Connect with Us

Ekskluzive-Plas në PS/ Deputetët konfliktohen me ministrat

Politikë

Ekskluzive-Plas në PS/ Deputetët konfliktohen me ministrat

Publikuar

-

Partia Socialiste është përfshirë në një konflikt të brendshëm që sa vjen dhe thellohet.

Lufta mes llojit, tregon krizën që ka përfsirë Partinë Socialistë, pavarësisht se në publik, mundohen të manipulojnë situatën.

CNA.al ka mësuar nga burime zyrtare brenda PS, se ka një lloj pakënaqësie të madhe, gjë që është përshkallëzuar me përplasje midis grupit parlamentar dhe ministrave të Partisë Socialiste.

Përplasja ka shkuar deri në atë pikë, saqë një pjesë e madhe deputetëve nuk  përfillen nga ministrat. Megjithëse, grupi parlamentar përpiqet të mbahet dhe të menaxhohet nga Taulant Balla, deputetët kanë ngelur si ushtarë me rrogë në karantinë.

Nga ana tjetër, ministrat kanë një shkëputje të madhe me grupin parlamentar, një shkëputje që shkon deri në injorim.

Sipas burimeve zyrtare të CNA.al, si pasojë një përplasjeje të ashpër që ka nisur, edhe kur shkëmbehen në koridoret e Parlamentit, shumë deputetë dhe ministrat, nuk flasin dhe nuk e përfillin njëri tjetrin.

Situata është e tillë, saqë është kthyer thuajse në një konflikt marrëdhënia mes shumë deputetëve dhe një pjese të kabinetit qeveritar. Përtej kësaj qëndron dhe një pakënaqësi e madhe në strukturat e socialistëve.

Edhe në zgjedhjet e 30 Qershorit, pavarësisht faktit, se janë përllogaritur 770 mijë vota , që sipas PS janë 25 përqind e qytetarëve, çështja është se në këtë shifër numërohet edhe një pjesë e madhe e administratës, të cilët janë detyruar që të shkojnë të votojnë.

Po të llogaritësh këtë pjesëmarrje në votim dhe të heqësh votat e pavlefshme dhe votat e detyruara, del që socialistët nuk është se kanë dalë të gjithë në votime, apo kanë qenë të predispozuar për të votuar  Ramën dhe ministrat e tij.

LEXO EDHE:  Kuvendi iu jep “Ok” ndryshimeve në qeveri/ Pranohen ministrat e Bashës

Ç’ka tregon, se pavarësisht çfarë foli Kryeministri në mbledhjen e Asamblesë për deputetë, të cilët  shkuan javët e fundit në fushata, PS, është përfshirë në një luftë të brendshme.

Dua ta them që sot nuk mund të ketë më deputetë që marrin malet për të takuar njerëz, deputetë që marrin njerëzit në krah për t’iu zgjidhur një hall, deputetë që rrinë në kontakt të vazhdueshëm me njerëzit, dhe nga ana tjetër deputetë që edhe në fushatën e 30 qershorit kane shkuar tek njerëzit vetëm javën e fundit. Nuk mund të ketë më anëtarë të Asamblesë Kombëtare të PS-së, që pavarësisht se mund të jenë të rregullt në mbledhje, nuk shfaqen tek njerëzit″,ka thënë Rama në Asamblenë Kombëtare të PS-sës me datë 23 Korrik 2019.

Pra, ka pasur dhe ka vërtet një konflikt të brendshëm brenda PS dhe kjo është e konfirmuar zyrtarisht edhe nga Kryeministri.

Ai vetë ka thënë që shumë deputetë nuk kanë shkuar në zonat ku janë zgjedhur, ç’ka do të thotë se ka një problem të madh, pse deputetët nuk kanë shkuar në fushatë, apo në disa raste kanë bërë sikur kanë bërë fushatë, duke braktisur Ramën dhe ministrat e tij.

Pra, PS, është në krizë të thellë, gjë e konfirmuar edhe nga Kryeministri, por përtej kësaj pritet reagimi dhe lëvizjet e Ramës.

Tashmë pritet të shihen se cilat do jenë lëvizjet e kryeministrit Rama , në lidhje me kabinetin, qeverisjen e vendit dhe reagimin që do të ketë ndaj grupit parlamentar të PS, ku shumë shpejt pritet që të ketë edhe një rebelim./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Sassoli viziton së shpejti Tiranën/ Dritë jeshile nga BE për negociatat?

Publikuar

-

Nga

Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, duke folur në konferencën e 16 të komisionit parlamentar për integrimin Europian, bëri të ditur se presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli do të vijë më 4 shkurt në Tiranë.

“Komisioneri ishte në Prishtinë pasi zhvilloi një takim si zyrtarë evropian. Për pak ditë me 3 dhe 4 shkurt Sassoli do të jetë në Tiranë. Janë në krye të axhendës Evropiane. E kemi bërë shumë të qartë se angazhimi jonë mbetet i palëkundur dhe i pa lëshuar. Liderët e BE do të diskutojnë në këshill në Mars për zgjerimin dhe më pas në samitit e Ballkanit.”-deklaroi Soreca.

Më tej, Soreca shtoi se Komisioneri i ri për Politikën e Fqinjësisë Europiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Olivér Várhelyi shprehu optimizmin e tij për hapjen e negociatave dhe jo me shumë mundësi do të arrihet shumë shpejt.

“Varhelyi shprehu optimizmin e tij që këshilli i marsit mund të sjellë rezultate pozitive. Këtë javë Von der Leayen, deklaroi se samiti i Zagrebit do të jetë i suksesshëm në qendër të diskutimit. Duhet të plotësojmë dhe të punojmë, për angazhimet e tyre. Si parlamentare keni rol jetik. Sa i përket zbatimit të Reformave, luftën kundër krimit dhe për shtetin ligjor. roli i parlamenteve nuk mund të nënvlerësohet. Integrimi në BE nuk është i lehtë por kërkon përkushtueshmëri. Jeni në zemër të procesit. Të monitorohet edhe puna e bërë nga qeveria. Duhet integrim. Nuk është qëllim në vetvete.” tha ndër të tjera Soreca.

LEXO EDHE:  Rama ndan detyrat/ Ja ministri që do drejtojë operacionin për tërmetin

LEXO EDHE:  Kuvendi i Shqipërisë sensibilizohet në ndihmën ndaj fëmijëve talasemikë

Po ashtu, Soreca tha se BE është pranë shqiptarëve, ndërsa apeloi për dialog mes palëve, duke e cilësuar këtë si jetik.

“Si anëtar të parlamentit keni një rol të rëndësishëm. Është simbol i dialogut politik. Është jetik. Për një progres të mirë. Dialogu nuk është i rëndësishëm vetëm për vendin por edhe mes qeverive të rajonit. Stabiliteti nuk bëhet vetëm në izolim. Arsimi i të rinjve, lidhin këtë rajon me BE. Kemi parë se Bashkëpunimi rajonal mund të sjellë rezultate. Kemi parë se si i gjithë rajoni u bashkua në nëntor pas pasojave të tërmetit, solidariteti duhet të na frymëzoj . BE është pranë jush, duhet të besoni për këtë. ”  u shpreh Soreca./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Rekrutues prostitutash”/ Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar zbulon prapaskenat e debateve PD-PS

Publikuar

-

Nga

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri ka reaguar ashpër në lidhje me të ashtuquajturat debate televizive mes PS dhe PD.

Në një postim në rrjetet sociale, Kulluri shkruan se debatet në fjalë u ngjajnë rekrutuesve të prostitutavae qe u mbushnin mendjen vajzave te reja se “me prostitucion do besh para e dashur”

Sipas Kullurit si Basha dhe Rama janë tallur me shqiptarët gjatë vitit 2019.

“Të shikoje nëpër studiot e debateve “ciftet e te dashuruarve PS-PD” qe debatonin me analistet ishte nje spektakel i shemtuar politik! Si rekrutues prostitutash qe u mbushnin mendjen vajzave te reja se “me prostitucion do besh para e dashur”! I percane, i perdoren, i nxiten ne lufte dhe dje i tallnin duke u mbushur mendjen se e gjithe 2019 politike ishte nje shaka! Se per qytetaret dhe militantet nuk kane asnje merak. Per ta jane thjeshte “mbushesa topi”, apo me keq “minj laboratori”!”-shkruan Kulluri në postimin e tij./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“O mashtrues, si nuk ke turp”/ Ramës i dështon propaganda,  qytetarët i “nxjerrin bojën”

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama kohët e fundit ka ndryshuar ritualin e tij të mëngjesit. Tashmë Rama nuk thotë “mirëmëngjes” duke publikuar një ndër “punët e mëdha”, që pretendon se po bën qeveria e tij, por ka filluar e publikon fjalë të shenjta të personaliteteve botërore.

Sot Rama e ka nisur ditën duke cituar Papa Benediktin XVI, “Djalli e merr forcën nga pavendosmëria dhe halli se ç’mendojnë të tjerët”.

Por, pas këtij postimi qytetarët, të cilët duket se nuk i besojnë më propagandës së Ramës, kanë shpërthyer në kritika dhe akuza në drejtim të kreut të qeverisë.

“Pse nuk publikoni më punët e javës? Apo keni mbaru gjitha punet e jemi në rregull?”-shkruan një qytetar.

Ndërsa një tjetër qytetar shkruan “Hap fabrika e vende pune, për këto kanë nevojë shqiptarët e sa ma pak “fjalë të urta e të shenjta”. Sjell investitor të huaj sidomos europiano-perendimor se mbaroi Shqiperia!”.

LEXO EDHE:  Nxori nga burgu nipin e arrestuar në flagrancë/ Kush është i forti i PS në Mirditë

LEXO EDHE:  "Ministrat arrogantë dhe prepotentë"/ Ja kur priten ndryshimet në qeveri  

Po ashtu një tjetër qytetar shkruan “Krejt Shqipëria u mbush me drogë, mafie e me vrasje çdo ditë po shikojmë vrasje neper rrugë. Tani edhe me snajper ja kanë nis. Ndalo krimet e mos u merr me përralla e me shkrime te Papes po ndreqe Shqiperinë”

Më tej, një tjetër shkruan “O mashtrues, nuk te ben leku njeri. Ngele duke kerku timonin por harrove qe nuk je i afte te drejtosh as makinen e jo me nje shtet. Ti ske turp e ska vlere ajo shprehja. Por te zente haku i atyre qe po vuajne nga tahmaja jote.”/ CNA.al

LEXO TE PLOTE