Connect with Us

“Avionë me drogë në qiellin shqiptar”/ Balla tallet keq me Berishën

Politikë

“Avionë me drogë në qiellin shqiptar”/ Balla tallet keq me Berishën

Publikuar

-

Ish kryeministri Sali Berisha postoi më herët një video në rrjetet sociale ku shihej një avion që sipas tij po transportonte drogë drejt Italisë.

Pas kësaj deklarate të fortë ka reaguar dhe kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Ndërsa e cilëson qesharak denoncimin e Berishës, Balla sqaron se janë avionët amerikanë që stërviten në bazën ajrore të Kuçovës.

“Pothuajse gjatë gjithë ditëve të stërvitjes së avionëve amerikanë në bazën ajrore të Kuçovës nuk ka munguar edhe “denoncimi” qesharak i përditshëm i Sali Berishës. Situatë e rëndë në lidershipin e opozitës: dy kanë marrë malet, njëri me sytë nga qielli, e tjetri në kafe-protesta”, shkruan Balla./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Rama tërhiqet nga emërimi i Sandër Lleshit/ Zbulohet takimi i fshehtë Xhafaj-Meta

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Politika në gjendje kritike”/ Mesazhi i Majlinda Bregut për Ballkanin Perëndimor dhe BE

Publikuar

-

Nga

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu thotë se dialogu dhe bashkëpunimi Parlamentar janë po aq të nevojshëm sa drita në errësirë për vendet tona.

Sipas saj, sot kur politika është në gjendje kritike dialogu parlamentar midis ballkanit Perëndimor dhe BE për të ardhmen e rajonit është shumë i nevojshëm.

“Trajtimi i çështjeve politike, ekonomike, sociale, mjedisore, kulturore dhe të sigurisë në rajonin tonë, nuk është përgjegjësi vetëm e qeverive” , shkruan Bregu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

OSHEE humb 64 milion euro/ Klientët e Ramës pasurohen në kurriz të qytetarëve

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Burimeve njerëzore në PD, Ervin Minarolli ka deklaruar sot se Operatori i Shpërndarjes së Energjisë del me humbje për vitin 2019, ndërsa sipas tij, shqiptarët paguajnë fatura më të shtrenjta, por klientët dhe miqtë e Ramës pasurohen me miliona euro në vit nga kompania me humbje.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka humbur 64 milionë euro vitin që shkoi, duke e zhytur kompaninë publike në një gropë të madhe abuzimesh dhe korrupsioni. Humbja dramatike e kaq shumë parave ndodh, kur shqiptarët paguajnë çmimin më të lartë të energjisë në rajon.

64 milionë eurot që i mungojnë arkës së Operatorit të Energjisë Elektrike janë para të futura në xhepat e Edi Ramës dhe njerëzve të tij, duke blerë energji me çmim më të lartë se tregu, apo duke përdorur paratë poblike për të mbushur xhepat e klientëve të vet, në dëm të financave të kompanisë.”-tha Minarolli.

Më tej, ai theksoi se kompania që përdoret si bankomat nga Edi Rama dhe Vangjush Dako, ka bërë edhe më të pasur kryebashkiakët ilegjitimë Safet Gjicin e Kukësit, Pjerin Ndreun e Lezhës, Agim Kajmakun e Vorës, Ilir Beqjen e kudogjendur.

LEXO EDHE:  Rikthehen debatet politike/ Fevziu sfidon me Berishën

LEXO EDHE:  Deklarata surprizë e Berishës/ Fatos Nano nuk kishte lidhje me bandat

“Vitin e kaluar, kompania që përdoret si bankomat nga Edi Rama dhe Vangjush Dako, ka tenderuar rreth 75 milionë euro. Shumica e tyre dërrmuese janë pa garë, më 1 kompani kliente të qeverisë së Edi Ramës, që zhvasin vazhdimisht paratë e shqiptarëve, duke fituar me ofertën më të lartë.

Nuk ka oligark, klient apo shërbëtor politik të Ramës që nuk ka zhvatur para nga tenderat e fryrë të OSHEE-së. Në vitin e gropës së madhe financiare kompania, që mbahet nga faturat e shtrenjta të energjisë dhe paratë e shqiptarëve, ka bërë edhe më të pasur kryebashkiakët ilegjitimë Safet Gjicin e Kukësit, Pjerin Ndreun e Lezhës, Agim Kajmakun e Vorës, Ilir Beqjen e kudogjendur.”-tha ndër të tjera Minarolli.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Avokati denoncon skandalin/ Zbulon skenarin e ri të Jugosllavisë së re për të cilin po heshtin të gjithë

Publikuar

-

Nga

Avokati Altin Goxhaj ka denoncuar një skenar të Jugosllavisë së re, për të cilin sipas tij të gjithë po heshtin.

Në një postim në rrjetet sociale, Goxhaj shkruan se Rilindja po punon pa pyetur Kosoven per krijimin e nje Force te Perbashket te Emergjencave Civile te Ballkanit Perendimor. Pra, sipas Goxhajt projekti përfshin Serbine dhe Kosoven, megjithese Kosova as ja ka idene kesaj pune.

“Skandali i ri i jugosllavise se re per te cilin po heshtin te gjithe!
Balla deklaroi sot per force te perbashket ushtarake shqiptaro-serbe ne emer te emergjencave civile qe implikon dhe forcat ushtarake dhe te sherbimeve sekrete ruse ne Nish!

Sot Taulant Balla deklaroi para BE-së se Rilindja po punoka pa pyetur Kosoven per krijimin e nje Force te Perbashket te Emergjencave Civile te Ballkanit Perendimor, pra perfshire Serbine dhe Kosoven megjithese Kosova as ja ka idene kesaj pune!

Kjo iniciative per force te perbashket me Serbine ne fakt i bie te jete edhe me Rusine sepse ne Serbi, ne Nish, baza ushtarake ruse eshte ne mer te Forces se Perbashket Ruso-Serbe per “Emergjencat Civile”!”-shkruan Goxhaj.

Më tej, ai thekson se Rama kërkon t’i imponojë Kosovës Mini-shengenin, ndërkohë që Serbia nuk e njeh Kosovën.

LEXO EDHE:  Deklarata surprizë e Berishës/ Fatos Nano nuk kishte lidhje me bandat

LEXO EDHE:  Rikthehen debatet politike/ Fevziu sfidon me Berishën

“Kjo eshte si historia e MiniSchengenit Ballkanik dmth e Jugosllavise se Re sjell si pasoje futjen e Shqiperise ne tregun e perbashket Rusi-Serbi-Bjellorusi, dhe Edi Rama kerkon t”ia imponoje Kosoves nderkohe qe Serbia as nuk e njeh Kosoven, perkundrazi, me ndihmen e Rusise dhe Kines por ndikon fort ne c’njohjet e Kosoves!

Ngritja e nje Force te Perbashket shqiptaro-serbe per Emergjencat Civile ne fakt eshte nje force ushtarake pasi pjesa me e madhe e burimeve njerezoresi per emergjencat civile si ne Shqiperi dhe Serbi, jane forca ushtarake per me teper qe forcat serbe jane te perbashketa me forcat ushtarake ruse ne Nish!!!

Ne foto ilustruese eshte Harta e Bazes Ushtarake Ruse te Nish te Serbise qe fshihet si Baze per Emergjencat Civile!”-përfundon postimin e tij Altin Goxhaj.

LEXO TE PLOTE