LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Krenoheshim me të”/ Meta mesazh prekës për ndarjen nga jeta të Fehmi Telegrafit

4 Gusht 2019, 16:10, Politikë CNA
“Krenoheshim me të”/ Meta mesazh prekës për ndarjen

President ii Republikës Ilir Meta, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Fehmi Telegrafi, nismëtar i themelit të PD- së në Berat.

Në mesazhin e tij, Meta shprehet: “Personalisht do të ruaj gjithmonë nderimin më të madh për këtë edukator e frymëzues të shumë kampionëve e rekordmenëve të Shqipërisë si Vasil Hoco me shokë, të cilët arritën rezultate të jashtëzakonshme, që e çuan përpara sportin e peshëngritjes në nivel kombëtar e ndërkombëtar”.

Postimi i plotë

Të dashur miq!

Me hidhërim të madh mora sot lajmin e ndarjes nga jeta të Profesor Fehmi Telegrafit, njërit prej ikonave dhe autoriteteve të zhvillimit të sportit tonë të peshëngritjes.

Personalisht do të ruaj gjithmonë nderimin më të madh për këtë edukator e frymëzues të shumë kampionëve e rekordmenëve të Shqipërisë si Vasil Hoco me shokë, të cilët arritën rezultate të jashtëzakonshme, që e çuan përpara sportin e peshëngritjes në nivel kombëtar e ndërkombëtar.

Po kështu Profesor Fehmiu kontribuoi për ekipet tona kombëtare dhe sukseset e tyre.

Në këtë ditë të vështirë jam pranë familjes së tij, kolegëve e ish-sportistëve, si edhe qytetarëve të Beratit, të cilët krenoheshin me personalitetin dhe sukseset e tij!/CNA.al

 

Lajmet e fundit nga