LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjyqtarja me palestër që porosit apartamente/ Një tjetër milionere e Apelit drejt shkarkimit  

5 Gusht 2019, 09:24, Vetingu CNA
Gjyqtarja me palestër që porosit apartamente/ Një tjetër

Gjykatat e Apelit do të mbetet pa gjyqtarë. Alarmi që është dhënë më herët nga kreu i ILDKPKI, Shkëlqim Ganaj, po bëhet realitet.

Si gjyqtarët e Apelit që kanë dalë në Vetting si ata që s’kanë dalë rezultojnë super të pasur.

Të kenë vënë pasuri vetëm me pagat?  Kjo duket e dyshimtë. Jo vetëm që kanë vënë pasuri të dyshimtë, por favore kanë pasur dhe familjarët e tyre që nga punësimi, shkollimi.

Gjyqtarja e Apelit, Flutura Skënderi në vitin 2003 deklaron një apartament dhe pasuri të patundshme trull të përfituar nga Komisioni i Kthimit të Pronave në vitin 1994.

Në vitin 2004 ajo deklaron se ka marrë 18 000 euro për masterin e vazjës, ndërkohë që të ardhura deklaron pagën e saj dhe të bashkëshortit.

Por, për dy vite ajo deklaron se e ka shlyer këtë kredi.  Ndërsa një vit më vonë në vitin 2006, gjyqtarja ka shitur një apartament banimi në shumën 5 000 000 lekë, ka blerë veturë në vlerën  me vlerë 8 000 euro dhe ka kursyer 4 200 000 lekë.

Por nuk saktëson, nëse ka apartament tjetër për të jetuar. E pastrehë, gjyqtarja Flutura Skënderi? Vështirë për t’u besuar. Suprizat për këtë gjyqtare pritet t’i zbulojë Vettingu.

CNA.al nuk shkon më tej, por vetëm deri tek zbardhja e pasurisë dhe fare mirë mund të shihet se çfarë ndodh me pasurinë e saj në vite.

Po përmendinm vitet ku ajo ka shtuar apo ka shitur pasurinë, pa hyrë në llogari, por disa detaje ngjallin dyshime se gjyqtarja ka gënjyer për pasurinë.

Në vitin  2007 në tokën në pronësi me sipërfaqë prej 225 m2, po bëhet një ndërtim dhe gjyqtarja ka përfituar një apartament. Nuk është ndalur këtu me apartamentet, në vitin 2009 ajo deklaron një kontratë sipërmarrje për një tjetër apartament me sipërfaqe 120 m2. Gjithashtu në emër të bashkëshortit deklaron dhe një biznes privat, palestër.

Pavarësisht të ardhurave që ka, gjyqtarja në vitin 2009 deklaron dhe një kredi në shumën 4 400 000 lekë.

Në vitin 2015 ajo deklaron shtesë të ardhurash që rrjedhin nga vendimi nr. 95 dt. 30.04.2015 i AKKP-së sipas të cilit është bërë kompensimi në të holla për 100 m2 tokë, vlera 5 712 600 lekë, pjesa takuese 1/4.

Në vitin 2016, deklaron se vajzën e ka rehatuar në Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar.

Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga gjyqtarja Flutura Skënderi.

Viti 2003

Apartamenti 1 plus 1, blerë me të ardhurat familjare, 14 000 lekë.

Tokë truall me sip. 180 m2, marrë më 1994 nga KKP-ja.

Pronare e një toke (nuk kuptohet çfarë ka shkruar në në deklaratë)

Bashkëshorti Dhimitraq Skënderi, pronar i 1/12 së një sip prej 3200 m2, marrë me vendim të KKP-së më 04.06.2003.

Bashkëshorti,, automjeti tip “Audi”,  me vlerë 200 000 lekë.

Viti 2004

Të  ardhura familjare cash, në shumën 200 000 lekë.

Kredi pagese për masterin e vajzës  në shumën 18 000 euro , marrë më 19.08.2004.

Të ardhura nga paga, në shumën 1 050 000 lekë.

Të ardhurat e bashkëshortit në shumën 960 000 lekë.

Të ardhura plotësuese të bashkëshortit në shumën 840 000 lekë.

Viti 2005

Paga vjetore  në shumën 1 080 000 lekë.

Të ardhura nga aktiviteti privat palestër në vlerën 1 200 000 lekë.

Bashkëshorti paga në vlerën 8 640 000 lekë.

Para Kesh (Cash) në vlerën 400 000 lekë.

Kredia për shkollimin e vazjës, 9 000 euro të papaguara.

Qiraja e palestrës paguar në shumën 480 000 lekë.

Viti 2006

Paga vjetore, në shumën 1 198 140 lekë.

Bashkëshorti paga në vlerën 912 000 lekë.

Vajza paga në vlerën 6 000 dollar./CNA.al

Lajmet e fundit nga