Connect with Us

Gazetaria investigative/ Ambasada e SHBA jep njoftimin e rëndësishëm

Sociale

Gazetaria investigative/ Ambasada e SHBA jep njoftimin e rëndësishëm

Publikuar

-

Ambasada e SHBA në Tiranë ka nxjerrë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata që kanë dëshirë të jenë pjesë aktive e gazetarisë investigative dhe që duan të luftojnë korrupsionin.

Sipas njoftimit të Ambasadës, duhet të aplikoni dhe personat që do të përzgjidhen do të marrin pjesë në një program të organizuar nga profesorë të shquar gazetarie, shqiptarë dhe amerikanë.

Njoftimi i Ambasadës

Je student dhe dëshiron të ndihmosh në luftën ndaj korrupsionit? Aplikoni për të qenë pjesë e Laboratorit të Gazetarisë Investiguese! Studentët e zgjedhur që do të shfaqin pasion dhe kurajo për gazetarinë investiguese dhe të pavarur do të marrin pjesë në një program udhëheqës dhe do të shkruajnë histori investiguese mbi çështje të rëndësishme në Shqipëri. Do të ofrohen pajisje inovatore dhe trajnim gazetarie nga ekspertë nga Shqipëria dhe profesorë të shquar gazetarie nga Amerika.

Për të aplikuar, ju lutemi të dërgoni sa mëposhtë në [email protected] deri më 9 gusht 2019

  • Ju lutemi të shkruani një ese (300 fjalë ose më pak) në anglisht, mbi një nga temat e mëposhtme:
  1. Si mund të ndihmojë gazetaria e përgjegjshme në forcimin e demokracisë në Shqipëri?
  2. Përse është e rëndësishme që të kemi media informative që janë të pavarura nga ndikimi i qeverisë, politikës dhe interesave të biznesit?
  3. Si ndikon korrupsioni në qytetarët e zakonshëm?
  • Emri i Plotë, Datëlindja, Adresa, Universiteti, Viti, Dega, Numri i Telefonit, Adresa e Emailit.
  • Shembuj të punës tuaj (lidhje artikujsh në blogje, gazeta, projekte gazetarie, punime video ose audio).
LEXO EDHE:  Reforma në Drejtësi/ Ambasada e SHBA tjetër mesazh të rëndësishëm

Kritere

Në mënyrë që të kualifikoheni për programin, aplikuesit duhet të jenë:

  • Rezidentë në Shqipëri (për studentët e përzgjedhur nga rrethet përveç Tiranës do të rimbursohen shpenzimet e transportit)
  • Aktualisht të ndjekin studimet për gazetari, komunikim ose degë të ngjashme në një universitet shqiptar
  • Të aftë të flasin dhe të shkruajnë në gjuhën angleze/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Sociale

Rikthehen vranësirat/ Çfarë parashikojnë sinoptikanët për nesër

Publikuar

-

Nga

Rikthehen vranësirat/ Çfarë parashikojnë sinotpikanët për nesër

Ditën e nesërme vendi ynë gradualisht do fillojë të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike. Moti fillimisht do të jetë me diell si dhe vranësira kalimtare ndërsa prej orëve të mesditës vranësirat do të vijnë në shtim deri të dendura por nuk do të mungojnë intervalet me diell.

Duke filluar nga orët e mesditës në zonën e veriperëndimit do të fillojnë reshjet e herëpashershme me intensitet të ulët ndrësa në orët e pasdites dhe mbrëmjes në këtë zonë reshjet lokalisht në formën e shtrëngatave.

LEXO EDHE:  “Mirëpresim miratimin e marrëveshjes”/ Ambasada e SHBA: Palët të ulen në tryezën e Këshillit Politik

LEXO EDHE:  Situata e pandemisë/ Ambasada e SHBA jep mesazhin e fortë: Parlamenti gur themeli i demokracisë

Sipas Shërbimit Meteorologjik, era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim dhe shpejtësi mesatare 1-7m/sek. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës me shpejtësi deri në 10-15m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 0-2 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore -3°C deri në 12°C

zonat e ulëta -2°C deri në 18°C

zonat bregdetare 3°C deri në 17°C./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Qytetarët kanë frikë të vijnë në spital”/ Brataj: Rastet janë në rënie, nuk jam dakord me lockdown-in

Publikuar

-

Nga

Kufizimi i lëvizjes/ Brataj shpjegon masat e reja, pse u vendos mbyllja në 20:30

Drejtuesi i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Skënder Brataj u shpreh se nuk është dakort me masat e vendosura të Covid-19.

Sipas tij ka ulje të rasteve të të infektuarve si dhe situata është e menaxhueshme.

“Rastet janë gjithmonë dhe në rënie pranaj unë nuk jam dakort me lockdown-in si dhe me masat e tjera të vendosura. Sot janë rreth 600 raste të reja, pra numri është gjithmonë e në rënie”, u shpreh Brataj.

Brataj u shpreh se qytetarët kanë frikë të shkojnë në spital pasi besojnë teoritë që në spital nuk marrin shërbimin e duhur si dhe lihen pas dore.

LEXO EDHE:  “Mirëpresim miratimin e marrëveshjes”/ Ambasada e SHBA: Palët të ulen në tryezën e Këshillit Politik

LEXO EDHE:  Ambasada e SHBA-ve fton shqiptarët: Bashkohuni me LGBTI

“Shumica e personave të prekuar nga Covid-19 vijnë me vonesë në spital. Ata kanë frië të vijnë në spital pasi u besojnë teorive që në spital nuk merr kujdesin e nevojshëm dhe se lihesh pas dore. Situata të tilla edhe kanë ndodhur por nuk ka spital perfekt”– u shpreh ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Nis vaksinimi në Lezhë/ Manastirliu lajmëron ardhjen e 8000 dozave të tjera nga Pfizer

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme ka nisur vaksinimi për të moshuarit mbi 90 vjeç në Lezhë. Të pranishëm ishin dhe Kryeministri Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta

Manastirliu, e cila ka lajmëruar se në 15 mars priten të vijnë dhe 8000 diza të tjera nga vaksina Pfizer.

“Kemi arritur 15 mijë vaksinime, 12 mijë janë personel shëndetësor. Bëjmë çdo ditë të paktën 1000 vaksinime dhe besoj se do të bëjmë akoma më shumë me ardhjen e vaksinave nga Pfizer. Me datë 15 Mars vijnë rreth 8000 vaksina nga Pfizer”- tha Manastirliu./CNA.al

LEXO TE PLOTE