Connect with Us

Foto- Bregdeti i Malit të Robit nën pushtetin e betonit

Sociale

Foto- Bregdeti i Malit të Robit nën pushtetin e betonit

Publikuar

-

Bregdeti në Shqipëri, pothuajse në çdo qytet, është betonizuar aq shumë saqë në vend të rërës ku mund të ulesh e të pushosh i qetë ka beton dhe shkallë të betonizuara.

Diku i betonizon privati për interesa të biznesit, diku tjetër i betonizon shteti për të treguar se aty “punohet”.

Megjithatë, të gjithë shkojmë në plazh dhe në bregdet për të qenë në kontakt me detin, me rërën dhe jo ta shohim atë nga lartësia e ndonjë bordure betoni e cila nuk dihet se pse ndodhet aty.

Më poshtë mund të shikoni disa foto të bëra nga fotografi Elvis Gorica në bregdetin e Kavajës, pikërisht në Malin e Robit.

Nga foto mund të shihet qartë se aty ku ka qenë dikur breg deti është ndërtuar një bordurë betoni totalisht e panevojshme.

LEXO EDHE:  10 foto që tregojnë se sa shumë ka ndryshuar bota dhe marrëdhëniet njerëzore

Nuk e di se kush e ka ndërtuar bordurën por ajo që duket qartë është fakti se ajo është totalisht e panevojshme. Askujt nuk i duhet një beton që të ndan nga deti, akujt nuk i duhet diçka kundra natyrës.

Megjithatë, tashmë është fakt se aty ku më parë ishte bregu tani është një bordurë e gjatë betoni e cila të pengon të bësh plazh. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Punime në rrjet/ OSHEE njofton ndërprerjen e energjisë elektrike në këto zona

Publikuar

-

Nga

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, (OSHEE), ka njoftuar të tjera ndërprerje të energjisë elektrike në Tiranë.

Në njoftim thuhet se do të ketë stakim të energjisë elektrike në datat 25 dhe 26 shkurt në zonat e mëposhtme.

“OSHEE njofton abonentët se për shkak të punimeve të planifikuara që po kryhet nga drejtoria rajonale e OSHEE Tiranë, në datat 25-26 shkurt do të stakohet energjia në disa zona në Tiranë. Bëhet fjalë për disa rrugë që do të kenë mungesë energjia gjatë të martës dhe së mërkurë.

25 shkurt/09:00-15:00
Pjesërisht rruga “Nazmi Rushiti”, rruga “Has Mema”, rruga “Imer Ndregjoni”, rruga “Ali Demi”

LEXO EDHE:  10 foto që tregojnë se sa shumë ka ndryshuar bota dhe marrëdhëniet njerëzore

LEXO EDHE:  Pamje të mahnitshme nga qyteti juglindor/ Korça “kartolina” e fundvitit

26 shkurt/ 09:00-15:00
Pjesërisht “Rruga e Dibrës”, Konvikti i Vajzave.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Lubonja flet nga Italia/ “Jam mirë me shëndet, pa koronavirus”

Publikuar

-

Nga

Koronavirusi ka prekur një numër të lartë personash edhe në shtetin fqinj, Italinë.

Analisti, Fatos Lubonja, ka treguar më shumë për situatën që po përjetojnë qytetarët. Në një lidhje në skype në rubrikën “Opinion”, në News 24, Lubonja tha nga Italia se është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa tregoi se frika ekziston.

“Jam mirë me shëndet, pa koronavirus. Është një situatë ku mund të flitet edhe për një lloj frike dhe për një përkujdesje. Në Itali rezulton që përgjithësisht 9% e popullatës goditet në dimër nga gripi sezonal, afërsisht 8-9 milionë. Nga këta 300-400 të vdekur direkt, por ka dhe të vdekur indirekt që shkojnë në një fazë më të gjatë. Këtu kemi të bëjmë me një agresion që është ky gripi i veçantë, koronavirusi. Flitet që është një grip më agresiv, por që ka kapur 220 banorë.

Këtu është gjithë debati, sa duhet të kemi panik, sa është normale, sa duhet të kujdesemi dhe të ruhemi nga paniku. Italia ka alertin më të lartë. Mund të ketë dhe raste në Spanjë, por nuk ka alert. Ka kujdes të madh, organizim të madh. Shqetësimi është sepse ka një vlerësim për jetën njerëzore ndoshta shumë më të madh seç e kemi ne”, u shpreh Lubonja.

LEXO EDHE:  FOTO/ Njihuni me bukuroshen e ditës së sotme

LEXO EDHE:  Këngëtari shqiptar po ja heq trurin femrave me fotot e tij

Analisti deklaroi se debati kalon në një nivel tjetër kur flitet për shtimin e masave në aeroporte dhe porte.

“Tek ne debati përqendrohet se sa jemi të aftë, sa i kemi strukturat, sa e kemi gatishmërinë, sikur të na hyjë ky virus sa mund të dëmtohemi. Frika në Shqipëri është po hyri tek ne, se rreziku është më i madh ka një lloj logjike. Masat e kontrollit të hyrjeve nga Italia duhet të jenë”, nënvizoi ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Mblidhet sërish Task Forca/ Ministria e Shëndetësisë del me njoftimin zyrtar: Tetë raste të testuara rezultuan negative

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka mbledhur pasditen e sotme sërish Task-Forcën ku u raportua situata e deritanishme në vendin tonë dhe masat e marra.

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, ku ndodhet laboratori i çertifikuar që kryen analizën për koronavirus COVID-19, rezulton se janë testuar deri tani 8 raste të dyshuara, të cilat kanë rezultuar negative.

Ekspertët konfirmuan në mbledhjen e Task-Forcës se deri tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar të koronavirusit në vendin tonë.

Pas evidentimit të situatës shëndetësore me prezencë komunitare të koronavirusit në Itali po vijohet me përforcimi i masave në pikat kufitare, sigurimi i sasisë së shtuar të mjeteve të mbrojtjes personale, përforcimin e gjurmimit të rasteve për të rritur kontrollin për parandalimin e depërtimit të koronavirusit COVID-19.

LEXO EDHE:  Amber Rose seksi dhe në përditshmëri

LEXO EDHE:  Fotot historike e dhjetorit të 1970/ Kadare dhe Kryeziu, çfare ndodhi pas ndalimit te gazetës së famshme “Rilindja”

U vendos që ISHP, ISHSH, strukturat e njësive vendore të shëndetit  të ndjekin zbatimin e urdhrit të ministres Manastirliu për masa të shtuara higjieno-sanitare në institucionet arsimore, si një masë shumë e rëndësishme në këtë situatë. Përfaqësuesit e Task Forcës kanë bërë apel edhe për qytetarët të jenë të vëmendshëm për të respektuar masat higjieno-sanitare.

 

LEXO TE PLOTE