Connect with Us

Bie në kontakt me rrymën elektrike/ Humb jetën 58-vjeçari

Kronika

Bie në kontakt me rrymën elektrike/ Humb jetën 58-vjeçari

Publikuar

-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Mirditë. Mësohet se një 58-vjeçar ka hyumbur jetën pasi ra aksidentalisht në kontakt me rrymën elektrike.

Policia njofton se rreth orës 15:45, në fshatin Ndërfane, Mirditë shtetasi Gj.P., 58 vjeç, banues në Ndërfane, Mirditë, në banesën e tij, aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, ku si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

8 ditë në këmbë deri në Pogradec/ Refugjatët afganë: “Ne nuk jemi terroristë”

Publikuar

-

Nga

8 ditë në këmbë deri në Pogradec/ Refugjatët afganë: “Ne nuk jemi terroristë”

Policia ka kapur ditën e djeshme 6 refugjatë afganë në hyrje të qytetit të Pogradecit në zonën e quajtur “Enkelana”. Mes tyre ishin 3 të rritur dhe 3 fëmijë.

Sipas burimeve ata kishin ardhur në këmbë nga kampi në Greqi drejt Korçës dhe nga Korça në Pogradec në këmbë. Ata janë parë nga kalimtarë të rastit si fillim që i kanë gjetur duke qarë në rrugë pasi kishin mbetur aty.

LEXO EDHE:  Protesta e opozitës/ Lubonja: Policia e papërgatitur për dhunë

LEXO EDHE:  Megaoperacioni ndërkombëtar/ Policia nxjerr emrat, kush janë 5 shqiptarët e arrestuar

Ata rrëfejnë se kishin ecur rreth 7-8 ditë për të mbërritur deri në Pogradec.

Njëra prej vajzave adoleshente kërkonte të ikte në Tiranë tek nëna e saj dhe mes lotësh thotë që nuk do gjë tjetër veç të shkollohet.



“Nuk dua para, nuk dua ushqim, dua të shkoj në një vend më të mirë ku të shkollohem. Ne nuk jemi terroristë,” tha ajo./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmë në Durrës/ Arrestohen 5 persona

Publikuar

-

Nga

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmë në Durrës/ Arreston 5 persona

Polica e Shtetit ka arrestuar në flagrancë 5 shtetas si dhe shpallen kërkim tre të tjerë, pas një sulmi me armë zjarri që ndodhi dje në Durrës, ku një person humbi jetën dhe u plagos djali i tij dhe një tjetër.

Policia kanë shkuar në vendngjarje dhe ka bëre të mundur, identifikimin e personave të përfshirë në konflikt, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:

K.D., 20 vjeç, H.T., 23 vjeç dhe S.T., 20 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 18.09.2020, rreth orës 20:00, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, me mjete të forta e më pas me armë zjarri kanë mbetur të plagosur shtetasit E.Gj., 19 vjeç, H.T., 23 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve si dhe shtetasi A.B.(Gj)., 39 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në Spitalin Rajonal Durrës.

LEXO EDHE:  Megaoperacioni ndërkombëtar/ Policia nxjerr emrat, kush janë 5 shqiptarët e arrestuar

LEXO EDHE:  Përplasi për vdekje të riun/ Arrestohet i afërmi i zv.ministrit të Ramës

Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë dhe shtetasit :



E.C.(B)., 25 vjeç dhe A.K., 24 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Moskallëzim krimi”

Gjithashtu po në vijim të veprimeve janë shpallur në kërkim policor edhe tre shtetas të tjerë ku vijon puna për kapjen e tyre.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 automjete, 4 aparate celular si dhe pamje filmike në interes të zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, në ngarkim të shtetasve K.D., H.T., dhe S.T., për veprat penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim, “Armëmbajtje pa leje” dhe në ngarkim të shtetasve E.C.(B)., A.K., për veprën penale “Moskallëzim krimi”./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Makina përplaset me shtyllën dhe pastaj me murin e një banese/ Plagoset pasagjeri

Publikuar

-

Nga

Makina përplaset me shtyllën dhe pastaj me murin e një banese/ Plagoset pasagjeri

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi është regjistruar mbrëmë në aksin rrugor Pogradec-Drilon.

Sipas të dhënave paraparake mësohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e makinës tip “Benz” duke u përplasur me një shtyllë ndriçimi dhe më pas me murin e një banese.



Si pasojë është plagosur pasagjeri, i cili momentalisht ndodhet në spitalin e Pogradecit.

LEXO EDHE:  Ndryshon “shtetrrethimi”/ Si do të lëvizet nga sot dhe në vijim në Tiranë dhe rrethe

LEXO EDHE:  Megaoperacioni në 12 qytete/ Donika Prela zbardh detajet

Policia po heton për të gjetur shkaqet e aksidentit./CNA.al

LEXO TE PLOTE