LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

 Person me precedent penal?/ Prokuroria nis hetimet për kryebashkiakun e Shkodrës

5 Gusht 2019, 18:23, Kronika CNA
 Person me precedent penal?/ Prokuroria nis hetimet për kryebashkiakun

Vetëm pesë ditë nga kërkesëpadia e opozitës, Sektori i Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme ka nisur procedurat ligjore ndaj Valdrin Pjetrit.

Kryetari socialist i votuar në 30 qershor për të qenë në krye Bashkisë së Shkodrës, akuzohet nga opozita se është person me precedent penal. Për këtë arsye, ata i kanë dorëzuar një kërkesë organit të akuzës, ku kërkojnë verifikimin e së shkuarës së kryebashkiakut.

Sektori i dekriminalizimit do të kryejë verifikimet përkatëse dhe do të dalë në një vendim. I gjithë procesi duket se do të mbetet për në shtator, pasi insitucioni i Prokurorisë është zyrtarisht me pushime.

Pritet që Prokuroria të nisë verifikimin duke dërguar dhe letër-pororsi në shtetin fqinj, ku Pjetri akuzohet se ka qenë i dënuar për trafik droge.

Valdrin Pjetri i përgjigjet PD/ “Jam gati të verifikohem”

 

“Valdrin Pjetri ka qenë i arrestuar”/ PD kërkon verifikim nga Prokuroria

Lajmet e fundit nga