Connect with Us

Akuza bombë e Tabakut/ Nga zyrat e shtetit pastrohen paratë e krimit

Denoncim

Akuza bombë e Tabakut/ Nga zyrat e shtetit pastrohen paratë e krimit

Publikuar

-

Ka disa ditë që Rama dhe shpura qeveritare është angazhuar në një tjetër sulm në favor të oligarkëve të cilën po mundohen ta shesin si betejë “për të vendosur ligjin”.

E gjithë kjo skenë ku polici hiqet si punonjës i tatimeve, ku njësitë e policisë shkojnë në biznese, janë tregues të një shfaqjeje të stërparë që përpiqet të bëjë kurban sa biznesin aq edhe ndonjë drejtor pa peshë politike, që vjedhja qeveritaro-oligarkike dhe mosmbledhja e të ardhurave të justifikohet.

Kuptohet që në kushtet e sotme politike, me një rilindas kyç, Vangjush Dako, në listën e personave non grata në SHBA apo dhe me skemat mafioze të blerjes së votave të njohura botërisht një aksion i tillë bëhet për të hequr vëmendjen. Aq më tepër kur në fund të pjesës së parë të aksionit ministrja e re në detyrë zbulon një fakt që PD ka kohë që e denoncon, 40% e bizneseve operojnë në kushte informaliteti. Kush është përgjegjës për këtë?

Promotorja e vërtetë e informalitetit është qeveria. Faktet janë kokforta, nga dita e parë e ardhjes në pushtet deri më sot taksat janë rritur kumulativisht me 2.2 mld euro, por të ardhurat në buxhet nuk kanë mundur të kalojnë kufirin e vendosur 6 vjet më parë nga aplikimi i taksës së sheshtë. Përpos taksave të larta problem që shtyn informalietin janë dhe politikat e njëanshme fiskale. Kjo qeveri favorizon oligarkët klientët e saj dhe godet të tjerët. Këtë fakt nuk e thotë vetëm Partia Demokratike, përkundrazi e thonë të gjitha raportet serioze perëndimore që merren me klimën e bizneseve.

Raporti i DASH argumenton se bizneset as qëthërriten në konsultime por ato gjenden përballë taksave të vendosura nga ana e qeverisë. Kjo e fundit u jep lehtësi fiskale për qoka bizneseve të caktuara.

Raporti i Doing Business e përcakton Shqipërinë si një ndër vendet me taksat më të larta. E për ta mbyllur DASH para tre javësh deklaron  Shqipëria është vendi me qeverinë më të korruptuar në Ballkan.

Ndërkohë sipas të dhënave nga burime zyrtare janë mbi 50 biznese në ditë që mbyllen, ndërkohë shumë të tjera operojnë në frikë për bukën e gojës në mënyra informale.

Rilindja dhe Tepsia për Vete janë barrë për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme por jo për oligarkët. Këta të fundit, siç është e qartë për të gjithë, kanë përfituar e përfitojnë tendera, koncesione, leje, licensa dhe PPP.

Meqë qeveria po hiqet sikur ka ndëshkuar oligarkët dhe rreh gjoksin e saj në një luftë të paepur kundër tyre na lind nevoja t’i thërrasim arsyes dhe argumenteve. Një vit më parë në Shqipëri shpërtheu skandali i kompanisë GULF që krijoi një gropë në buxhetin e shtetit dhe skemë piramidale për qytetarët!

Partia Demokratike tregoi se në të vërtetë ishte pronë e Besnik Sulaj, por që asnjëherë hetimi tatimor dhe as organet e tjera nuk guxuan ta hetonin. Mbase ngaqë në inagurim ishin shumë anëtarë të qeverisë dhe deputetë aktualë të saj. Një tjetër skandal që përfshin zotin Sulaj është edhe ai i ARMO-s, ku 60 mln euro taksa nuk u derdhën në buxhetin e shtetit!

Çfarë vlere ka t’i mbyllësh bar-kafenë për shfaqje evazorit më të madh fiskal që abuzon me kompanitë e naftës? Çfarë vlere ka t’i mbyllësh restorantin oligarkut kur i jep koncesionin? Çfarë vlere ka t’i mbyllësh tavernën kur i jep tokat në bregdet me vkm?

Së fundmi, por jo për nga rëndësia, disa vite më parë në Brazil u zbërthye një nga skandalet më të mëdha financiare dhe korruptive. E gjitha nisi nga një Lavazh që pastronte paratë e super oligarkëve të Brazilit që për vite me radhë kishin paguar qeveritë e majta.

E njëjta skemë ndodh sot në Shqipëri. Sot nga zyrat e shtetit ku jepen leje ndërtimi pastrohen parà të krimit ne betonet e gjoja hoteleve të turizmit!

I jap këto shembuj pasi siç e di i madh apo i vogël, i ditur në ekonomi apo me pak shkollë në ekonomi, një biznes oligark nuk ka mbetur të përfitojë apo t’ia hedhë shtetit tek fatura e kasës fiskale. Jo, jo, evazioni apo mospagimi i taksave vjen si pasojë e manipulimeve, vjedhjeve dhe grabitjeve me apo pa ligj nga oligarkët.

Sot bizneset shqiptare kanë nevojë për taksa të ulëta, një shtet që nuk i shtyp me kërcënime dhe inspektime korruptive. Sipërmarrësit kanë nevojë për një qeveri që lufton kundër krimit ekonomik, oligarkisë dhe mbi të gjitha kanë nevojë për një qeveri që lufton për tregun e lirë dhe konkurencën. Dy parime të cilat Rilindja e Tepsisë për Vete  jo vetëm nuk i njeh por i ka armiq.

Janë këto parime mbi të cilat Partia Demokratike ka ngritur propozimet për taksën 9% që do të ulë informalitetin. Do t’i ofrojmë BV një pullë fiskale që asnjë vizitë tatimore për gjoba të mos t’u pengojë aktivitetin. Sipërmarrësve të ndershëm dhe mbi të gjitha shqiptarëve u kemi premtuar ligjin Anti-Oligarki me të cilin do të hetojmë çdo biznes që ka fituar tendera dhe PPP në mënyrë anti-ligjore. Do të kalojnë në sitën e kontrollit çdo biznes që ka abuzuar dhe ka krijuar gropa në buxhet dhe mbi të gjithakushdo që ka pastruar parà përmes betonimit të Tiranës dhe Shqipërisë.

Këtë betejë po lufton Lulzim Basha dhe Partia Demokratike, dhe pikerisht kjo ka shqetesuar shume në qeveri e jashtë saj!

Përballë këtyre propozimeve, Ata që sot mbrojnë oligarkët dhe bashkëqeverisin e bashkëgrabisin me ta kanë vetëm mllefin dhe ofendimet, panikun se nuk mundet dot të mashtrojnë më askënd për vjedhjet, grabitjet, paligjshmërinë dhe inkriminimin e tyre! Sa më i afërt fundi, aq më i egër reagimi!

Kjo është përmbajtja e deklaratës së shpërndarë nga zyra e Partisë Demokratike, në emër të ish deputetes Jorida Tabaku,nën titullin “Tabaku: Edi Rama po dhunon të vegjlit e të varfërit dhe po u shërben oligarkëve dhe klientëve të tij”.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

“Zbritini nga skelat e mortjes”/ Gazetari jep alarmin: “Të tjerë punëtorë vallëzojnë me vdekjen”

Publikuar

-

Nga

Ngjarja tragjike që ndodhi pasditen e djeshme, ku dy punonjës humbën jetën dhe tre të tjerë mbetën të plagosur rëndë pasi ranë nga skelat, teksa po punonin për rikonstrusionin e një fasade pallati në kryeqytet, ka shkaktuar reagime të shumta, pasi punëtorët po punonin jashtë çdo kushti teknik.

Gazetari Bledi Mane ka denoncuar sot një tjetër rast, në zemër të kryeqytetit, 100 metra larg zyrës së kryebashkiakut Erion Veliaj, teksa shihet se si punëtorët punojnë përsëri jashtë çdo kushti teknik duke rrezikuar jetën.

“Veç atyre që vdiqën dje, sot të tjerë punëtorë po vallëzojnë me vdekjen”, shkruan gazetari në rrjetet sociale teksa kritikon ashpër politikanët, të cilët dergjen shezlongeve të shtrenjta, ndërsa qytetarët rrezikojnë jetën për institucionet publike.

Postimi i plotë

Fotolajm/ ATA VDIQËN DJE, SOT TË TJERË PUNËTORË VALLËZOJNË ME VDEKJEN!
Shkoni dhe zbritini nga skelat e mortjes. Janë punëtorë hallexhinj që punojnë duke rrezikuar jetën pa asnjë kusht minimal teknik dhe sigurie.
Bërtituni e u thoni të lenë punën se jeta e tyre nuk vlen 280 mijë lekë. Shkoni, shkoni mos përtoni. Janë duke suvatuar jo në lagjet periferike të Tiranës por po punojnë në zemër të kryeqytetit. I keni te pjesa e pasme e Ministrisë së Transporteve, 100 metra larg zyrës së kryebashkiak lali Erit dhe 50 metra larg zyrës së ministrit të brendshëm Sandër Lleshi.
Pra hallexhinjtë e këtij vendi punojnë e rrezikojnë jetën edhe për institucionet publike.
Qeveri, lëri pushimet dhe shko zbrit nga skela qytetarët e tu. Çohu nga shezlongët e shtrenjtë o qeveri, luaj bythën dhe shpëto një jetë.
(C)Foto nga gazetarja Beti Njum./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Zbulohet skandali/ Ja si Olsi Rama po pastron paratë e krimit

Publikuar

-

Nga

olsi rama vellai i kryeministrit edi rama

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë sot një denoncim në drejtim të kryeministrit Edi Rama si dhe vëllait të tij Olsi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se destinacioni final i Stadiumit që sipas tij kostoja është trefishuar, është ndërtimi i një qendre të madhe tregtare.

Sipas Berishës, “emri i saj Arena Center eshte i perkoheshem, por njelloj si per hotelin thuhet se eshte e Edvin / Olsi Mafise.”

Më tej, Berisha thotë se Arena Center do te jete lavatriçja me e madhe e parave te krimit dhe droges ne Shqiperi.

“Zbulohet destinacioni kryesor i Satdiumit qe po kushton nga 25 milion ne 75 milion euro pra tre here mbi parashikimin.

Pas Kulles Kristaq Rama qe perzuri Sheratonin nga Shqiperia tani stadiumi na “dhuroi” si surprise te bukur edhe qendren tregtare me te madhe ne zemer te Tiranes. Emri i saj Arena Center eshte i perkoheshem, por njelloj si per hotelin thuhet se eshte e Edvin / Olsi Mafise.

Arena Center e la stadiumin pa piste per atletet, stervitjet dhe garat atletike por atletika nuk na duhet gje. Nuk na jep fitime. Kurse Arena Center do te jete lavatriçja me e madhe e parave te krimit dhe droges ne Shqiperi. sb”-shkruan Berisha në postimin e tij./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Plas mes policëve/ Sherr me armë për të ndarë milionat e ryshfeteve

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot në rrjetet sociale mesazhin e një qytetari, sipas të cilit në Shkodër drejtori dhe nëndrejtori i policisë kanë bërë sherr me armë për të ndarë milionat.

Sipas tij, drejtori i Policisë Shkodër dhe nëndrejtori nxjerrin para nga kamionët që kalojnë me dru të prerë.

Postimi i plotë:

Narkodrejtor Niko Brahimaj dhe narkonendrejtori i tij, per ryshfete hiqen ne alltia!

Ata ndajne çdo dite 1 milione lek ryshfete nga kamionet me trupa, akuzon polici dixhital!

Lexoni mesazhin e tij. sb

Pershendetje z.Berisha

Jam nje punonjes i policise shkoder,ne shkoder ka plas sherri midis drejtorit Niko Brahimaj dhe nen Drejtorit Skender Hita te dy kan nxjerr armet dhe sherri per kete eshte qe nendrejtori nuk ka dorezu te gjitha leket e kamionave te te druve qe çdo dite kalojn 20 kamion me trupa dhe te dy bashk çdo dite ndajn 1 milion lek te vjetra. Kjo eshte policia krimit,te lutem anonim tek juve eshte shpresa e fundit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE