Connect with Us

Paralajmërimi i fortë i Lubonjës/ Rama në pushtet edhe për pak kohë

Politikë

Paralajmërimi i fortë i Lubonjës/ Rama në pushtet edhe për pak kohë

Publikuar

-

Analisti Fatos Lubonja ka kritikuar ashpër qeverisjen e Edi Ramës, ndërsa tha se ky i fundit duhet të marrë një sinjal për për t’u ndalur në çmendurinë e tij.

Duke u ndalur të kriza politike dhe dekretimi i 13 tetorit si datë për zgjedhjet vendore, të përgjithshme dhe presidenciale, Lubonja hodhi dyshime që kjo të realizohet.

“Jemi në një nivel mizerabël. Nëse nuk merr një sinjal të fortë Edi Rama, do ta prishë edhe teatrin dhe do vazhdojë përpara. Se si do ta marrë sinjalin, këtë nuk e di. Ne jemi ankuar dhe më parë, por nivelet e vjedhjeve që po shohim tani me rrugët, janë të jashtëzakonshme, është çmenduri totale.

Debati nuk bëhet me deklarata publike, por duke u ulur, madje jashtë kamerave. Opozita duhet të dalë me një opsion, jo me dy. Problemi ynë është ky: sikur të kishte drejtësi, shumë prej këtyre do të iknin vetë. Për 13 tetorin nuk është punuar shumë dhe problemi është nëse do ta pranojë Rama. Nuk kam besim që mazhoranca me Ramën në krye mund t’i rikthehet mundësisë së zgjedhjeve. Projekti është që edhe Gjykata Kushtetuese të kapet nga mazhoranca dhe jemi në regjimin e komunizmit dhe do ngrihet sërish pikëpyetja se si duhet rrëzuar ky regjim.

85% e njerëzve nuk kanë votuar. Njerëzit janë të lodhur me politikën. Unë e di që edhe ata që kanë votuar për socialistët, nuk votojnë më. Ai që voton Erion Velijan ose është trutharë .. Unë nuk mendoj se shqiptarët janë aq budallenj. Ka një zhgënjim të madh. Ata që nuk votojnë, nuk votojnë se janë të zhgënjyer nga politika në përgjithësi. Por duke parë që PS po shkon nga shiu në breshër, opozita duhet të punojë me njerëzit, t’i takojë. Plani shkatërrimtar i Ramës është afatshkurtër, ai mund ta mbajë pushtetin dhe për ca.” U shpreh Lubonja në rubrikën “Opinion”, në News 24”/CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“PS-ja votohet më shumë nga gratë se sa burrat”/ Rama: Femrat mund ta çojnë përpara këtë vend

Publikuar

-

Nga

“PS-ja votohet më shumë nga  gratë sesa nga burrat”, kështu është shprehur kryeministri Rama në një takim që vijon ende me anëtaret femra të këshillave bashkiake.

Teksa ka bërë apel për përfshirjen masive të femrave në funksionet qeverisëse, Rama është shprehur se gratë dhe vajzat nuk mund të përdoren si dekor dhe se përfshirja e tyre në institucionet drejtuese është pozitive për ecurinë e vendit.

Sipas Ramës, Partia Socialiste është e angazhuar në përfshirjen e femrave në institucione drejtuese.

“Nisma e anetareve te kryesise se PS per bashkedrejtim te organizatave socialiste hap i konsiderueshem para, nje hap ambicioz dhe i guximshem. Duhet materializuar si perpjekje e perbashket, e deputeteve, keshilltareve, ministreve, zv.ministreve. Te mos lejoni qe materializimi i kesaj nisme te jete fiktiv, te mos lejojme qe grate dhe vajzat te perdoren si dekor.

E diskutuam dje ne Kryesi, me te drejte nje pjese shprehen shqetesimin se mos edhe kjo nuk na con me tutje sesa nje respektim formal i nje rregulli. Ne ne PS e kemi ende nje sfide te hapur, ate ndaj formalizimit dhe fiktivitetit. Gjeja me e rendesishme dhe me shqetesuese per nje familje politike progresiste, eshte diferenca dramatike mes perfshirjes se grave ne territoret urbane dhe periferike. Ne nuk na duhet thjesht perfshirje me e madhe e grave per te pasur barazi gjinore, por te pasur me shume njerez te afte dhe eficente.

LEXO EDHE:  Paloka: Rama po na provokon, vazhdojmë qëndrimin tonë në Parlament!

Grate jane me te besueshme per ta cuar perpara kete vend, ne cdo pozicion. Ne kemi arritur aty ku nuk imagjinohej disa vjet me pare. Duhet te realizojme bashkekryesimin e grave dhe burrave ne organizatat socialiste. Nuk realizohet nese grate qe jane ne keto nivele nuk marrin persiper ta udheheqin kete proces.

PS është partia me e votuar nga grate dhe vajzat, e tregojne te gjitha anketimet. E konfirmojne proceset zgjedhore. Ne kemi potencial shume te madh ende te pacliruar, jo vetem ne funksion elektoral. Potencial shume te madh per me shume fryme, seriozitet, eficence te gjithe organizmeve tona ne komunitet”, tha Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dështimi i negociatave/ Tabaku: Dorëheqja e Ramës e panegociueshme

Publikuar

-

tabaku

Ish nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku, ka komentuar “JO-në” e Shqipërisë për çeljen e negociatave nga BE.

Tabaku nuk ngurron të akuzojë Shqioërinë si shkaktaren kryesore të moshapjes së negociatave për Maqedoninë e Veriut.

Sipas saj, dorëheqja e Ramës ka qenë e panegociueshme që para se të largoheshim nga Parlamenti.

“PD nuk ndjen kënaqësi që Shqipëria është në këtë situatë. Deri në momentin e fundit, kemi shfrytëzuar çdo mundësi për të lobuar që të kishte një “PO” për Shqipërinë. Unë dua të shfrytëzoj mundësinë dhe dua të them se nuk ishte kjo ajo që meritonin shqiptarët, por qeveria ka bërë çdo gjë që ne të arrijmë në këtë situatë sot. Dorëheqja e Ramës ka qenë e panegociueshme që para se të largoheshim nga Parlamenti.

LEXO EDHE:  Ironia therëse e ish-deputetit socialist/ Zbulon pse Rama kërkon të shembë Teatrin

Akti i Zaev ofroi një bazë krahasimi se çfarë bënë një politikan i përgjegjshëm. Mund të duket egoizëm, por shyqyr që nuk na ndanë, pasi më tej ne do të bënim pjesë në grupin e Bosnjës ku do të kishim një procedurë tjetër për negociatat. Fakt është që ne penalizuam edhe Maqedoninë e Veriut”, deklaroi Tabaku e ftuar në studion e “A2 CNN”./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Operacioni antidrogë/ Arrestohet shefi i Komisariatit

Publikuar

-

Nga

Një zyrtar i policisë së rendit ka rënë në pranga pas një operacioni anti-drogë, i cili ka përfshirë pothuajse të gjithë territorin e vendit.

Burime bëjnë me dije se personi në fjalë është Dilaver Kalaja, shef objektesh në Komisariatin nr. 1 në në Tiranë, të cilit pas një kontrolli të imtësishëm në banesë i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri e tipit kallashnikov.

LEXO EDHE:  Xhafajt i plas tjetër skandal/ A do të vijojë ta mbrojë Rama?

Burime nga Policia e Tiranës konfirmojnë se Kalaja është ndjekur që nga pika kufitare e Kapshtices deri në drejtim të banesës së tij. Po ashtu, mësohet se operacioni është akoma në vijim dhe pritet të zbardhen detaje të reja rreth aksionit policor./ CNA.al

LEXO TE PLOTE