Connect with Us

Vjollca Hoxha, si “Sudja”/ Qytetarët i kërkojnë paratë, pas largimit të TV Klan nga Digitalb

Sociale

Vjollca Hoxha, si “Sudja”/ Qytetarët i kërkojnë paratë, pas largimit të TV Klan nga Digitalb

Publikuar

-

Një ditë më parë, pa asnjë lloj paralajmërimi, Televizioni Kombëtar Klan dhe Klan Plus nuk transmetojnë më në platformën Digitalb.

CNA.al ka raportuar se gjithçka kishte ndodhur, pasi nuk ishte gjetur gjuha nga kompania me televizionin kombëtar dhe për këtë arsye ishin ndërprerë edhe transmetimet.

Por, çfarëdo që të ketë ndodhur me marrëdhëniet e biznesit, ata që preken në këtë rast, janë konsumatorët, qytetarët, të cilët kanë blerë paketa, ku përfshihen edhe TV Klan dhe Klan Plus.

Edhe pse kanë paguar, ata nuk do ta shohin në Digitalb, as TV Klan dhe as Klan Plus.

Për më tepër pronarja në minorancë e Top Channel, Vjollca Hoxha ka heshtur duke e thelluar më tej skandalin, me injorimin e qytetarëve, abonentëve të Digitalbit.

Kjo ka çuar në reagimin e ashpër të abonentëve të cilët kërkojnë që Vjollca Hoxha, t’u kthejë paratë.

Qytetarët nuk kanë kursyer as “drejtorin e Vjollcës”, Ben Blushi, duke e akuzuar atë se po shkatërron Top Channel dhe Digitalb, pasi dështoi me formacioni politik ‘LIBRA”.

“Unë kam Digitalb, mbrëmë nuk e mori sistemi TV Klan dhe mendova se ka defekt, gjëra që ndodhin. Por, kjo qenka lojë, Vjollca Hoxha të na kthejë paratë e abonimit”, shkruan nëj qytetar në rrjete sociale.

Qytetarët kanë shpërthyer, duke e quajtur Vjollca Hoxhën mediokër dhe të papërgjegjshme.

“Kjo është turp dhe papërgjegjshmëri njerëzve mediokër dhe pa vizion si Vjollca Hoxha. Kishte qenë keq sa të vdiste i madhi Dritan Hoxha dhe kjo si bashkëshorte kishte qenë e thekur vetëm për karrige, se për drejtim dhe organizim e degradoi Top Channel dhe nuk e di se çfarë bën me një Ben këlysh, që panë me atë partinë LIBRA që krijoi e sajoi”, shprehet një tjetër abonente.

Pyetjet që shtrojnë abonentët e Digitalbit, tashmë të mashtruar janë tejet reale.

“Unë si klient që kam paguar, kush më jep të drejtë?… Kjo është padrejtësi që i bëhet klienti pa e lajmëruar dhe pagesat janë bërë. Ka AMA, ka shtet që një Vjollcë të tallet me shqiptarët? Janë të tjera komente që vijnë abonentët e Digitalbit.

Të tjerë abonentë i kujtojnë Vjollca Hoxhës se është bërë dhunshëm pronare e Top Channel , ndaj dhe e paralajmërojnë.

“Moj Voci, nga urrjetja që ke akumuluar brenda shpirtit tënd të vogël po shkon drejt humnerës. Mblidhe trurin para se të jetë shumë vonë. Ruaje atë pasuri që ke se do të shkosh ku ke qenë”… Me 40 % të aksioneve bëhen pronare me dhunë e mbështetur nga partia që i duhet tani, dhe sa të krijohet Gjykata e Lartë, po s’ia dhanë të drejtën aksionerëve me 60%, do e marrin në arbitrazh me gjithë gjobë”, shprehen abonentët.

Madje të ndjerë të mashtruar, ata shkojnë edhe më tej, deri në kufijtë e ekstremit.

“Të vish e ti vësh zjarrin me Vjollcën dhe atë legenin tjetër brenda. Ç’faj kemi që kemi paguar shërbimin për këtë suden e dytë?

Që kur vajti Ben Blushi në Top, i bëri topin digitalbit, e ndriti, sikur ndriti partinë e tij Libra”, shkruajnë qytetarët, që kanë paguar Digitalb, në paketën e të cilit ka qenë edhe TV Klan dhe Klan Plus.

Gjyqi për disa qytetarë është zgjidhja e kësaj situata, ndaj apeli shkon për shoqatat e mbrojtjes së konsumatori.

“Si për TV Klan ashtu edhe për përgjysmimin e ofertave, me gjyq të cilin duhet ta iniciojnë shoqatat që mbrojnë konsumatorin”, shkruan nëj abonent.

Nuk dihet nëse do të reagojë Vjollca Hoxha, por një gjë e është sigurtë, se Digitalbi po shkon drejt rrënimin, pasi ata që mashtrohen një herë nuk kthehen më pas./CNA.al

Largimi i Tv Klan nga Digitalb/ A do t’ua kthejë Vjollca Hoxha, paratë, qytetarëve?

A po fillon rrënimi i Digitalb?

Klan braktis Digitalb/ Kalon në Tring

‘BOMBË’ NË DIGITALB/ VJOLLCA HOXHA FIRMOSI E VETME SHKARKIMIN E DREJTORIT, BIEN SHITJET E DEKODERAVE, ULEN FITIMET E KOMPANISË (DOKUMENTI)

Lista e plotë- ‘Gjeneralët dhe Ushtarët’ e ‘vrarë’ të Top Channel nga Vjollca Hoxha dhe Ben Blushi

Foto dhe fakte/ Vjollca Hoxha “paguan” publikun e Top Show për të shkuar në protestë

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Memoriali turk në Tiranë/ Shoqëria Civile organizon protestë

Publikuar

-

Nga

Shoqëria Civile do të mbajë nesër një protestë kundër memorialit turk të vendosur në kodrat e Liqenit nga Bashkia e Tiranës.

Protesta nis në orën 10:30, ndërsa ftohen të gjithë qytetarët ti bashkohen protestës para këtij memoriali.

Vendosja e memorialit për të rënët e ushtrisë dhe policisë gjatë grushtit të shtetit para tre vjetësh në Turqi, është cilësuar një provokim i fortë për kombin shqiptar duke ngjallur edhe reagime të shumta./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Raporti tronditës/ Ja si do katandiset Shqipëria në fund të shekullit

Publikuar

-

Nga

Të dhënat e fundit nga Zyra Europiane e Statistikave tregojnë se gjatë vitit 2018 gjashtëdhjetë e dy mijë shqiptarë janë larguar nga vendi për të jetuar në vendet e Bashkimit Europian. Së bashku me të një tjetër raport tronditës, ai “Pew Research Center” parashikon se deri në fund të shekullit vendi ynë do të ketë tkurrjen më të madhe të popullsisë në botë.

Kështu, referuar këtij raporti” pas 70 vjetësh parashikohet se që vendi ynë të katandiset me vetëm 500 mijë banorë, çka presupozon me më pak banorë nga sa ka aktualisht Tirana.

Shifrat e publikuara së fundmi janë duke ngritur jo pak shqetësime në mesin e ekspertëve edhe për faktin se largimi i qytetarëve, sidomos i të rinjve të arsimuar është një plagë sociale për të cilën Shqipëria qëndron në krye të listës së vëndeve të rajonit, ku gjatë vitit të shkuar, sipas të dhënat e zyrës së BE-së, si të tillë numërohen 228.000, e ndjekur nga Bosnja dhe Serbia.

Për një vend me një popullsi prej rreth 2.8 milionë largimi i 62.000 njerëzve është i barabartë me rreth 2.2% të popullsisë së përgjithshme gjë që mer përmasë alarmuese nisur dhe nga niveli shumë i ulët i lindshmërisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vjeshta vendimtare për çmontimin e diktaturës/ Deputeti: Shkodra shembull i demokracisë

Publikuar

-

Nga

Kundërshtimi i konstituimit të Këshillit bashkiak të Shkodrës nëpërmjet protestës së organizuar nga dega e Partisë Demokratike të kësaj bashkie, ka frymëzuar deputetin  e listës së PD-së të qarkut të Beratit, Lefter Maliqi, që këtë akt e ka vlerësuar si të vetmen rrugë për ti dhenë fund diktaturës lokale të instaluar pas votimeve të 30 qershorit.

“Vjeshta vendimtare për cmontimin e diktaturës. Demokracia lokale nuk egziston më pas zgjedhjeve moniste të 30 Qershorit dhe uzurpimit me forcë të bashkive nga Rilindja e krimit. Parlamenti, bashkitë, këshillat bashkiake, qeveria, 95% e institucioneve janë moniste. Vendi drejt Diktaturës. Në Shtator duhet të paralizohet jeta në vend për të ardhmen e përbashkët. Qytetarë, socialistë të ndershëm, demokratë, opozitare, shoqëri civile në të njejtën kohë me thirrje e organizim të mirëfilltë me dhjetra mijëra qytetarë të protestojmë fortë para 61 bashkive në vend. Nuk ka polici, nuk ka forcë që të ndali zemerimin popullor kundra klikes mafioze qe po instalon diktaturen ne cdo bashki, ne cdo institucion te vendit. Boll me ne paqe me krimin, drogen, varferine, pasigurine, paftesine, ironine ,shantazhimin e Rilindjes se krimit dhe diktatures. 61 protesta ne te 61 bashkite, ne te njejten kohe te qendrueshme do bejne te mundur rrezimin e kalorësit dështak të Rilindjes, turpit të shqiptareve me citjane, veshje skandaloze, sjellje jo normale, ironi e shantazhime qe si ka hije nje kryeministri por nje njeriu te semure, droguar me probleme psiqike e mendore. Protestat e menjehershme ne cdo bashki te zaptuar moniste pa zgjidhje e zgjedhje, pa perfaqesim demokratik gjithpërfshirës, do shpëtojnë vendin nga instalimi i diktaturës dhe do cojnë vendin drejt qeverisë teknike, zgjedhjeve të lira, të ndershme, gjithpërfshirëse, të parakohshme lokale dhe parlamentare. Shembull i demokracisë mbetet Shkodra blu,të ndjekim nga pas qytetarët e djepit të kulturës e shembullit të demokracisë dhe qytetërimit Shkodrës heroike e patriotike.Vjeshta vendimtare, revolucioni demokratik i pashmangshem per fatet e vendit ne BE dhe cmontimin perfundimtar te se keqes”, shkruan Maliqi në faqen e vet në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE