Connect with Us

“Opozita fituese e zgjedhjeve të lira”/ Basha gajas demokratët

Politikë

“Opozita fituese e zgjedhjeve të lira”/ Basha gajas demokratët

Publikuar

-

Kreu i PD, Lulzim Basha, deklaroi nga Fushë-Arrëzi se Partia Demokratike me aleatët e saj është fituese e zgjedhjeve të lira e të ndershme kurdo që të mbahen ato.

Basha tha ndër të tjera se 30 qershori e vërtetoi këtë duke i bashkuar shqiptarët krah opozitës kundër bandës së Rilindjes në pushtet.

“Përmes 6 muajsh protestash i kemi dhënë kurojo çdo shqiptari, kemi vetëdijësuar çdo shqiptar dhe sot pas 30 qershorit, nuk janë vetëm sondazhet ato që tregojnë PD dhe aleatët fitues të zgjedhjeve të ardhshme, të lira e të ndershme kurdo që të mbahen ato, por është vetë përmasa e 30 qershorit.

Janë 85 përqind e shqiptarëve të cilët ushtuan me refuzimin e tyre në 30 qershor, thirrjen kombëtare: “Rama ik” dhe vulosën kësisoj aleancën më të madhe politike që ka njohur Shqipëria dhe shqiptarët që nga vitit 1992″, – deklaroi shefi i opozitës shqiptare.

Kryetari i PD duke marrë shkak nga 85 përqind e shqiptarëve që e refuzuan Edi Ramën, tha se tashmë bandën e Rilindjes e kanë braktisur dhe socialistët.

LEXO EDHE:  Sondazhet e Lulit dhe ujku me gomarin

“Me 30 qershor Edi Ramën dhe regjimin e tij e kanë braktisur edhe socialistët e ndershëm. 30 qershori është dita e bashkimit më të madh “Rama ik”, por është edhe një klithmë, një kushtrim për ndryshim,” – nënvizoi gjatë takimit me strukturat e PD, kryetari Basha.

Basha kërkoi nga demokratët që ti përgjigjen thirrjes së shqiptarëve që duan ndryshimin e madh. ” Prej nesh shqiptarët kërkojnë më shumë se denoncime, më shumë se përballje, kërkojnë më shumë siguri për të nesërmen dhe rrugën e ndryshimit të vërtetë ku gjithkush do të jetë më mirë. Tani ka ardhur koha ti ofrojmë shqiptarëve rrugëdaljet nga kjo krizë e tmerrshme dhe ta shndërrojmë shumicën 85 përqind  “Rama ik”, në shumicën e re qeverisëse që do ti prijë transformimit ekonomik dhe politik të vendit”, shprehu vendosmërinë e tij dhe të opozitës së bashkuar, kryeopozitari Basha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Berisha paralajmëron Ramën/ “Do përballesh me një opozitë të fortë”

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote,

Ish- Sali Berisha, paralajmëroi kryeministrin Rama se do të përballet me një opozitë të fortë.

I ftuar në  emisionin “Now” nga Erla Mëhilli në Euronews, Berisha tha se Rama ka përdorur çdo tentativë për të eliminuar kundërshtarët politikë, përmes shpifjeve të pafundme.

“Aty do të kem përpara Edi Ramën dhe e garantoj se do të këtë një opozitarizmin, që atij do ti duken lule ato që kanë qenë përpara, sepse ai ka treguar me këtë mënyrë përfundimtare ligësinë e pafundme shpirtërore për të eliminuar  kundërshtarët me shpifje dhe mashtrime, Këtë se ka bërë njeri, kurrë.



LEXO EDHE:  Çim Peka: Lëvizja për ringritjen e PD zgjon Lulzim Bashën

LEXO EDHE:  I gënjeu me listat për deputetë/ Pas përplasjes, Basha, braktiset në Korçë

 “Edi Rama vjen në parlament si mynxyrë kombëtare, si autor i fatkeqësive njëra-pas-tjetrës kombëtare, që nga koha e Jorgo Kristaq Zografi dhe Enver Hoxha.

Edi Rama vjen si një vasal i pështirosur i Aleksandar Vuçiçit… është autor i asaj çfarë ndodhi në Mal të Zi, pasi merr ky një luftë-nxitës, një Gëbels të Millosheviçit”, tha Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

A mund të çojë çështja e Berishës në përçarjen e PD?/ Ja si përgjigjet ish-lideri demokrat

Publikuar

-

Nga

Çështja e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe nëse do e përjashtojë PD, pas ultimatumit të SHBA, është tema e diskutimeve politikë të ditëve të fundit.

I ftuar në emisionin “Now” me moderatoren Erla Mëhilli, Berisha u shpreh i prerë se kjo është vetëm çështje e tij dhe nuk ka asnjë arsye për të patur përçarje brenda partisë.

Jo në rrafshin personal, por në rrafshin njerzor të mbroj dinjitetin dhe ftoj çdo shqiptarë që ka faktin më të vogël ta paraqes publikisht. Në momentin që del një fakt unë marr çdo përgjegjësi.



LEXO EDHE:  Sondazhet e Lulit dhe ujku me gomarin

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë/ Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së i “çjerr maskën” Bashës

Unë kam shkuar në gjyq për shpifje, jo për të ndryshuar vendim. Jo, vendimi është i autoriteteve që e kanë marrë.

Kam bindje absolute që janë fallsifikime. Vijnë nga Delina Fico me shoqe, Ben Blush e Carlo Bolino.

Blinken është keqinformuar dhe unë do përpiqem të faktoj”, tha Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha i qartë: Ikën Basha jo PD

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se të premten do të jetë pjesë e parlamentit të ri, duke sfiduar kështu hapur SHBA. I pyetur nga moderatorja e emisionit “Now”, Erla Mëhilli, nëse PD nën presion do e përjashtonte, Berisha tha se do të bënte gjithçka që PD të bëhej ajo që ka qenë, parti e parimeve.

Nëse PD apo kushdo tjetër do ndërmerrte një vendim aparimor, Sali Berisha do bënte gjithçka që PD të bëhej ajo që ka qenë, parti e parimeve. Asnjë lloj kufizimi nuk mund të kem unë në kuadrin ligjor kushtetues për rikthimin e PD në vlerat për të cilat është reformuar.



LEXO EDHE:  Deklarata e fortë/ Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së i “çjerr maskën” Bashës

LEXO EDHE:  Nga Mero Baze/ Domethënia pozitive e kompanive të pasura të kunatit të Lulzim Bashës

Unë do bëj çdo gjë për kthimin e PD mbi vlerat që është themeluar .

Ideja se PD është parti e Sali Berishës e do një zbërthim. Ata të cilët mendojnë se unë me akte konkrete dhe qëllime konkrete dhe propozime konkrete kam drejtuar PD, ata mashtrojnë. Kam influnecë të fuqishme në PD. Nuk gjen njeri të thotë që gjeta mbështetje në PD për shkak të mbështetjes së Berishës”, është shprehur Berisha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE