LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lojrat e Ministrisë me mesataren/ Maturantët, peticion Avokates së Popullit

5 Gusht 2019, 19:57, Politikë CNA
Lojrat e Ministrisë me mesataren/ Maturantët, peticion Avokates

Ndryshimi i rregullave në mes të lojës dhe pa paralajmërim ka ngjallur reagimin e një grupi maturantesh, të cilët  i janë drejtuar me anën e një peticioni Avokatit të Popullit për t?i shprehur shqetësimin e tyre lidhur me mesataren për studimet Bachelor në Universitetet e Tiranës.

Pakënaqësinë e tyre maturantët i’a adresojnë dhe Ministres së Arsimit e Kryeministrit, që, sipas tyre: vendimin për mesataren nën 6.5 e lejuan të merrej së fundmi duke mos i njoftuar që në nisje të gjimnazit apo në fillim të vitit të fundit shkollor për t?u përgatitur në lidhje me objektivat personale për fusha të caktuara. .

 Teksti i plotë i peticionit

Drejtuar: Avokatit të Popullit Znj. Ernida Ballanca.
Për Dijeni: Kryeministrit të Shqipërisë SH.T. Z. Edi Rama
Për Dijeni: Ministres së Arsimit Rinisë dhe Sporteve Znj. Besa Shahini

Ne jemi një grup maturantësh shqiptarë që kemi filluar aplikimin si të gjithë moshatarët tanë maturantë për vendet në universitet dhe befas kemi konstatuar që jo vetëm studentët nën mesataren 6.00 por edhe studentët me mesatare 6.5 dhe deri në 7.5 për disa degë të caktuara si mësuesi nuk mund të aksesojnë në programet e studimit tre vjeçar Bachelor.
Ne i drejtohemi Avokatit të Popullit për këtë ankesë.
1- Vendimi për mesataren nën 6.5 është marrë së fundmi dhe nuk jemi njoftuar që në fillim të gjimnazit apo në fillim të vitit shkollor për tu përgatitur në lidhje me objektivat tona personale për fusha të caktuara.

2- Ideja e mesatares kap dhe degët e arteve dhe të sporteve të cilat janë degë tek të cilat konkurrohet mbi bazën e talentit dhe jo mbi bazën e mesatares dhe ku tradicionalisht ka mjaftuar kalimi në nivelin minimal të shkollës së mesme.

3- Për disa degë si Letërsia, Historia, Filozofia, Linguistika apo dhe Psikologjia mesatarja është bërë mbi 7.5 me idenë që këto degë mund të konkurrojnë për mësuesi. Shumë prej nesh mund të mos kenë kurrë qëllim të futen në sistemin arsimor por dëshirojnë të studiojnë për efekt të specialitetit, për efekt të dëshirës personale dhe profesionale dhe nuk ka asnjë kuptim të kufizohen të gjithë në mesataren 7.5.

4- Ideja e mesatares nuk njihet në asnjë vend të bashkimit evropian ku mjafton nota minimale kaluese për të kaluar në studime e larta dhe varet pastaj nga kriteret e universitetit, programi apo profili i caktuar që aplikon.

5- Ne dëshirojmë që nëse politikat e qeverisë janë të tilla për universitetet shtetërore ato nuk ka asnjë kuptim të kenë efekt kur ne i financojmë vetë studimet tona. Kërkojmë ndërhyrjen e avokatit të popullit për të zgjidhur këtë të drejtë të mohuar për maturantët shqiptarë, këtë kufizim me prapaveprim që na ka gjetur të papërgatitur dhe së fundmi, kufizim të së drejtës dhe iniciativën ligjore me anë të kontrollit incidencial për efekt të mesatares pasi në këtë mënyrë nota kaluese bëhet 6.5 dhe 7.5.

Lajmet e fundit nga