Connect with Us

“Të shqetësuar për fatin e shqiptarëve”/ LSI jo vetëm e pabesueshme por edhe qesharake

Politikë

“Të shqetësuar për fatin e shqiptarëve”/ LSI jo vetëm e pabesueshme por edhe qesharake

Publikuar

-

Dje, dështoj mbledhja e KQZ, në lidhje me kërkesat për regjistrim në zgjedhjet e 13 Tetorit nga aleatët e  PD.

LSI, menjëherë pas këtij dështimi ka nisur sulmet ndaj KQZ.

Edhe mëngjesin e sotëm, ish kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, shenjëstruar KQZ dhe kryeministrin Edi Rama.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, që për hir të së vërtetës është shkruar në një nivel analfabetik, Vasili përsërit se 30 Qershori është i paligjshëm.

Sipas tij shpëtimi i vetëm për shqiptarët, është 13 Tetori.

Vsili thotë se janë të shqetësuar për fatin e 3 milion shqiptarëve. Por e thënë kjo nga Vasili, Monika Kryemadhi apo Ilir Meta, është një tallje me qytetarët.

LSI jo vetëm që ëshët e pabesushme pasi në vite ka treguar se interesohet vetëm për tepsinë e pushtetit, por, sa vjen dhe bëhet më qesharake.

Mjafton të lexohet postimi i Vasilit.

Postimi i plotë:

30 qershori i paligjshem dhe faqe e zeze ne historine e Shqiperise.

Zgjedhje ne 13 tetor, kjo eshte rruga dhe shpetimi i vetem per shqiptaret dhe integrimin.

KQZ kreu nje veprim banditesh dje sepse zgjedhjet nuk i ndalin dot 4 kamikaxe te rilindjes nr KQZ.

Edi Rama dhe rilindja gjallojne vetem permes bojkotimit zgjedhjeve te lira e te ndershme dhe bojkotit te cdo forme te funksionimit te shtetit te drejtes.

KQZ rilindase si nje kamikaxe e vertete rrezon dekretet e presidentit dhe bojkoton edhe detyren e ngarkuar me ligj per organizuar zgjedhjet, bile KQZ rilindase bojkoton marrezisht edhe veten duke mos marre pjese ne mbledhjet e saj ku ka detyrim te jete e te shprehe qendrimin e saj per Kerkesen e Opozites qe KQZ te kryeje detyren per organizimin e zgjedhjeve ne 13 tetor.

Arsyeja e vetme qe KQZ bojkoton eshte se rilindja nuk pranon zgjedhje ku ka gare te vertete, por kerkon e zhvillon vetem votime ku konkuron me vetveten,voton po vete,numeron vete dhe shpall rezultatet vete.

Opozita eshte me vendosur kurre qe vetem permes pjesmarrjes se saj ne zgjedhjet e 13 tetorit fillon zgjidhja e rendesishme politike per vendin qe ndodhet ne momentin me kritik dhe ky objektiv eshte i patjetersueshem.

Opozita e vendosur qe ti jape zgjidhje situates permes dialogut dhe konstruktivitetit,  qe si hap te pare ka vetem zgjedhjet e lira dhe te ndershme dhe me standarte te 13 tetorit ashtu sic ligji dhe Kushtetuta percaktojne me ane te Dekretit te Presidentit.

Nuk do te lejojme qe fati i 3 milion shqiptareve te mbetet peng e fatit te nje te cmenduri ne krye te qeverise.

3 milion shqiptaret dhe Shqiperia jane mbi te gjitha kryeministrat qe vijne e ikin,pasi s’jane ata Shqiperia.

LEXO EDHE:  Kokëdhima bën paralajmërimin e frikshëm/ Shqipëria në prag katastrofe

Zgjedhjet ne 13 tetor jane zgjidhja e vetme,shpetimi i vetem dhe askush qe do Shqiperine nuk mund dhe nuk i lejohet qe ti shmanget kesaj rruge,qe shpeton shqiptaret nga skamja ekonomike dhe izolimi shkaterrimtar.

I vetmi armik i zgjedhjeve dhe integrimit dhe i vetmi qe nuk do zgjedhje por votime dhe nje Shqiperi te izoluar eshte Edi Rama.

Ndaj zgjedhjet jane shpetimi i vetem i shtetit ligjor te shkaterruar dhe te vene ne sherbim te krimit korrupsionit dhe pandeshkueshmerise se Edi Rames dhe rilindjes.

Në 30 Qershor nuk ka pasur zgjedhje.
ODIHR dhe zj.Glover shume qarte deklaroi
-se shqiptaret nuk zgjodhen se nuk kishte asnje mundesi zgjedhje per shkak se konkuronte vetem rilindja,
-se Dekretin e Presidentit e shqyrton vetëm Gjykata Kushtetuese ndersa KQZ pra ka vendosur në mënyre te paligjshme te mos zbatoje Dekretin e presidentit sipas urdherit te Edi Rames,
-se Bindja Demokratike është regjistruar në mënyrë të paligjshme në zgjedhje dhe më e rëndësishmja
– se refuzimi nga KQZ i regjistrimit te komisionerëve te opozites për të kontrolluar procesin,ky vendim politik i KËZ rilindase solli që nuk kishte më balancim në komisione, pra komisionet ishin vetem te rilindjes qe vidhnin e manipulonin votat hapur sa ju deshen 4 jave qe te nxirrte rezultatet pas hajduterise se votave.

Edhe Palmer tha te njejten gje që shqiptaret nuk kishin mundësi zgjedhjeje, pra ishin thjesht votime te nje partie.

Këta kryetarë bashkije që po shkojnë nëper zyra duke shqyer dyert me pinca e kacavida,janë një turp dhe nje faqe e zeze.

Imagjinoni si do shkoje kryetari në Shkodër ku kanë votuar vetëm 5 %.
Demokracia është vetem pushteti i shumicës qe del nga zgjedhje te lira dhe te ndershme.Rruge tjeter nuk ka.

Rilindja eshte pakica e pakicës së pakicës.

Kur në 30 Qershor nuk ka pasur zgjedhje dhe ka pasur vetëm votime, ketu fillon edhe kriza e perfaqesimit eshte nena e te gjitha krizave qe shkaterrojne nje vend.

Në vitin 1991 shqiptarët janë ngritur në këmbë dhe nuk e dinin ku po shkonin me qartësi, por kishin vetëm një objektiv, të kishin të drejtë të zgjidhnin dhe të flisnin te lire.
Shqiptarëve sot nuk u lejohet të zgjedhin për shkak të Edi Ramës, qe do votime moniste,por kete te drejte te shenjte jo Edi Rama,por ska burre nene qe tua heqe dot shqiptarëve, te cilet me hir apo me pahir do ta fitojnë dhe do ta ushtrojne per te shpetuar vendin nga hajdutet e qeverise./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Bardhi thirrje SPAK-ut/ Heto pa vonesë dosjet e blerjes së votave

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi, i ka bërë thirrje SPAK-u që të hetojë pa vonesë dosjet e blerjes së votave, 339/1 dhe 184.

Ndërsa thekson se këto 6 vjet, degët e Durrësit, Krujës dhe Shijakut kanë qene nën presionin e tmerrshëm të krimit të organizuar me mbështetje shtetërore.

“Degët e Durrësit, Krujës dhe Shijakut, si askush tjetër, kanë qenë këto 6 vjet nën presionin e tmerrshëm të krimit të organizuar me mbështetje shtetërore.

Demokratët janë përballur me bandat më të rrezikshme që, në bashkëpunim me Edi Ramën, Vangjush Dakon, Artur Bushin, Ilir Ndraxhi, Rrahman Rrahja, Elton Arbana, i kërëconin me bukën e gojës, me heqjen nga puna, me prishjen e biznesit, me sigurinë e familjes.

LEXO EDHE:  Pazari Rama-Basha/ Kryeministri shpërblen deputetët e PD-së

LEXO EDHE:  Pazari Rama-Basha/ Kryeministri shpërblen deputetët e PD-së

Dosja 339 na tregoi egërsinë me të cilën pushteti dhe bandat blejnë votat për Edi Ramën. Është detyrë e SPAK-ut të hetojë pa vonesë dosjet e blerjes së votave, 339/1 dhe 184. Ndëshkimi i atyre që kanë vjedhur votat është 1 nga 9 kushtet e Bundestagut për nisjen e negociatave.

I garantova demokratët dhe qytetarët e Durrësit, Krujës dhe Shijakut se sakrifica e tyre nuk ka për të shkuar dëm. Ne jemi bashkë për të punuar derisa të sigurojmë zgjedhje të lira e të ndershme, që votat e shqiptarëve të mos preken nga Edi Rama, Vangjush Dako, Artur Bushi dhe banditët e tyre.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Reforma Zgjedhore/ Pano Soko: Kur dy palët e mëdha ulen bashkë, ka gjithmonë pazare

Publikuar

-

Nga

“Kur dy palët e mëdha ulen në tryezë ka gjithmonë pazare”. Kështu u shpreh përfaqësuesi i “Nismës Thurje”, Pano Soko i ftuar në emisionin “Kapital”, duke iu referuar ulejs në diskutime pozitë-opozitë për Reformën Zgjedhore.

Për Sakon, tryeza e reformës zgjedhore duket më shumë si marrëveshje mes palëve.

“Ne dorëzojmë si çdo qytetar propozimet tona që mendojme se do të shërbejnë për rregullimin e sistemit zgjedhor. Ai parlament e ka fuqine ligjore për të miratuar ligjet.

Tryeza e Reformës zgjedhore me shumë duket si një marrëveshje sepse opozita politike nuk po dorëzon një paketë propozimesh. Në këtë situatë njerezit kanë frikë nga paktet që mund të jenë bërë. Kur dy palët e mëdha ulen në një tryezë ka pasur gjithmonë pazare.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ulja në tryezë e pozitë-opozitës…/ Andi Përmeti: Ndryshimi i sistemit, kusht për votimin e Reformës!

Publikuar

-

Nga

Pas një krize politike të stërgjatur, palët më në fund kanë një marrëveshje për reformën zgjedhore, e cila duhet të finalizohet deri me 15 mars. Lidhur me të, deputeti i opozitës parlamentare, Andi Përmeti, i ftuar në “Ekopolitikë” në RTV “Ora” thotë se ulja në tryezë ishte pozitive.

Ulja e palëve në tryezë është pozitive. Sigurisht vlerësimi politik duhet parë te kostoja që ka dhënë dhe do të japë. Tryeza mund të zhvillohej para një viti”, thotë Përmeti.

LEXO EDHE:  Ku ishe katër vite zoti ish-ministër?

LEXO EDHE:  Përplasjet/Petro Koçi: Rexhep Meidani vlerësimin që ka për LSI të mos e shfaqë duke sulmuar PS

Deputeti i ka dhenë përgjigje dhe pretendimit sipas të cilit pjesë e marrëveshjes është dhe që deputetët në Parlament duhet të votojnë çfarë të vendoset jashtë Parlamentit nga grupi i Këshillit Politik.

“Nuk ka asnjë konsensus të kësaj natyre. Kusht është diskutimi mbi sistemin. Vota është individuale. Nuk ka asnjë marrëveshje se çfarë do të votohet”, ka saktësuar deputeti Andi Përmeti./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE