Connect with Us

Kanosi me armë babë e bir/ Arrestohet 27-vjeçari

Kronika

Kanosi me armë babë e bir/ Arrestohet 27-vjeçari

Publikuar

-

Një 27-vjeçar është arestuar nga policia e Korçës, pasi u konfliktuar për motive të dobëta me dy banorë.

Shtetasi me iniciale N.S ka kanosur me pistoletë N.S. 43 vjeç dhe të birin e tij 16-vjeçar D.S. në fshatin Liqenas të Pustecit.

Pas ngjarjes agresori është larguar me makinë, por është ndaluar pastaj nga forcat e rendit. Nga kontrolli i ushtruar në makinë iu gjet një pistoletë sportive, të cilën e mbante pa leje dhe një krehër me fishekë.

Ndaj tij rëndojnë akuzat e “Vetëgjyqësisë”, “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve të gjuetisë dhe sportive”, dhe “Kanosjes”.

Njoftimi i Policisë:

Konfliktohet me dy shtetas dhe i kanos ata me një armë tip pistoletë sportive, të cilën e posedonte pa leje, por arrestohet në flagrancë nga Policia

Gjatë kontrollit në mjetin e tij iu gjet e sekuestrua, pistoleta sportive dhe një krëhër me fishekë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

M.B, 27 vjeç, banues në Bilisht.

LEXO EDHE:  Aksidentoi për vdekje 83 vjeçarin/ Arrestohet në flagrancë autori

Ditën e djeshme në fshatin Liqenas, Pustec, shtetasi i mësipërm është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasit N.S, 43 vjeç dhe shtetasin D.S, 15 vjeç, banues në Liqenas, (atë e bir), ku gjatë konfliktit shtetasi M.B, dyshohet se i ka kanosur të dy këta shtetas me një armë sportive tip pistoletë dhe më pas është larguar me shpejtësi me automjetin e tij.

Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit në lidhje me këtë ngjarje, u vunë në ndjekje të tij dhe e lokalizuan 27-vjeçarin me mjetin e tij në qytetin e Korçës, ku nga kontrolli fizik dhe kontrollit të ushtruar në mjet, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë sportive tip pistoletë, me një krëhër me fishekë, të cilat ky shtetas i posedonte pa lejen përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Kanosja”, “Vetëgjyqësia”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Droga “çështje familjare”/ Zbardhet e shkuara e errët e kryebashkiakut socialist

Publikuar

-

Nga

Kryebashkiaku socialist, Lefter Alla, i cili u kap duke thithur kokainë, duket se problemet me drejtësinë i ka të herëshme.

Një muaj pas betimit si kryetar i bashkisë Bulqizë, vëllai i tij, Vangjel Alla, është përfshirë në një plagosje me armë. Ngjarja ka ndodhur në 18 shtator të 2019 .

Por vetëm një muaj më pas, Enio Alla, djali 19 vjeçar i  kryebashkiakut të Bulqizës, është arrestua pasi gjatë një kontrolli policor iu gjet një sasi prej 5.2 gram lëndë narkotike e llojit “Canabis sattiva”.

Gjatë arrestimit ai i ka kërkuar uniformave blu të mos e ndalojnë për shkak se është djali i një Kryebashkiaku./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Përroi del nga shtrati në Korçë/ Merr përpara 3 makina

LEXO EDHE:  Korçë/ Makina përplas motoçikletën, një person në gjendje të rëndë

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zjarri në Çardhak të Devollit/ Shkrumbohen 5 hektarë pyje

Publikuar

-

Nga

Rreth pesë hektarë bimësi të ulët, kryesisht shkurre, janë shkrumbuar në zonën e ‘Çardhakut’ në Devoll, sipasojë e një zjarri të rënë që prej pasditës së djeshme.

Terreni i vështirë, ka vështirësuar ndërhyrjen e zjarrëfikësve në këtë zonë, duke bërë që flakët të vijojnë ptej 24 orësh.

Deri më tani mësohet se janë izoluar dy vatra, ndërsa aksioni i zjarrëfikësve vijon./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Lefter Alla duke marrë kokainë/ Hoxha: Kam marrë kërcënime për të mos publikuar videon

Publikuar

-

Nga

Gazetari Artan Hoxha, publikoi sot videon ekskluzive të kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla duke thithur kokainë në ambjentet e një lokali.

Hoxha u shpreh se nga momenti kur paralajmëroi këtë video ka patur shumë presione, të formave të ndryshme.

“Deklarova që jam duke verifikuar një video që ka të bëjë me momente të parshtatshme të një të zgjedhuri. Që nga ai moment ka filluar presione, kanë qenë të mëdha në shumë kuptime edhe miqësore edhe shoqërore edhe me forcë edhe me para.

Për 6 muaj nuk u ngjita në ashensor edhe pse e kisha shtëpinë në kat të 6, ngjitesha e ulesha nga shkallët.

LEXO EDHE:  Takimi me ekselentët e Korçës/ Studentja i “nxjerr bojën” Ramës

LEXO EDHE:  Korçë/ Zjarr në banesë, digjet në trup 57 vjeçari

Kemi të bëjmë me një rast që për mua është shumë i rëndë. Faktohet ajo akuza, për ta futur me ligj testin e narkotikëve për deputetet që nuk u miratua. Është një rast që ka problematikë dhe kemi të bëjmë me njerëz që janë zgjedhur me votën e qytetarëve . Problematika tjetër është se si është e mundur që i shpëtojmë filtrit të përzgjedhjes”, tha gazetari./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE