LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

23 mijë dollarë dëmshpërblim, për një këmishë të blerë në Nju Jork/ Paditë e Ramës shtyhen për në vjeshtë

4 Gusht 2019, 12:25, Politikë CNA
23 mijë dollarë dëmshpërblim, për një

Kryeministri Edi Rama ka regjistruar tre padi për shpifje të cilat i ka dërguar në Gjykatën e Tiranës në datën 3 nëntor 2018, ndërsa tre të tjera datojnë më 17 qershor 2019.

Rama kërkon nga 1 milion euro për 18 rastet duke filluar që nga kreu i PD, Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha, ish-deputetë të PD e LSI si dhe nga gazetari Ylli Rakipi e aktivistja Sevim Arbana, raporton A2 CNN.

Kryeministri pretendon se personat që ai ka paditur kanë shpifur ndaj tij apo ekipit qeverisës në daljet e tyre publike, ose në postime në rrjetet sociale.

Shifra e dëmshpërblimit ndryshon vetëm në një prej padive. Në të, kreu i qeverisë kërkon 23 mijë dollarë dëmshpërblim nga ish-kryeministri Sali Berisha për një postim në Facebook në tetor 2018, ku pretendonte se Rama kishte blerë në Nju Jork një këmishë 23 mijë dollarë.

Të 19 paditë janë në proces shqyrtimi dhe në disa prej tyre kryeqeveritari është përballur edhe me kundërpadi. Për shkak të lejes vjetore të gjykatës gjatë muajit gusht, seancat e radhës janë shtyrë për në shtator dhe tetor.

Sipas nismës së përcjellë me bujë nga Rama tetorin e vitit të kaluar, çdo qindarkë e fituar në gjyqet për shpifje do të shkojë në ?Fondin e edukimit?./CNA.al

Lajmet e fundit nga