Connect with Us

Reforma në Drejtësi/ Meta dekreton ligjin ‘Për statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve’

Politikë

Reforma në Drejtësi/ Meta dekreton ligjin ‘Për statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve’

Publikuar

-

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar shpalljen e dy ligjeve të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë.

Konkretisht Meta ka dekretuar ligjin për Statusin e Gjyqtarit dhe Prokurorit, nismë kjo që është pjesë e paketës së reformës në drejtësi.

Njoftimi:

Institucioni i Presidentit të Republikës bën me dije se, Presidenti i Republikës në ushtrim të kompetencave të Tij, në mbështetje të nenit 84 dhe 93 të Kushtetutës, ka dekretuar me shpallje të 2 (dy ) ligjeve të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë, dhe konkretisht:

1.Me Dekretin nr.11249, datë 05.08.2019, Presidenti i Republikës ka miratuar; “Shpalljen e ligjit nr. 48/2019 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”

Realizimi i shtesave dhe ndryshimeve në këtë ligj janë argumentuar nga Kuvendi si të nevojshme në plotësim të vakumit të krijuar për shkak të Vendimit nr. 34, datë 10.04.2017 të Gjykatës Kushtetuese, që ka shfuqizuar si të papajtueshme me Kushtetutën disa dispozita të këtij ligji, dhe që kishin të bënin me :

Papajtueshmërinë ambientale;

Veprimtaritë e jashtme;

Vlerësimin;

Kategorizimet e disa prej shkeljeve disiplinore;

Masat disiplinore plotësuese;

Aksesin në dokumentacion gjatë procesit disiplinor;

Pezullimi nga detyra;

Veprimtari këto të lidhura me funksionin apo procesin disiplinor që zhvillohet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, etj.

Përpos këtyre plotësimeve ligjore, Presidenti i Republikës, konstatoi se ligjvënësi me ligjin nr. 48/2019 ka realizuar gjithashtu më shumë se 14 ndërhyrje të tjera në ligjin nr. 96/2016, me qëllim riparimin, përmirësimin, qartësimin dhe harmonizimin e dispozitave të ligjit nr.96/2016, në tërësinë e tij.

Kjo tregon se, në momentin e miratimit të ligjit nr.96/2016, ky akt përveç se ka patur probleme antikushtetushmërie për të cilat ka folur Gjykata Kushtetuese, gjithashtu ka patur edhe mangësi të tjera të karakterit të teknikës legjislative, shprehje të pasakta, gabime në referime etj, që nëse do të ishte gjykuar në mënyrë të thelluar dhe jo të nxituar nga ekspertët vendas dhe ndërkombëtarë në momentin e hartimit të ligjit nr.96/2016 dhe miratimit nga Kuvendi i Shqipërisë, nuk do të ekzistonin.

Edhe pse Kuvendi i Shqipërisë ka realizuar ndryshimet e domosdoshme në ligjin nr. 96/2016 në një kohë të vonuar, konkretisht pas më shumë se 2-vjet nga momenti i vendimit të Gjykatës Kushtetuese (prill 2017), sërish Presidenti i Republikës i mirëpret këto ndryshime ligjore dhe për këto arsye me Dekretin nr.11249, datë 05.08.2019, ka vendosur shpalljen dhe miratimin e këtij ligji.

LEXO EDHE:  Debate të ashpra Meta-Topalli/ Kreu i LSI: Është e drejta jote të jesh e pacipë. Topalli: Ti je mafia

Presidenti i Republikës, nxit dhe inkurajon Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë, apo organet e tjera të sistemit të drejtësisë që sipas përcaktimeve të ligjit nr.96/2016, datë 06.10.2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, tashmë të ndryshuar të bëjnë çmos që i gjithë sistemi gjyqësor dhe ai i prokurorisë të funksionojnë në mënyrën e duhur.

Pas plotësimit dhe përmirësimit të ligjit, tashmë është detyrë dhe përgjegjësi e organeve respektive të zbatojnë me rigorozitet, jo vetëm ligjin nr. 96/2016, por gjithë kuadrin kushtetues dhe ligjor të paketës në reformën e sistemit të drejtësisë, për të bërë të mundur që vendi ynë të ketë gjyqtarë dhe prokurorë të ndershëm dhe të përgjegjshëm, të aftë profesionalisht, të cilët duhet të pranohen, emërohen, dhe të zhvillojnë karrierën e tyre brenda sistemit të drejtësisë, bazuar mbi një sistem vlerësimi dhe promovimi që bazohet në meritë, profesionalizëm dhe përgjegjshmëri.

Organet respektive nuk duhet të tolerojnë asnjë sjellje apo fenomen negativ brenda sistemit të drejtësisë dhe duhet të marrin sa më shpejt të gjitha masat e nevojshme që sistemi gjyqësor të jetë funksional dhe në shërbim të qytetarëve.

Çdo veprim i magjistratit që cenon figurën e gjyqtarit dhe prokurorit në sistemin e drejtësisë shqiptare, duhet të verifikohet, hetohet dhe gjykohet në përputhje me standartet kushtetuese dhe sipas kërkesave rigoroze të ligjit.

Presidenti i Republikës gjithshtu me Dekretin nr. 11250, datë 05.08.2019, ka miratuar “Shpalljen e ligjit nr. 54/2019 “Për nismën ligjvënëse të zgjedhësve në Republikën e Shqipërisë”.

Ky ligj u krijon mundësi qytetarëve që të dërgojnë në Kuvend propozime të ligjeve për miratim.

Ky ligj ka për qëllim të rregullojë procedurën e detajuar mbi ndërmarrjen e nismave ligjvënëse popullore nga 20 mijë shtetas me të drejtë vote, duke filluar nga momenti i regjistrimit të nismës, deri në paraqitjen e tyre në Kuvendin e Shqipërisë për shqyrtim dhe miratim.

Ky rregullim me ligj është i domosdoshëm për shkak të zhvillimeve për rritjen e të drejtave të pjesëmarrjes së qytetarëve në qeverisjen e vendit.

Në këto kushte, promovimi i nismës ligjvënëse popullore, si pjesë e institucioneve kushtetuese të demokracisë së drejtpërdrejtë, është vlerësuar si një nevojë e domosdoshme nga Presidenti i Republikës, dhe për këtë arërsye me Dekretin nr. 11250, datë 05.08.2019, ai ka miratuar shpalljen e ligjit nr. 54/2019./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Lumturohet drejtoresha e Lulit/ BILD hoqi lajmin

Publikuar

-

Nga

Gazeta gjermane BILD ka fshirë shkrimin e publikuar ditën e djeshme, ku paraqitej një hulumtim i thelluar lidhur me çështjen e lobimit të Partisë Demokratike.

Drejtoresha e marrdhënieve me median në PD, Elona Meço nuk ka mundur të fshehë lumturinë për fshirjen e artikullit.

Që në mëngjes Meço ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale ku shkruan: “Guten Morgen! Që Lulzim Basha pagoi Vladimir Putin, që Putin të paguajë Donald Trump, që Trump dhe Putin të komplotojnë kundër Edi Ramës bashkë me BE=Delete”.

LEXO EDHE:  Kaosi në Gjykatën Kushtetuese/ Kuvendi sot në seancë të jashtëzakonshme

LEXO EDHE:  Meta: Buqësia do rilind, investoni në këtë sektor

Kujtojmë se në artikullin e gazetës gjermane, hidhej dritë mbi të gjitha lëvizjet e kryera nga Basha për të rrëzuar qeverinë Rama, përfshirë edhe rastet ku janë përdorur kompani lobimi nën hetimin e drejtësisë amerikane./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

 “Nuk jetohet me dy fytyra, turp”/ Qytetarët “masakrojnë” Ramën

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka zgjedhur fjalë të shenjta të Kuranit, për të përshendetur  ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

“O ju që keni besuar nëse ndonjë i pandërgjegjshëm u ka sjellë një lajm, ju shqyrtojeni mirë, ashtu që të mos e godisni ndokënd pa e ditur realitetin, e pastaj pendoheni për atë që keni bërë”-citon Rama Kuranin.

Por, pas këtij postimi, qytetarët kanë shpërthyer në kritika kundër kreut të qeverisë.

Mesa duket qytetarët nuk i besojnë më propagandës së kryeministrit, dhe e kanë “kryqëzuar” në komente.

“Pershendetje zotri Rama po vjen mirë që po fol fjalë të librave të shejtë po shfrytëzo këtë post që je e puno për shqiptarët pak se populli është në mjerim çdo ditë dëgjojmë se të emigrojmë asnjë shpresë për jetë nuk iu ka mbet. Behuni bashkë politika shqiptare e punoni e mos akuzoni njëri-tjetrin. Jemi i vetmi shtet në botë që kufizohemi me vet veten e jemi shum të lig.”-shkruan një qytetar.

LEXO EDHE:  Pse hesht Meta për propozimin e Berishës?

LEXO EDHE:  "Referendum?"/ Basha përkrah Metën: Është pjesë e platformës, e kam kërkuar prej vitesh

Ndërsa një tjetër shkruan “Kjo nuk eshte mbeshtetje por shkaterrim!!! Pse populli duhet tju mbeshtesë kur ju nuk mbeshtesni popullin?! Apo duhet te fillojmë të mendojmë se militantët e partisë kanë marrë pushtet absolut dhe mund të bëjnë çfare ti dojë qejfi?! Mos harroni se përgjegjesia e veprimeve të tyre rëndon mbi ju!!!”.

Po ashtu një tjetër qytetar shkruan “Me dy fytyra nuk jetohet , njërën anë e lexon librin e shenjtë e në anen tjetër bashkëpunon me armiqtë e kombit . Turp !”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kuvendi rikthehet një muaj pas pushimeve/ Rendi i ditës për seancën e parë të 2020

Publikuar

-

Nga

Pas rreth një muaj pushim, ditën e sotme Kuvendi pritet të rikthehet për të hapur sesionin e VI-të të Legjislaturës së IX –të.

Seanca plenare do të nisë në orën 17:00, ndërsa në rend të ditës janë parashikuar 5 pika.

1. Hapja e Sesionit të VI-të të Legjislaturës së IX -të të Kuvendit të Shqipërisë
2. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 18.12.2019 (neni 44, pika 2 e Rregullores)
3. Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend (neni 44, pika 3 e Rregullores)
4. Miratimi i Programit 6 javor të Punës së Kuvendit për periudhën 20 janar – 7 mars 2020 (neni 26, pikat 5, 6 te Rregullores, votim me shumice te thjeshte)
5. Miratimi i Kalendarit 3-javor të punimeve të Kuvendit për periudhën 20 janar – 7 shkurt 2020 (neni 27, pikat 3, 4 te Rregullores, votim me shumice te thjeshte)
6. Paraqitja ne Kuvend e kalendarit të raporteve vjetore të organeve kushtetuese dhe atyre të krijuara me ligj për veprimtarinë e vitit 2019 (neni I 03, pika I e Rregullores)

LEXO TE PLOTE