Connect with Us

Meta fundosi opozitën/ Gazetari zbardh faktet

Politikë

Meta fundosi opozitën/ Gazetari zbardh faktet

Publikuar

-

Gazetari Ylli Pata, me anë të një shkrimi në të cilin analizon situatën politike në vend dhe rolin e Presidentit Ilir Meta, vë theksin te pasojat që solli 30 qershori në Shqipëri.

Sipas Patas, Meta në  një farë mënyre ka pranuar fajin e tij që opozita nuk u fut në zgjedhje dhe tashmë është pa asnjë pushtet.

Tërmeti i 30 qershorit, sipas gazetarit, tronditi gjithashtu sistemin e vjetër të bastioneve bunkerë tek ato parti që nuk kishte ndryshuar asgjë që prej 30 vitesh.

Shkrimi i plotë

Presidenti Ilir Meta, për herë të parë ka pranuar publikisht se nëse PD e LSI do të hynin në zgjedhje ato mund të fitonin bashkitë dhe votat që do t’i përfaqësonin politikisht këto forca opozitare në sistem.

Është një farë mënyre një mea culpa e një personazhi që ka rol kyç në skenarin radikal të opozitës për të goditur sistemin duke dalë nga mekanizmi kryesor i tij siç janë zgjedhjet.

Tashmë kjo deklaratë është një coming out verbal i tërmetit real që ka ndodhur në Shqipëri më 30 qershor, një tërmet me lëkundje të forta që pritet të sjellë pasoja tektonike në politikën shqiptare.

Këto lëkundje do të aktivizohen më shumë gjatë vjeshtës me ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë, lëvrimit të politikës aktive dhe debatit publik real për hallet e njerëzve që ka munguar kaq vjet nga opozita, e cila ka harxhuar kaq energji vetëm me mënyrën si të rrëzojë Edi Ramën duke goditur poshtë dhe në prapaskenë dhe jo direkt me mekanizmat që ky sistem ofron.

Megjithatë ka kohë për të analizuar të gjitha pasojat e këtij tërmeti politik që u ngiz në shkurt dhe përfundoi më 30 qershor.

Një nga pasojat e dukshme të këtij tërmeti politik është edhe nisja e tronditjeve të të ashtuquajturave bastione bunker, të cilët kishin fiksuar një statukuo politike për gati 30 vjet, duke bllokuar qarkullimin e ajrit e ujit të freskët që sjellin prurjet dialektike në politikë.

Edhe pse zgjedhjet e 30 qershorit nuk ishin proces konkurues, edhe pse nuk ishin zgjedhje për të seleksionuar më të përkrahurin, ata si një zgjidhje deux ex machine, kanë ndikuar për të goditur edhe pse fort sistemin e vjetër të bunkerëve-bastione.

Edhe pse e goditura kryesore duket se është opozita jashtëparlamentare, pasojat do të vijnë apo po vijnë edhe për bastionet e socialistëve.

Kalimi paqësisht i pushtetit nga kryebashkiaku i PD-së tek ai i PS-së, ishte një sinjal i qartë jo vetëm i dialektikës vendore të komunitetit të Kukësit për një normalitet në zhvillimet politike, por realisht ka thyer një realitet bunkerizues që u krijua për tu mbajtur me forcë, ku në fakt realisht nuk ishte i tillë.

Kukësi i krijuar si një bastion politik i PD-së, duket se ishte një realitet i sforcuar, pasi përpara vitit 2009, ku qarku verilindor i dha shumicën e mandateve PD-së kur ajo ishte në kulmin e pushtetit dhe mori edhe frytet e Rrugës së Kombit, çka është normale, në historinë 30 vjeçare ka qenë i lëvizshëm nga e majta në të djathtë, duke votuar sipas rasteve. Në 1992 PS merrte shumicën e bashkive, e në vitin 1997 po ashtu sipas zhvillimeve politike.

LEXO EDHE:  Pse nuk mjafton falja e Monës?

Por bastionet më të palëvizshme në vend janë Shkodra dhe Kamza. Gabimisht ato krahasohen me Vlorën apo Fierin që votojnë majtas. Në fakt sin ë Vlorë edhe në Fier, Partia Demokratike ka marrë shumicën në zgjedhjet e vitit 1991 sidomos në qytete e më pas në 22 marsin e 1992-shit.

Kurse Shkodra dhe Kamza, që nga viti 1992 kanë votuar vetëm një parti: Partinë Demokratike.

Madje Kamza, me instalimin e sistemit të ri politik të vitit 2008 me proporcionalin rajonal, u kthye në “serbratorin” politik të PD-së për të siguruar ekuilibrin në qarkun e Tiranës. Në zgjedhjet e vitit 2009, PD me anë të Kamzës e Paskuqanit arriti barazimin në Tiranë, çka nuk e kishte pasur që në kohën e pas 1997-s.

Në 2013-n e 2017-n, Kamza i ka siguruar PD-së që të mos shkërmoqet, edhe pse humbi keqas në kryeqytet, apo zonat bregdetare të Kavajës që janë pjesë e qarkut Tiranë.

Por me largimin e Xhelal Mziut, bashkia Kamëz nuk do të jetë më qendra e pushtetit që jo vetëm furnizon me protestues PD-në në aksionet e saj jashtë institucioneve por mbi të gjitha, me anë të një operacioni tampon i siguron që të mos ketë hemoragji politike në qarkun më të madh të vendit, ku dalin 34 deputetë.

Kjo lëvizje detyrismisht do të sjellë efekt domino edhe në qark, duke i hequr pak nga pak rolin e ngjashëm që PS-ja përfiton me njësinë 5 në kryeqytet, e kryesisht me Komunën e Parisit, që është blloku më homogjen politikisht pro të majtës në Tiranë.

Edhe në Shkodër, duket se do të ndodhë e njëjta gjë; PD që nga vera e vitit 1991 nuk e kontrollon pushtetin lokal në kryeqendrën e veriut. Në këtë post do të jetë një socialist, i cili më shumë se një kryebashkiak politik, duket se ka shansin t’i kthejë të majtës rolin e saj politik në Shkodër, çka është penguar prej politikës-bunker, por edhe prej kundërmasave krejtësisht të padobishme nga PS-ja duke krijuar një terren për të ashtuquajturit të fortë që gati rrënuan tektonikën politike të elektoratit socialist.

Me rastin e Keti Bazhdarit në vitin 2015, PS-ja kishte shansin për tu ringritur nga qyteti, por që kundër pasojat ishin stanjative. Sot kemi një situatë të tillë: në fshatrat e Shkodrës ka më larmshmëri politike ku mund të lëvizë rezultati, ndërsa në qytet PD edhe si pasojë e kontrollit të bashkisë mbante një bastion që duket prej kohësh që ishte lëkundur.

Dhe pikërisht kjo situatë mbante të fiksuar rezultatin 6 me 4 apo 5 plus 1 me 4 në qarkun Shkodër.

Kryeqendra e veriut ka mundësinë që të lëvizë politikisht në një shtrat jo më të diktuar, por edhe sipas lëkundjeve që do të pësojë politika shqiptare nga shtatori. Dhe pikërisht këto do të kenë efekt domino në të gjithë vendin. Ndoshta për këtë tërmet ka pasur shumë të drejtë Presidenti Ilir Meta./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kryebashkiaku duke marrë kokainë/ Vjen reagimi nga qeveria: Nëse është e vërtetë, agjencitë ligjzbatuese të veprojnë

Publikuar

-

Nga

Zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda, e ftuar në emisionin “Byro Politike” ku po diskutohet rasti i kryebashkiakut socialist të Bulqizës Lefter Alla, i cili shfaqet duke pirë kokainë në një video, u shpreh se nëse kjo vërtetohet, agjencitë ligjzbatuese duhet të veprojnë dhe të ndërmarrin hapat e nevojshëm.

“Nuk mund të hedhësh baltë mbi qeverinë pas operacioneve të mëdha antidrogë që ne kemi bërë. Djali i tij është arrestuar për drogë, dhe kjo tregon që Policia sot nuk ka frikë nga fëmijët e politikanëve.

E para vlen të analizohet kjo video. Ai është i zgjedhur vendor dhe ka plotësuar formularin e dekriminalizimit. Unë besoj se agjencitë ligjzbatuese duhet të merren me këtë rast. Unë përvete nuk kam dijeni për këtë rast, tani po e shoh si video. Por e them dhe njëherë që organet ligjzbatuese duhet të merren me të.

LEXO EDHE:  Përplasjet me KED/ Avokati i Popullit në të njëjtën linjë me Metën

LEXO EDHE:  Meta përshëndet miratimin në parim të Reformës në Drejtësi

Historitë me video tregojnë që kanë një frymë të keqe te ne. Sipas meje duhet parë nëse video është e vërtetë, dhe nëse po, agjencitë ligjzbatuese do të veprojnë dhe ne do të shohim hapat që ato do të ndërmarrin”, tha Voda./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

KRERËT E BASHKIVE ME REKORDE KRIMINALE, ANALISTËT: PD-PS NDESHEN ME MUSKUJ

Publikuar

-

Nga

Videoja e kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla, që shfaqej duke konsumuar kokainë, është bërë temë debati në emisionin “Real Story”, në News24. Të ftuarit në studio, Aleksandër Furxhi dhe Eduard Zaloshnja, mendojnë se vitet e fundit partitë politike kanë pasur tendencë t’iu besojnë pushtetin lokal “të fortëve”. Por, për ish-ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani, “të fortët” janë arrogantë dhe përçojnë energji negative, ndaj dhe sipas tij, njerëzit nuk i votojnë.

Furxhi: Përderisa në vende si Shkodra, Vora, Vau i Dejës, Mallakastra janë bastione të PD, kjo flet, për atë se si do të mposhtej kundërshtari në zona, ku nuk ka pasur zgjedhje, por i vendos “i forti” i lagjes. Kjo tregon se pesë vitet e fundit dy partitë kryesore të ballafaqohen dhe të ndeshen me muskuj dhe jo me njerëz që kanë kapacitete për të drejtuar. Ata i kishin hipotekuar vendet, ku s’do të kishte garë, i kishin parashikuar që më parë, se kush do të jenë njerëzit që do kandidojnë. Në rastin e Shkodrës, PS është mashtruar nga individi. Kam informacion që ai individ, pasi kishte kaluar disa filtra, kishte punuar në administratë, kishte kaluar disa filtra dhe mendonte se e shkuara e tij nuk do të zbulohej. Pra, PS është mashtruar.

LEXO EDHE:  “Largohem nga politika”/ Rama sfidon Berishën, Bashën, Metën dhe Kryemadhin

LEXO EDHE:  Takimi Meta-Tusk/ Ja çfarë u bisedua

Zaloshnja: Gjithë historia elektorale ka treguar se fitorja e një njësie të vogël është premisë për të fituar dy vite më pas partia në zgjedhjet lokale, pra shërben si trampolinë. Në fund të fundit, për katër mandate u bë fjalë në zgjedhjet e fundit.

Manjani: E kam bindje që asnjë parti nuk fiton me “të fortë”, në rezultat e kam fjalën.

Zaloshnja: Nëse partia në pushtet fiton një komunë, që nuk e kishte pasur, rritet probabiliteti, që të fitojë më shumë vota në atë komunë apo qytete të vogla. Për qytete të mëdha nuk ekziston ky korrelacion.

Manjani: “Të fortët” provokojnë arrogancë në komunitet dhe njerëzit nuk janë budallenj. Njerëzit reagojnë kundër “të fortit” dhe sa më shumë të përcaktohesh me “të fortin”, aq më keq. “I forti” është arrogant, emeton energji negative.

Zaloshnja: “Të fortët” mund të jenë pas tyre, se “të fortë” si Vangjushi s’ka qenë ndonjë./realstory

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Arroganca luftohet me zgjedhje”/ Ish ministri Drejtësisë: 30 qershori demostrim force

Publikuar

-

Nga

Ish ministri Drejtësisë, Ylli Manjani është pjesë e emisionit “Real Story” ku po diskutohet mbi aktin e marrjes së drogës nga kryebashkiaku socialist, Lefter Alla, lirimi nga burgu I të fortëve të dënuar me burgime të gjata, por edhe situate politike dhe qeverisja e vendit nga Rama.

Në vlerësimin e bërë lidhur me mënyrën e qeverisjes nga Rama, Ylli Manjani, u shpreh se arroganca është sjellja e pavlerë e Kryeministrit. Ndërkohë lidhur me përdorimin e të fortëve nga politika, Manjani e quajti kartë që të ul reputacionin.

“Arroganca luftohet me zgjedhje, luftohet me demokraci. Ky sistem zgjedhor eshte komod per partine, por nuk eshte komod per demokracine e vendit.

E kam bindje, qe asnje parti nuk fiton asgje me te fortet. Ata provokojne arrogance ne komunitet. Njerezit thone po, por kur vjen tek kutija, ata reagojne kunder te fortit.

LEXO EDHE:  Andrea Stefani godet fort/ Edhe bar do hamë, Rama-Meta mos prishen për inat të Saliut

LEXO EDHE:  Pse nuk mjafton falja e Monës?

Ne 30 Qershor nuk ishin zgjedhje. Ishte nje demostrim force. Nuk ka asgje te keqe qe te behen zgjedhje te parakoheshme. Na jane bere zgjedhjet si makth”, ka artikuluar Ylli Manjani./CNA.al

LEXO TE PLOTE