Connect with Us

Shkrumbohet “Shtëpia e Bujqëve” në Shkodër/ Rrezikohen 20 persona

Kronika

Shkrumbohet “Shtëpia e Bujqëve” në Shkodër/ Rrezikohen 20 persona

Publikuar

-

Një banesë e quajtur “Shtëpia e Bujqëve” në lagjen Kiras të Shkodrës është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.

Flakët e mëdha kanë rrezikuar 4 familje me gjithsej 20 persona, që jetonin brenda të njëjtit kulm shtëpie, por ka qenë ndërhyrja e  menjëhershme e zjarrëfikësve të Shkodrës që ka parandaluar tragjedinë.

Nga zjarri, këtyre familjeve iu dëmtuan disa dhoma dhe orendi, por fatmirësisht, nuk pati pasoja në njerëz./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Pengmarrja e 49-vjeçarit në Kamëz/ Zbardhen të tjera detaje

Publikuar

-

Nga

Jak Prenga u mor peng mesditen e 17 janarit në rrugën “New York”, në Kamëz, teksa shkonte të banesat e vëllezërve të tij.

Por teksa kanë kaluar 3 ditë dhe ende nuk dihet gjë për fatin e tij, duhet se detaje të reja kanë dalë në dritë.

Policia është orientuar te konfliktet që 49-vjeçari mund të ketë pasur në Greqi ose dhe te rekordet kriminale të vëllezërve, të cilët vuajnë dënimin për drogë në Angli.

Policia ka dyshime se pengmarrja mund të jetë një lloj presioni që autorët e dyshuar duan t’iu bëjnë vëllezërve të Prengës, që ndodhen në burg në Angli.

Një fqinje, tregon se familjes i është bërë presion që lajmi të mos bëhet shumë mediatik, reaporton Ballkan web.

LEXO EDHE:  VIDEO+FOTO/ Transportonte municione me biçikletë, arrestohet 28-vjeçari në Shkodër

LEXO EDHE:  VIDEO+FOTO/ Transportonte municione me biçikletë, arrestohet 28-vjeçari në Shkodër

Një tjetër fqinj i 49-vjeçarit, i cili e njeh atë prej 20 vitesh, nuk gjen dot shpjegim për ngjarjen e ndodhur. Sipas tij, Prenga ishte njeri i mirë dhe pa probleme.

Në polici, familjarët e 49-vjeçarit, baba i 3 fëmijëve, nuk iu kanë dhënë asnjë informacion në lidhje me konfliktet që ai mund të ketë pasur gjatë punës së tij si emigrant në Greqi apo ndonjë dyshim për konflikte që kanë shkak rekordet kriminale të vëllezërve të dënuar për trafik droge në Angli.

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Pas Indrit Dokles/ Lirohet nga burgu një tjetër anëtar i bandës së Durrësit

Publikuar

-

Nga

Sardian Sulejmani, anëtari i Bandës së Durrësit ka lënë qelinë  e burgut, pas lirimit të Indrit Dokles.

Mësohet se Sulejmani, ishte dënuar me 25 vite burg, pas një vendimi të marrë nga Gjykata e Lartë, në vitin 2014.

Ai akuzohet për tentativë vrasjeje me paramendim ndaj Lulzim Berishës. Mësohet se Sulejmani ka dalë nga burgu 3 muaj më parë, pasi gjyqtari i Fierit Piro Sota ka pranuar lirinë me kusht.

Atij i kishin mbetur edhe 4 vite, 10 muaj e 17 ditë burgim, ndërsa ka shlyer 13 vite, 8 muaj e 19 ditë burgim.

LEXO EDHE:  VIDEO+FOTO/ Transportonte municione me biçikletë, arrestohet 28-vjeçari në Shkodër

LEXO EDHE:  Zgjedhjet lokale/ Arben Imami në Shkodër: Duhen fituar me rezultat të thellë

Gjykata e Fierit i kishte vënë kusht Sulejmanit, që gjatë kësaj kohe të mos shoqërohet me persona të dënuar më parë.

Sipas gjyqtarit Sota, i dënuari kishte marrë akt mirësjellje nga Njësia Administrative nr.2 Bashkia Fier. Ndërkohë Prokuroria e Fierit ka apeluar këtë vendim.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shkelja e rregullave rrugore/ Brenda 48 orësh arrestohen 25 shoferë

Publikuar

-

Nga

Policia Rrugore ka shtuar masat në të gjithë vendin, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, në funksion të rritjes së parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.

1033 punonjës të Policisë Rrugore u angazhuan gjatë 48 orëve të fundit, duke kryer edhe shërbime suplementare, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore në fundjavë.

Masat kanë konsistuar në parandalimin e shpejtësisë apo manovrave të rrezikshme në rrugë, drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, për mosvendosjen e rripit të sigurimit, për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit, shtimin e prezencës së Policisë Rrugore në ato segmente apo vende të sugjeruara nga qytetarët, duke marrë në konsideratë shqetësimet apo konstatimet për shkelje të ndryshme të evidentuara nga ata, të cilët i kanë adresuar në adresat zyrtare të komunikimit të Policisë së Shtetit me komunitetin.

Si rezultat, gjatë 48 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 25 shtetas, nga këta: 10 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 15 pa leje drejtimi.

Nga kontrollet e ushtuara me drager e radar, në të gjithë vendin, për 48 orë janë pezulluar 192 leje drejtimi, nga këto: 31 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 131 leje drejtimi për drejtim mjeti me shpejtësi deri në dyfishin e normës së lejuar dhe 30 leje drejtimi për shkelje të ndryshme që kanë si masë plotësuese pezullimin e lejes së drejtimit.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet lokale/ Arben Imami në Shkodër: Duhen fituar me rezultat të thellë

LEXO EDHE:  Shkodër/ Gjendet një makinë e djegur pa targa

Gjithashtu, po gjatë fundjavës janë vendosur gjithsej 5098 masa administrative, nga këto: 316 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit, 47 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, 626 për përdorim të celularit, 2578 për parkime të gabuara dhe pushim mjeti në kundërshtim me Kodin Rrugor, 282 masa për shpejtësi e manovra në rrugë, 52 për mungesë figuracioni, si dhe 1197 për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Gjithashtu, gjatë fundjavës janë bllokuar edhe 27 automjete, si dhe një automjet i vjedhur, ku dhe u prangos nga Policia Rrugore e Elbasanit shtetasi që kishte vjedhur automjetin.

Aktualisht, Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore dhe të gjitha shërbimet e Policisë Rrugore në qarqe vijojnë monitorimin e trafikut dhe kontrollet me radar e drager, si dhe me shërbime të kombinuara me uniformë dhe civilë, me qëllimin e vetëm, atë të rritjes së sigurisë së jetës në rrugë.

LEXO TE PLOTE