LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hodhi 6-vjeçarin nga kati i 10, arrestohet adoleshenti

5 Gusht 2019, 12:12, Kosova & Bota CNA
Hodhi 6-vjeçarin nga kati i 10, arrestohet adoleshenti

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një galeri moderne në Londër, ku një 17-vjeçar ka shtyrë nga kati i 10 i një të mitur. Ngjarja ka ndodhur në Tate Modern Gallery, ndërsa sipas raportimeve të mediave të huaja gjashtë vjeçari është shtyrë  nga platforma e vrojtimit duke marrë dëmtime serioze për jetën.

Policia ka arrestuar 17-vjeçarin i cili ndodhet nën akuzë për tentativë vrasjeje, ndërkohë i mituri u dërgua me helikopter në spital për trajtim më të specializuar mjekësor pasi ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Me të ndodhur ngjarja, Tate Modern, një muze i famshëm i artit bashkëkohor, i gjendur në brigjet e lumit Tamiz, fillimisht u mbyll, por më pas, vizitorët u lejuan të dilnin prej tij. Disa dëshmitarë okularë dhanë edhe dëshmitë e tyre.

Policia tha se i dyshuari kishte qëndruar me njerëzit e tjerë në katin e 10 të platformës së vrojtimit dhe nuk kishte asnjë provë që mund të dëshmonte lidhje apo njohje të tij me viktimën. Tate Modern, është një nga atraksionet kryesore të turistëve në Britani, me 5.78 milionë vizitorë në 2018- n./CNA.al

Lajmet e fundit nga