Connect with Us

Ylli Manjani pro zaptimit të plazhit/ Sulmon policinë

Politikë

Ylli Manjani pro zaptimit të plazhit/ Sulmon policinë

Publikuar

-

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani, ka reaguar pas nismës që ka marrë Qeveria, që sipas saj, po lufton informalitetitn.

Në luftën kundër informalitetit janë goditur shumë biznese por ka patur edhe shumë ankesa nga qytetarët të cilët thonë se këto veprime po blhen me dhunë dhe të pabazuara në ligj.

Manjani shkruan ndër të tjera se “skenat e dhunës ndaj bizneseve, të gjithë me leje dhe me investime të tyre në plazhet e Ksamilit ishin tipike sjellje të policisë komuniste!”.

Në kushtet kur qytetarët nuk mund të gjejnë bregdet të lirë për të vendosur çadrat e tyra pa paguar para, për shkak se plazhet janë zaptuar nga privati, duket se ish-ministri është dakord me këtë lloj forme të të bërit biznes ndërsa sulmonë policinë e shtetit.

Postimi i plotë i ylli Manjanit

Sistemi komunist kishte vetëm një mjet për të kryer punë: POLICINË.

Dhe normale ishte sepse asokohe skishte as pushtet tjetër të pavarur nga partia-shtet, por as organe të tjera si Tatime apo Bashki, polici e inspektoriate.

LEXO EDHE:  Ish-ministri i Ramës bën bilancin e 2019/ Humbëm demokracinë, shtetin, ekonominë dhe shqiptarët

Por sot ku i gjen ligjet pushteti që uedhëron policinë të pastrojë plazhet, të nxjerrë njerz nga shtëpitë e tyre, të bllokojë biznese, të urdhërojë sekuestro llogarish bankare, të mos njohë akte zyrtare e noteriale?!

Skenat e dhunës ndaj bizneseve, të gjitjë me leje dhe me investime të tyre në plazhet e Ksamilit ishin tipike sjellje të policisë komuniste!

Disa prej atyre plazheve nuk kanë ekzistuar fare, por i ka krijuar privati me shumë mund e para në vite.

Edhe nëse do ishin pa leje do të duhej të sqaronte situatën Bashkia dhe policia bashkiake, jo policia e shtetit!

Cilin ligj zbatoi dje Policia e (pu)shtetit?!

E kuptoj që sot sundojnë komuniatët e rinj, por ligjet ende janë të sistemit demokratik.

E kuptoj që këta nuk pyesin më për ligje, por të paktën mos na hapin barkun me propagandë se “po bëjnë shtet” dhe, shqetësohen për kushtetutën.

Neokomunistë janë dhe snjohin as shtet, as pronë, as zgjedhje, as liri e as demokraci!/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Po na gënjejnë”/ Tritan Shehu me bindje: Në Shqipëri s’ka karantinë

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, tha me siguri të plotë se në Shqipëri nuk ekziston asnjë karantinë.

Shehu kërkoi që ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ta dërgojë në këto momente tek karantina, ndërsa theksoi se askush nuk e bën këtë, pasi pretendon se ajo nuk ekziston.

“Nuk ka karantinë. Ja ta them unë me siguri të plotë. Le të na marrin këta dhe të na çojnë tani. Është një gënjeshtër. Është një gënjeshtër dhe prandaj këta nuk e tregojnë. Të na çojë ministrja, të na tregojë karantinën. Jam gati ta shoh që në sekond. Do tregoj vendin, do tregoj karantinën se unë jam transparent”, nënvizoi ish-ministri në emisionin “Opinion”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vasili sulmon ashpër deputetët/ Janë rrugaçë e karagjozë!

Publikuar

-

Nga

Ish kreu i LSI-së, Petrit Vasili, i ftuar në  emisionin“360gradë” ka shpërthyer në akuza ndaj deputetëve teksa i quajti këta të fundit si rrugaçë dhe karagjozë.

“Ne kemi të bëjmë me një Parlament rrugaçësh dhe karagjozësh, që thërrasin Komisionin e Venecias për t’i marrë mendim dhe një ditë para miratojnë ligje.

Në këtë mënyrë i kanë djegur mandatat ata. Këta miratojnë ligj për devidentin, që nuk lejohet që të ketë fuqi prapavepruese, ata e miratojnë, ata e ngrenë kartonin.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta shfajësohet për marrëveshjet me Ramën/ “Nuk ishin pakte që cënonin Kushtetutën”

Publikuar

-

Nga

Presidenti, Ilir Meta, është pyetur nëse beson se ka një pakt të dytë të kryetarit të opozitës, Lulzim Basha, me kryeministrin, Edi Rama.

Meta refuzoi të flasë për Bashën dhe tregoi arsyen se përse ka bashkëpunuar me Ramën apo edhe me partitë e tjera politike.

“Unë asnjëherë nuk kam pasur asnjë pakt, me askënd në Shqipëri kundër Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, kundër sovranitetit të popullit shqiptar, kundër demokracisë në këtë vend. Asnjëherë nuk kam pasur pakt. Për të qenë në pozitë, për të ardhur në pushtet, këto janë histori të tjera. Por kurrë në historinë e Shqipërisë, një pakt në cënim të Kushtetutës dhe të parimeve kushtetuese! Një pakt për të shkelur ligjin në mënyrë të qëllimshme dhe në dëm të vetë Kushtetutës. Asnjëherë dhe për as një gjë!

LEXO EDHE:  Ish-ministri i Ramës bën bilancin e 2019/ Humbëm demokracinë, shtetin, ekonominë dhe shqiptarët

LEXO EDHE:  Ish-ministri i Ramës apel të fortë politikës/ Kriza ka vetëm një zgjidhje

Një qëndrim që t’i iki një përgjegjësie për një çështje të rëndësishme kombëtare, e cila është emergjente apo kombëtare apo të merrem me çështje të tjera të vogla apo anësore. Kështu që unë kam pakt për mbrojtjen e Kushtetutës dhe e kam edhe për detyrën, që kur kam vënë dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë dhe deri më 24 korrik 2022 do ta mbroj atë edhe me jetën time dhe me gjithçka tjetër, duke treguar që jam jo vetëm President i Republikës, por jam dhe do të jem edhe ushtari i parë i Republikës”, theksoi Kreu i Shtetit në emisionin”5 pyetje nga Babaramo”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE