pronësinë e truallit në zonat e prekura/ Shteti mund t’i shpronësojë

Publikuar

-

Nga

Një vendim qeverie i ditëve të fundit që rregullon çështjet e pronësisë së trojeve për ndërtesat e reja ka krijuar konfuzion të banorët e zonave të prekura që kanë banesa private në qytet ose në fshat.

Vendimi i qeverisë thotë se ”në kontratën përkatëse të kalimit të pronësisë për shtëpinë individuale të re sipas kësaj pike, parashikohet dhe heqja dorë e përfituesit nga e drejta e pronësisë në favor të shtetit prej sipërfaqes së truallit të shtëpisë individuale të shembur, e barabartë me truallin e shtëpisë së re individuale”.

Ky paragraf i vendimit i artikuluar më parë nga Kryeministri i vendit ka krijuar konfuzion tek banorët e zonave të prekura. G. P. një qytetar që po jeton ne çadër që nga 26 nëntori 2019 në zonën e Kurbinit tha se, vendimi i qeverisë e ka lënë të pasqaruar çështjen e pronësisë, pasi në këtë formë bëhet shkak për një konflikt të ri social.

I prekuri që deri para tërmetit jetonte në shtëpi private, thotë se ka 300 metra truall, të cilat 92 metra janë ndërtim. Ai nuk është i qartë se  do të kompensohet tërësisht sipërfaqja e truallit apo vetëm e banesës.

Në disa banesa të dëmtuara ka më shumë se një pronar ligjor, ndaj vendimi nuk sqaron se si do të operohet në këto raste. Banorët e prekur pohojnë se kryesisht në fshat një banesë shërben si strehë e dy familjeve të ndara. Në këtë rast vendimi i qeverisë thonë banorët nuk sqaron si, do përfitojnë këto raste dhe si do aplikojnë si për qira dhe për përfitim banese të re.

Banorët që kanë shtëpi private kanë kërkuar që rindërtimi të bëhet në truallin e shtëpisë së dëmtuar. Nëse trualli ku aktualisht janë të vendosura shtëpitë e dëmtuara do të shtetëzohet përdorimi i kësaj sipërfaqeje nga një pronar tjetër behet i vështirë pasi këto troje janë në mesin e tokave te të dëmtuarave.

LEXO EDHE:  Gazetari i njohur zbulon çfarë fshihet pas “bamirësive”/ Bën paralajmërimin e frikshëm

LEXO EDHE:  Gazetari “shuplakë” të fortë Ramës/ E ka mbaruar misionin, tani duhet të flasë populli

Procesi i rindërtimit për banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit po has në vështirësi dhe vonesa. Përveç pamjaftueshmërisë së fondeve procesi i rindërtimit po vonohet pengohet edhe nga procedurat teknike. Vlerësimi teknik i thelluar ende nuk ka nisur. Pa këtë ekspertizë procesi i rindërtimit të banesave të reja nuk mund të fillojë.

Vendimi i qeverisë i datës 15 janar për cakton se banorët e dëmtuar nëse apartamente përcakton se një familje deri në 2 anëtarë përfiton një strukturë apartamenti 1+1 me sipërfaqe 45-60 m2. Për familje 2-4 anëtarë apartament 2+1 me sipërfaqe 75 deri 80 m2 kurse për familje mbi 5 anëtarë 3+1 me sipërfaqe 90-100 m2.

Ndërsa për shtëpitë individuale  një familje deri në 2 anëtarë përfiton një sipërfaqe60-70 m2. Për familje 2-4 anëtarë apartament 2+1 me sipërfaqe 70 deri 80 m2 kurse për familje mbi 5 anëtarë jo më pak se 90 m2./ Monitor

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Shqipëria e 1,5 milionë te varfërve!

Publikuar

-

Nga

Nga Jorida Tabaku 

* Shqiptarët janë përditë edhe më të varfër në bazë edhe të statistikave të prodhurara nga vetë qeveria. INSTAT raporton se inflacioni për muajin dhjetor 2019, pra në pikun e festave, është 1.1%. Praktikisht 50 përqind më pak se vitin e kaluar që do te thotë se shqiptarët nuk kanë konsumuar.

Aq pak të ardhura grumbullojnë shqiptarët sa që edhe në një muaj ku tradicionalisht shpenzojnë, kanë nxjerrë nga xhepi më pak se muaji tetor dhe nëntor. Mesatarisht konsumi për vitin 2019 është 1.4% një vlerë e barabartë me vitin 2000.

Shqiptarët nuk konsumojnë se nuk kanë. Sot shqiptarët janë duke jetuar me pensione dhe Banka e Shqipërisë raporton se 30% e familjeve shqiptare jetojnë me pensione. Ndërsa familjet që kanë të ardhura të tjera nga puna, qiratë apo remitancat vijnë gjithnjë e në rënie.

Janë 1.5 mln shqiptarë që jetojnë në varfëri dhe shpenzojnë remitancat e emigrantëve apo dhe pensionet e prindërve të tyre. Një shifër e tillë që tregon gjysmën e popullsisë në kushtet e mjerimit është dëshmi e realiteti ekonomik dhe shoqëror në vend. Kjo shifër përforcohet kur sipas instat shqiptarët në shumicë dërrmuese punojnë 2 muaj në vit (vetëm 0 deri në 20 përqind në vit).

LEXO EDHE:  Kush është më burrë, Pangallos apo homogjenët e Shqipërisë?

LEXO EDHE:  Kush është më burrë, Pangallos apo homogjenët e Shqipërisë?

Shqipëria po varfërohet dhe zbrazet përditë e më shumë. Qeveria ka rreshtur së menduari për qytetarët e zakonshëm, jeton në një realitet tjetër. As Rama dhe as oligarkët pas tij nuk kanë asnjë alternativë për 1.5 mln shqiptarët e varfër, ato nuk kanë asnjë ofertë për rritjen e konsumit dhe as largimin e shqiptarëve.

Vendi me pagat më të ulëta në rajon, me standartin e jetesës më të ulët në rajon dhe me varfërinë më të lartë ka nevojë për stimuj fiskalë. Oferta e taksës së sheshtë 9%, incentivat në sektorët prioritarë dhe rritja e konsumit përmes rritjes së pagave dhe pensioneve janë domosdoshmëri. Shqipëria ka nevojë për një ndryshim rrënjësor se si qeveria trajton qytetarët dhe ekonominë. Diçka që kjo mazhorancë dhe ky kryeministër nuk kanë dashur ta bëjnë që ditën e parë që erdhën në pushtet./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Pasojat e tërmetit/ Financimet e ministrive shkurtohen me 23 mln euro, preket arsimi

Publikuar

-

Nga

Kuvendi shkurtoi fondet e Ministrive dhe Sistemit të Drejtësisë dhe disa institucioneve të tjera në shumën e 23 milionë eurove, si pasojë e rishikimit të buxhetit 2020, për llogari të mbulimit të pasojave, që shkaktoi tërmeti.

Sipas tabelave të institucioneve, shkurtimi më i madh i fondeve është bërë për ministrinë e Arsimit dhe atë të Mbrojtjes. Fondet për arsimin u shkurtuan nga parashikimi fillestar më 2020 me 555 milionë lekë ose 4.5 milionë euro. Ndërsa për ministrinë e Mbrojtjes shkurtimi i fondeve ishte 790 milionë lekë ose 6.4 milionë euro.

Tek Ministria e Infrastrukturës u shkurtuan 285 milionë leke ose 2.1 milionë euro, tek ministria e Brendshme u shkurtuan gjithashtu 2.1 milionë euro.

Fondi shqiptar i Zhvillimin pas rishikimit të buxhetit 2020 do të ketë rreth 3 milionë uro më pak fonde.

Për Ministrinë e Shëndetësisë janë shkurtuar 0,6 për qind e fondeve ose 2.8 milionë euro.

Në ministrinë e Arsimit  janë shkurtuar fondet për arsimin e 9-vjecar, atë të mesëm dhe programet për shkencën teksa është lënë i paprekur fondi për arsimin e lartë.

Janë shkurtuar mbi 700 mijë euro fonde të prokurorisë dhe gjyqësorit, por janë lënë të paprekur fondet për institucionet e reja të drejtësisë SPAK dhe KLP-së.

LEXO EDHE:  Skandalet më të bujshme në industrinë e showbizit për vitin 2017

LEXO EDHE:  Foto-Skandal/ Vjedhja e parave publike: “500 milionë lekë për të bërë ca foto për 80 ditë”

Përllogaritjet paraprake tregojnë së dëmet që ka krijuar tërmeti i 26 nëntorit në të gjithë vendin, tashmë i kanë kaluar 700 milionë eurot, teksa shumë banesa në zonat e prekura nuk e kanë kaluar vlerësimin teknik, çka do të thotë se fatura do të rritet frikshëm në ditët në vijim.

Duke ia lënë kohës faturën e saktë, ekspertët dhe institucionet janë duke analizuar se si dhe nga mund të gjenerohen burimet financiare për të përballuar situatën e krijuar, sidomos në drejtim të emergjencës dhe rindërtimit. Ky proces do të shtrihet në disa faza, por në fazën e parë, financimet pritet të arrijnë një shumë prej 200 milionë eurosh, ku shumica pritet të jenë burime të brendshme nga buxheti i shtetit.

Qeveria është vënë në lëvizje në dy drejtime, donacionet që përfshijnë një fushatë me qytetarët dhe bizneset në portalin E-Albania dhe një sensibilizim mes donatorëve publikë dhe privatë në vendet e huaja. Nëpërmjet donatorëve Kryeministri Rama ka njoftuar se pret të grumbullojë në periudhën afatshkurtër 7 miliardë lekë, afërsisht 56 milionë euro, ndërsa 20 miliardë lekë (165 mln euro) janë rialokuar nga buxheti i vitit 2020./ Monitor

LEXO TE PLOTE