Connect with Us

Rama tallet me Bashën/ Ibsen Elezi: Me PD e vërtetë, as 6 muaj s’do kishte rezistuar

Politikë

Rama tallet me Bashën/ Ibsen Elezi: Me PD e vërtetë, as 6 muaj s’do kishte rezistuar

Publikuar

-

Ish, kreu i PD-së në Kukës, Ibsen Elezi ka deklaruar se Rilindja po tallet me Republikën e re.

Duke nënkuptuar se kryeministri Edi Rama, po tallet me Bashën.  Sipas tij, në këtë rast, duhet bërë mirë dallimi me PD-në e vërtetë.

“Rilindja, sot po tallet me Republikën e re, është plan i përbashkët. Duhet bërë mirë dallimi, me PD e vërtetë as 6 muaj nuk reziston”, shkruan Elezi në rrjete sociale./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Meta thumbon ndaj Donald Lu dhe Vlahutin/ “Na u puthën në buzë nga gëzimi…”

Publikuar

-

Nga

Ilir Meta nuk i ka kursyer aspak sulmet edhe ndaj dy ish-ambasadorëve të BE-së dhe SHBA-së Romana Vlahutin dhe Donald Lu.

Teksa u pyet në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” nëse pret zgjidhje të krizës aktuale politike nga ndërkombëtarët, Meta thumboi Lunë dhe Vlahutin, të cilët ndodheshin në Shqipëri në korrik të vitit 2016, kur u miratuan ndryshimet Kushtetuese për Reformën në Drejtësi.

“Nuk pres zgjidhje nga diplomatë që sot janë në Shqipëri dhe nesër ikin në Taxhikistan, Afganistan apo dalin në pension”, tha ai, ndërsa me tone ironie deklaroi se nga gëzimi dy ish-ambasadorët u puthën në buzë nga gëzimi.

“Për zgjidhjen e krizës, unë nuk pres zgjidhje nga ndërkombëtarët, zgjidhjet janë në Kushtetutë po të donin. Për atë Kushtetutë që votuam me 140 vota ne na u puthën në buzë dy ambasadorët më të rëndësishëm nga gëzimi i madh, që bëmë me konsensus. Ashtu sikur për fat të keq bekuan kapjen e prokurorisë me 69 vota në kundërshtim të hapur me përcaktimin me 84 vota. Unë nuk e pres zgjidhjen nga diplomatë që sot janë në Shqipëri dhe nesër ikin në Taxhikistan, Afganistan apo dalin në pension. Unë zgjidhjen e pres vetëm te respektimi i Kushtetutës. Kjo është e vetmja mënyrë për të zgjidhur mosmarrëveshjet tona të përditshme. Prandaj unë kam thirrur popullin dhe duhet të thotë fjalën e tij dhe unë kam besim se do ta thotë. Në radhë të parë me pjesëmarrjen, prandaj të tjerat do i komunikojmë në miting…manifestim, kjo është fjala më e mira. Shqiptarët duhet të nguten”, nënvizoi Kreu i Shtetit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dosja “Babale”/ Ku ndodhej vëllai i Fatmir Xhafajt, kur u regjistrua audio-montazhi?

Publikuar

-

Nga

Media ka publikuar sot hartën e intenerarit të ndjekur nga njëra anë e shtetasve Albert Veliu dhe Jetmir Olldashi, si dhe nga ana tjetër nga shtetasi Agron Xhafaj më 24 tetor 2017, në ditën kur pretendohet nga “selia blu” se është kryer audio-regjistrimi “Babale”.

Sikurse njofton gazeta “Dita””për herë të parë në publik po përcjellim grafikun e lëvizjes ku me ngjyrë blu është shënjuar lëvizja e Agron Xhafajt dhe me ngjyrë portokalli lëvizja e shtetasve Jetmir Ooldashi dhe Albert Veliu, i njohur tashmë si “Babalja”.

Ky i fundit, në deklarimin e tij në prokurori, në një nga versionet që ka paraqitur para organit të akuzës, ka pretenduar se takimi në momentin që është bërë “audio-regjistrimi” është zhvilluar në orën 17:30 te lokali Agron Xhafajt në Vlorë.

Ndërkohë, referuar të dhënave që konkludojnë nga analizimi i qelizave telefonike, po në këtë orë, ai dhe gazetari Jetmir Olldashi janë duke udhëtuar nga Vlora për në kryeqytet, ku pikërisht në atë orë lokalizimi i tyre rezulton në unazën e madhe të Tiranës.

Po në këtë kohë, siç mund të shihet edhe nga grafiku, Agron Xhafaj gjendet në Lushnjë, çka hedh poshtë versionin e parë të deklaruar nga “Babalja”.

Ndërkohë, nga ana tjetër avokatët e ish deputetit Ervin Salianji dhe gazetari Jetmir Olldashi, kanë dëshmuar një version të ri.

LEXO EDHE:  Sulmi i Ramës ndaj gazetarëve, reagon Basha: Fjalim kriminal, nxitës i dhunës

LEXO EDHE:  Patozi zbulon frikën e madhe të Bashës/Pse na hoqi nga listat e PD

Ata kanë pretenduar se takimi mes tyre është zhvilluar në orarin 12:30 – 13:45 po te lokali i Agronit në qytetin e Vlorës.

Ky version rrëzohet lehtësisht po nga analizimi i qelizave telefonike ku celularët e gazetarit Olldashi dhe denoncuesit “Babale”, në atë fashë orari janë loguar larg zonës ku pretendohet.

Siç mund të vërtetohet nga grafiku, përkatësisht në orën 12:46 ata gjenden në Orikum, ndërsa në orën 13:47 kanë mbërritur te Marina në Lungomare dhe në orën 14:22 gjenden në Mifol, në dalje të qytetit të Vlorës.

Nga ana tjetër, po qelizat telefonike vërtetojnë se shtetasi Agron Xhafaj, në orën 12:45 gjendet në qytetin e Vlorës, në orën 13:45 gjendet në dalje të qytetit dhe në orën 14:27 antenat e telefonit e lokalizojnë në qytetin e Fierit, përkatësisht të paktën 40 km larg nga vendtakimi i pretenduar nga ish deputeti Ervin Salianji.

Nga i gjithë analizimi i të dhënave, rezulton se shtetasit Agron Xhafaj dhe Alber Veliu kanë qenë në distance të largëta në harkun kohor kur pretendohet nga “selia blu”, duke rrëzuar të gjitha deklaratat e ish ligjvënësit Ervin Salianji dhe kryedemokratit Lulzim Basha të cilët kanë thënë se më 24 tetor këta dy shtetas janë takuar.

Më poshtë po pasqyrojmë edhe grafikun e plotë me skemën e lëvizjes për secilin nga personat:

Itineraret e A.Xhafaj dhe A.Veliu 24 tetor 2017, vendndodhja në orarin 11.00 me 17.00

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Grushti i shtetit”/ Meta: Kam dyshime se janë bashkëpunëtorë disa ndërkombëtarë

Publikuar

-

Nga

Presidenti, Ilir Meta, ka bërë deklarata të forta mbrëmjen e sotme lidhur me atë që ai e ka etiketuar si “grusht shteti”.

Meta tha se ka dyshime që në “grushtin e shtetit” të jenë bashkëpunëtorë edhe disa ndërkombëtarë, teksa po fliste për thirrjen e Komisionit të Venecias për shkarkimin e tij.

“Ata e kërkuan gjoja Venecian për të relativizuar përgjegjësitë penale të Dvoranit se ai, nuk është vetëm ai, ka bërë bashkëpunëtorë të shumtë. Ja dolën disa bashkëpunëtorë, por do dalin dhe të tjerë. Kam dyshime, që për fat të keq do dalin dhe bashkëpunëtorë ndërkombëtarë. Më këtë akt dhe tentativë të pastër të grushtit të shtetit. Unë kam respektuar Venecian, e kanë kërkuar ata, se unë nuk mund të kërkojë Venecian e të vë në diskutim diçka që e kam bërë në përputhje më Kushtetutën e Republikës se Shqipërisë”, nënvizoi presidenti në emisonin “5 pyetje nga Babaramo”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE