Connect with Us

Foto-Fatmir Mediu kundër Bashës/ Kërkesë KQZ për zgjedhjet e 13 Tetorit

Politikë

Foto-Fatmir Mediu kundër Bashës/ Kërkesë KQZ për zgjedhjet e 13 Tetorit

Publikuar

-

Lulzim Basha, duket se  ka mbetur i vetëm në frotin opozitar. Ai po braktiset me radhë nga aleatët e tij.

Pas Partisë Agrare Ambjentaliste dhe LSI-së për regjistrim në zgjedhjet e 13 Tetorit  edhe  Partia Republikane e Fatmir Mediut, ka ndjekur këtë rrugë.

Kreu i Republikanëve i është drejtuar Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për të dorëzuar kërkesën  për regjistrim në zgjedhjet e 13 tetorit, të dekretuara nga presidenti Ilir Meta.

“Bashkëngjitur me kërkesën po u dërgojmë për regjistrim të Subjektit Politik  “Lëvizja Socialiste për Integrim”,  LSI, për zgjedhjet për organet e Qeverisjes Vendore të datës 13 Tetor 2019 në zbatim të Dekretit nr.11211 datë 27.6.2019 të Presidentit të Republikës të dhe vërtetimin e lëshuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë(Zyra e Regjistrimit të Partive Politike)”, thuhet në kërkesën e Mediut.

Nga Partia Demokratike, ende nuk ka një qëndrim, nëse do të regjistrohet për zgjedhjet e 13 Tetorit, por nisur nga shfaqjet publike të Lulzim Bashës, nuk do të ketë regjistrim për këto zgjedhje./CNA.al

Zgjedhjet e 13 Tetorit/ LSI kërkesë KQZ-së

Regjistrohet për zgjedhjet e 13 Tetorit/ Zbulohet partia tjetër që braktis Bashën

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajm i Rekomanduar

“Shushunja e LSI, shoku i Ilir hajdutit”/ Kryqëzohet zëvendësi i Monika Kryemadhit

Publikuar

-

Nga

Ish kreu i grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili ka lëshuar gojën ndërsa ka komentuar projektin e prezantuar nga kryeministri Edi Rama për bregdetin e Sarandës.

“Edi Rama e lëshoi nëmën e re, do që të bëjë lungomare edhe në Sarandë. Hiqu tutje nga Saranda i mallkuar, nuk mjafton gjithë ai beton që e ka shkatërruar Sarandën deri tani, por edhe betonin tënd ka mangët. Mjaft or ti mjaft, mos e dh…t edhe Sarandën siç dhj…e Vlorën”, ka shkruar Vasili në rrjetet sociale.

Mirëpo gjuha e përdorur prej tij ka çuar në reagimine qytetarëve që e ndjekin në rrjete sociale.

“Petrit Vasili turp të të vijë për fjalorin sikur je në rrugë. Ke qenë dhe ministër ti”, i shkruan një qytetar.

Komentet janë të shumta, madje sipas qytetarëve me të duhet të merret drejtësia.

“Shoku Ilir hajdutit, ku ka gjë më të bukur se lungomare në Vlorë, i ka dhënë jetë qytetit.. O Petro, pse lodhesh kot duke shkruar, ti e di që s’të p…..njeri…..Petraqi i l… është i shqetësuar për Saranden, pasi me nder më thënë dh… shëndetësinë, drejtësinë dhe kudo ku punoj. Tani po na shqetësohet për bregdetin e Sarandës, ky pleh duhet t’i jepet drejtësisë…. e ka nga halli plaku i pështirë, se çfarë ka vjedhur deri më sot, ka për ti dorëzuar, deri në fund të këtij viti, shushunja i LSI -së”.

Janë këto disa nga komentet e qytetarëve.

Kujtojmë se Vasili, pasi Ilir Meta mori postin e Presidentit u zgjodh kryetar i LSI, për t’u larguar nga Monika Kryemadhi pas një sërë dështimesh./CNA.al

Projekti për bregdetin e Sarandës/ Petrit Vasili lëshon gojën

LEXO TE PLOTE

Politikë

Projekti për bregdetin e Sarandës/ Petrit Vasili lëshon gojën

Publikuar

-

Nga

Ish kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka lëshuar gojën, teksa ka shpërthyer ndaj kryeministrit Rama.

Shkak për reagimin e Vasilit, duket se është bërë projekti i ri për bregdetin e Sarandës që Rama njoftoi mëngjesin e sotëm.

“Edi Rama e lëshoi nëmën e re, do që të bëjë lungomare edhe në Sarandë. Hiqu tutje nga Saranda i mallkuar, nuk mjafton gjithë ai beton që e ka shkatërruar Sarandën deri tani, por edhe betonin tënd ka mangët. Mjaft or ti mjaft, mos e dh…t edhe Sarandën siç dhj…e Vlorën”, ka shkruar Vasili në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajm i Rekomanduar

Monstra Soros/ “Mbështetësi i mafias në Shqipëri”

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha, ka shenjëstruar kryeministrin Edi Rama, duke i kujtuar atij finacuesin e mafias shqiptare.

Sipas Berishës bëhet fjalë për George Soros.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Berisha thotë se mostra Soros është frymëzuesi dhe mbështetësi i ndërtimit të narkoshtetit të Edvin Ramës.

“George Soros, monstra e spekulimit financiar planetar, frymëzuesi dhe mbështetësi i ndërtimit të narkoshtetit nga Edvin Kristaq Mafia në Shqipëri”, shkruan Berisha, teksa poston dhe një foto ku shkruan Soror, drejt legalizimit të drogës./CNA.al

LEXO TE PLOTE