Connect with Us

S’ka pushime për punonjësit e Bashkisë Durrës/ Aksion për pastrimin e qytetit

Politikë

S’ka pushime për punonjësit e Bashkisë Durrës/ Aksion për pastrimin e qytetit

Publikuar

-

Bashkia e Durrësit ka ndërmarrë një aksion për pastrimin e qytetit.

Lajmin e ka bërë të ditur kryebashkiakja e re e Valbona Sako, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Sako shkruan se së bashku me administratën ka marrë një nismë nën emrin “Të mbash pastër është kulturë dhe shëndet’.

Sipas Sakos, të gjithë bashkë duhet të kontribuojmë për një qytet sa më të pastër për veten tonë por edhe për turistët e shumtë.

Postimi i plotë

‘Të mbash pastër është kulturë dhe shëndet’, kjo është nisma që kemi ndërmarrë me administratën tonë.

Të mbajmë pastër qytetin është detyra jonë e përditshme por edhe një detyrë qytetare për të gjithë banorët e Durrësit.

Të gjithë bashkë të kontribuojmë për një qytet sa më të pastër për veten tonë por edhe për turistët e shumtë.

LEXO EDHE:  Agron Duka letër të hapur Vangjush Dakos/E ktheve Durrësin në mesjetë!

Ndërmarrja Rruga me fadrromat do të jetë në Kampusin e Universitetit tek ish Këneta Durrësi i ri, bashkë me administraten e ndërrmarjes

Ndërrmarja Komunale Plazh do të jetë nga Ura e Dajlanit deri në Plepa bashkë me administraten e ndërrmarjes

Ndërrmarja e Shërbimeve Komunale Durrës do të jetë nga Ura Dajlanit, Stacioni Trenit, Shëtitorja Taulantia deri në Currila bashkë me administratën e ndërrmarjes

Pallati Kulturës KSHS Teuta dhe Biblioteka tek Stadiumi

Arsimi (Kopeshte, Cerdhe) do të jetë tek Spitali nga mbrapa

Zjarrëfikset do të jenë në plazh nga ura Dajlanit deri në Plepa

Administrata e Bashkisë Durrës do të jetë nga sheshi Taulantia deri në Currila

UKD ne sektorin Rinia./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Deklarata e Metës/ “UDB-ja serbe do të më shkarkojë’

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta deklaron se shkarkimi i tij është me pororsi të shërbimit sekret serb.

Meta i lidh këto pretendime me sulmet “rrugaçërore” ndaj Presidentit dhe me qëndrimet kundër Kosovës dhe shqiptarëve në rajon.

“Patjetër, unë mendoj se derisa siguron hapësira pafund televizive që i dalin në mbrojtje këtij grushti shteti dhe sulmojnë në mënyrë rrugaçërore Presidentin për Kushtetutën dhe Kosovën për ato qëndrime që ka mbajtur duke penguar skenarët ogurzi që defaktorizojnë Kosovën dhe shqiptarët në rajon. Për llogari të kujt shkon kjo? Njerëzit kanë sytë hapur dhe do i kenë më shumë në ditët e ardhshme. Ju e dini që vazhdimisht ne jemi vigjilentë, të habitur nga guximi i marrë dhe i tepruar i këtij grupi që vepron në kushtet e pengmarrjes. Unë këtë e lidh me shumë projekte që në fund të ditës kanë të bëjnë me instalimin e grushtit të shtetit. Grushti është i disa formave, dhe ajo që ka bërë qeveria është që përmes uzurpimit të kompetencave të Presidentit ka arritur të kontrollojë të gjitha institucionet”, tha Kreu i Shtetit në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Do e kishin paketuar si plaçkat”/ Metës nuk i del inati me ambasadorët

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka sulmuar sërish ambasadorët e huaj në Shqipëri të cilët kërkuan që fjalën e fundit për debatin për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese ta thoshte Komisioni i Venecias.

Meta tha se nëse ambasadorja shqiptarë në Itali do të kishte ndërhyrë në dekretin e Presidentit atje, do ta kishin paketuar e ambalazhuar dhe për 24 orë do ta kishin sjellë në Rinas.

“Ambasadorët të gjithë thanë përpara dhe bënë gabim shumë të gabuar, dolën jashtë statusit të tyre diplomatik. Mendoni sikur ambasadorja e Shqipërisë në Romë të vinte në diskutim dekretin e Presidentit italian, do ta kishin paketuar, ambalazhuar, sikur paketohen ato plaçkat, që sillen dhe për 24 orë do ta kishe në Rinas. E dyta mirë ata e bënë, dhe unë u thashë se nuk është kërkesë për Venecian se është qesharake, se e ka shkruar se ndërtohet në mënyrë të balancuar nga presidenti, që është i pari, parlamenti, demokratik jo si ky i joni dhe nga gjykata e lartë.

LEXO EDHE:  Pazaret-Miratohet buxheti i Durrësit/ LSI ribashkohet me PS, nuk i jepet fjala demokratëve

LEXO EDHE:  Pazaret-Miratohet buxheti i Durrësit/ LSI ribashkohet me PS, nuk i jepet fjala demokratëve

Dhe vetë Venecia ka thënë dhe radha do të përcaktohet në Kushtetutë dhe në ligj, sepse e ka thënë vetë Venecia. Sepse mund të ndodhë që Presidenti dhe shumica mund të jenë të një linje politike” tha Meta në studion e “5 pyetje nga Barbaramo”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Çfarë e inatosi Presidentin?/ Meta tregon arsyen e protestës së 2 marsit

Publikuar

-

Nga

Presidenti, Ilir Meta, ka treguar se përse nisi sërish sulmet kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, në kohën kur dukej se mosmarrëveshjet po zbeheshin.

Meta tha se ajo që e nxiti më tepër ishte thirrja e Komisonit të Venecias dhe miratimi i ligjit që anashkalonte betimin e gjyqtarëve për në Gjykatën Kushtetuese tek Presidenti.

“Ne menduam ta denoncojmë tani, se ato jo vetëm thirrën kot më kot Komisionin e Venecias, por ata një ditë para se të vinte Komisioni, bënë fakt të kryer anashkalimin e betimit të gjytarëve tek Presidenti”, u shpreh Kreu i Shtetit në emisonin “5 pyetje nga Babaramo”.

Meta i krahasoi shkeljet e mazhorancës me regjistrimin e tokave në hipotekë, apo edhe me humbjen e  gjurmëve të një aksidenti apo vrasje.

“Kjo do të thotë që unë që kam dikë në varësi, se ajo ka në varësi dhe hipotekat, ta marr pronën tënde dhe ta regjistrojë në emrin e vet. Si mendon ti, duhet të gjithë shqiptarët ta pësojnë këtë gjë? Se shumë prej tyre e kanë pësuar që ta kuptojmë këtë gjë, përveç cënimit të shumë e shumë të drejtave të tjera. Kjo do të thotë që ndodh një aksident, ndodh një krim dhe ti të fshehësh gjurmët e krimit, apo vendos gjurmët e gishtave të tu, që i pafajshëm, aty ku ka ndodhur krimi që e ka bërë dikush tjetër dhe të shkosh të dënohesh ti dhe të shpëtojnë ata të tjerët.

LEXO EDHE:  Djeg me ujë të nxehtë vajzën e tij/ Policia e Durrësit e shpall në kërkim

LEXO EDHE:  Pazaret-Miratohet buxheti i Durrësit/ LSI ribashkohet me PS, nuk i jepet fjala demokratëve

Kjo do të thotë rrëzim i shtetit të së drejtës dhe është bërë në mënyrë të ndërgjegjshme, sepse kanë qenë të paralajmëruar në mënyrë të vazhdueshme dhe u është kërkuar bashkëpunim nga Presidenti i Republikës, Kuvendit të Shqipërisë, Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, dhe të gjithë institucioneve për të mos ardhur te kjo çmenduri që “është perla më e madhe e zbatimit të reformës në drejtësi”, nënvizoi Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE