LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Të shtëna me armë në Vlorë/ Plagosen tre persona

4 Gusht 2019, 17:57, Aktualitet CNA
Të shtëna me armë në Vlorë/ Plagosen tre persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Vlorë.

Tre persona kanë mbetur të plagosur gjatë një përplasje me armë zjarri në zonën e plazhit të vjetër pas një sherri në lokal.

Të plagosur kanë mbetur pronari i lokalit, shtetasi Arben Brahimaj, djali i tij Brikelo Brahimaj dhe nipi.

Mësohet se pronari i lokalit ndodhet në gjendje të rëndë pasi plumbat e shkrepur nga një armë e  dyshuar e llojit pistoletë e kanë prekur në pjesët e trupit, ndërsa dy tv plagosurit e tjerë kanë marrë vetëm plagë të lehta.

Policia ka bërë dhe identifikimin e autorëve të kësaj ngarje dhe po punon për kapjen e tyre. Ata janë shtetasit me inicialet E.XH e Sh.L, të cilë pas ngjarjes mësohet se janë arratisur drejt pyllit të Sodës.

Në ndihmë të Policisë së Vlorës kanë shkuar edhe Delta Force e FNSH e Fierit. Gjithashtu policia sqaron se  ngjarja e rëndë ka ndodhur për motive të dobëta. /CNA.al

 

Lajmet e fundit nga