Connect with Us

Dështon strategjia e qeverisë/ Rikthehet kultivimi i marijuanës në Lazarat etj.

Denoncim

Dështon strategjia e qeverisë/ Rikthehet kultivimi i marijuanës në Lazarat etj.

Publikuar

-

Operacionet e Policisë së Gjirokastrës po zbulojnë vatra të reja të mbjella me bimë narkotike në jug të Shqipërisë. Në harkun e një jave policia ka njoftuar për tre raste të reja narkotikësh ndërkohë që kultivimi ka prekur zonat nga brezi kufitar me Greqinë në zonat e thella të Përmetit, Tepelenës, Këlcyrës dhe Memaliajt.

Raportimi vjen nga korespondenti i radios Zeri i Amerikës, Rajmond Kola, sipas të cilit: Për herë të parë, pas pesë vitesh, kultivimi i marijuanës është rikthyer kohët e fundit edhe në fshatin Lazarat të Gjirokastrës ku policia ka proceduar penalisht disa persona.

Ndryshe nga vitet e tjera policia nuk ka dhënë detaje për numrin e bimëve të shkatërruara në shumë zona, por në disa raste ka njoftuar se ka bërë ndalime personash që akuzohen për kultivim të marijuanës, raporton Kola dhe më tej:

Takimet e njëpasnjëshme të policisë më njësitë vendore edhe këtë vit nuk kanë mundur të frenojnë kultivimin e marijuanës në këtë qark që njihet nga më problematikët në gjithë vendin, vitet e fundit. Shumica e marijuanës që kultivohet trafikohet drejt Greqisë fqinje për shkak edhe të afërsisë së zonave kufitare.

Vetëm muajin korrik policia greke e Janinës ka bllokuar në zonat kufitare me Shqipërinë dhjetëra kilogramë marijuanë dhe ka arrestuar 7 persona. Një rast trafiku u godit ditët e fundit edhe në Pikën Kufitare të Qafëbotës në Sarandë, në kufi me Greqinë, në anën shqiptare, ku policia zbuloi një sasi të madhe narkotikesh dhe arrestoi një person.

Trafiku i narkotikëve në rajon ka fuqizuar grupet kriminale të cilat merren me organizimin e kultivimit dhe trafikimin drejt vendeve fqinje. Sipas vlerësimeve të policisë shqiptare trafiku i narkotikëve mbetet edhe krimi ndërkufitar më i përhapur në zonën mes Shqipërisë dhe Greqisë fqinje. Krahas forcave policore kufitare shqiptare në këtë zonë prej gati dy muajsh po vepron edhe misioni FRONTEX me synimin për të frenuar trafikun e drogës dhe refugjatëve dhe bashkëpunuar me autoritetet shqiptare për të goditur rrjetet rajonale dhe ndërkombëtare të trafiqeve.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Vrasja e 26-vjeçarit/ Zbardhen detajet shokuese

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha vijon të publikojë në faqen e tij në rrjetet sociale denoncimet e qytetarëve.

Sot Berisha ka publikuar një denoncim, i cili zbardh detaje tronditëse në lidhje me vrasjes e 26-vjeçarit Indrit Çela.

Qytetari akuzon shefin e komisariatit nr 2, i cili sipas tij me qëllim që të ndihmojë vrasësit ka fshehur për mbi 8 orë krimin.

Postimi i plotë i Berishës:

Akuzohet narkoshefi i narkokomisariatit nr 2 se ka fshehur per 8 ore faktet e vrasjes makabre te Indrit Çeles.

Ai e ka bere kete per te ndihmuar vrasesit.

Te dashur miq, tre dite me pare ne Tirane ndodhi nje vrasje makabre. Kriminele mizor me mbiemer Kusi vrane ne shtepine e tyre, tek punonte per ta, teknikun e ajrit te konficionuar 27 vjeçarin Indrit Çela.

Me kete rast i shpreh familjes te te ndjerit Endrit Çela solidaritetin dhe ngushellimet e mia me te ndjera. Kjo vrasje tronditi thelle shoqerine. Por megjithe arrestimet e bera perseri ka akuza te renda per narkoshefin e narkokomisaritit 2 se ai me qellim qe te ndihmoje vrasesit ka fshehur per mbi 8 ore krimin e shemtuar.

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete qendrim si nje akt kriminal sa dhe vete ekzekutimi i te riut, shtoj se kjo eshte nje deshmi tjeter e bashkepunimit te narkoshtetit me krimin! sb/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Korrupsioni nuk njeh kufi/ Zbulohet “krimi” që firmosen Rama, Gjiknuri dhe Kumbaro

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot denoncimin e një qytetari, sipas të cilit qeveria ka dhënë leje për ndërtimin e një HEC-i, në Lumin e Shmilit, Rapu.

Sipas denoncuesit, i cili e cilëson këtë si krim të rëndë mjedisor, me vendim Nr. 07. Date 10.11.2017, kryeministri Edi Rama miratoi lejen e ndertimit per Objektin “Ndertimi i burimit te ri gjenerues te energjise, Hidrocentralit “KALIS”, ne ujrat e rrjedhes se se lumit te Shmilit, dege e lumit shkumbin, Bashkia Librazhd.

Gjithashtu denoncuesi thekson se me ndërtimin e këtij HEC-i, lumi në fjalë nuk do të ekzistojë më.

Ndër të tjera, denoncuesi bën fajtorë për këtë, kryeministrin Edi Rama, ish-ministrin e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Damin Gjiknuri, ish-ministres e Kulturës, Mirale Kumbaro dhe Bashkinë e Librazhdit.

Postimi i plotë i Berishës:

Zhduket Lumi Rapun!
Korrupsioni i Edvin Mafise nuk njeh kufi!

Ne nje krim te rende mjedisor Edvin Hajnia firmos zhdukjen e Lumit te Shmilit, Rapu.

Lexoni keto denoncime ne mesazhin dhe dokumentat e qytetarit dixhital. sb

pershendetje dr po ju njoftoj per nje krim te rende mjedisor te kryeministrit Edi Rama ne Çermenike.
Me vendim Nr. 07. Date 10.11.2017, kryeministri Edi Rama miratoi lejen e ndertimit per Objektin “Ndertimi i burimit te ri gjenerues te energjise, Hidrocentralit “KALIS”, ne ujrat e rrjedhes se se lumit te Shmilit, dege e lumit shkumbin, Bashkia Librazhd.

  • Kjo eshte dhurata qe i ben kryeministri Edi Rama (me vule dhe firme) banoreve te zones se Çermenikes, nje Hec me gjatesi 5.5 km, e perkthyer ndryshe, te gjithe ata banore qe jane rrit dhe mbajne mend “Lumin e Gjurajve”, po ju them se ai nuk do ekzistoje me.
  • 200 e kusure vite jane te vjetra kullat Gjurajve, mbase shkak ka qene ai lum sepse u sigurone ushqim, zhvilloi bujqesi e blegtori dhe u rriten breza te tere nder vite…

Por sot heshten te gjithe ata bukëshkelesa, te votbesuar maksimalisht do te thoja nga kjo krahine qe kane dore ne dhenien e kesaj palo-leje per ndertimin e Hec-it.

Duke filluar me:
1. Kryeministrin E.Rama (firmetar)
2. Ish-Min. Energjise dhe Infrastruktures Damian Gjiknuri. (firmetar)
3. Ish-Min. Kultures Mirela Kumbaro.(firmetar)
4. Bashkia Librazhd (ne dijeni te plote te projektit dhe duke i mbyllur te dy syte sic u be me Hec-in tjetr perseri ne lumin Rrapun, qe u ndertua vepra, ne kundershti flagrante me dispozitat ligjore).

  • E ndjej per detyre tju informoj per kete krim mjedisor qe po shfarros lumin Rrapun, shpresoj qe komuniteti, shoqatat do te reagojne per ndalimin e ndertimit te ketij Hec-i.

[Bashkelidhur dokumentacionet e firmosur nga zoterinjte e lartpermendur…]

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Berisha jep alarmin/ Balluku dhe Gonxhe përgatisin vjedhjen e radhës

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha në një postim në rrjetet sociale ka publikuar një denoncim të ardhur në adresë të tij nga një qytetar.

Në këtë denoncim qytetari informon se po përgatitet vjedhja e radhës tek Drejtoria Rajonale e Shërbimit të Transportit Rrugor në Tiranë.

Postimi i plotë:

Akuza per nje vjedhje taze per Gonxhen e korrupsionit dhe ndrikull Riformaton! Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje Doktor.Desha tju Informoja per dicka qe pritet te ndodhe tek drejtoria rajonale e sherbitit te transportit rrugor ne Tirane.Po pergatitet vjedhja e radhes nga Belinda dhe Blendi Gonxhe.Nuk ka as nje vit qe u rikonstruktua godina e drejtorise,tani kane njoftuar qe do ta rikonstruktojne perseri.Verifikojeni tek faqja e dpshtrr ne fb.Gjasme kane bere disa lejtesira te vogla ne lidhje me lejet e drejtimit dhe qarkullimit dhe po i shesin si reforma te medha.Besoj se jane per te hedhur hi syve qe te mos shikoje njeri megavjedhjen.Godina eshte shume funksionale keshtu sic edhte dhe pothuajse e re.Vjet u be nga fillimi madje dhe me peme te reja qe pamvaresisht se u moren leket nga buxheti i shtetit,u paguan dhe nga punonjesit e thjeshte sepse keshtu ju tha ish drejtori(njeri i Blerina Gjylametit)dhe nuk u ndien se i kercenonte me heqje nga puna.Tani si duket duan te vjedhin prap.Ja dhe fotot si duan ta bejne./CNA.al

LEXO TE PLOTE