Connect with Us

Situata politike në Shqipëri/ Klapper: Vetëm të rinjtë mund të sjellin ndryshim

Politikë

Situata politike në Shqipëri/ Klapper: Vetëm të rinjtë mund të sjellin ndryshim

Publikuar

-

Stine Klapper, drejtuesja e re e Zyrës në Tiranë të fondacionit gjerman Friedrich Ebert Stiftung, ( FES) është e kënaqur që gjen rininë në qendër të aktivitetit të FES në Shqipëri.

‟ FES është shumë i lumtur të mbështesë aktivizmin e rinisë shqiptare dhe sidomos angazhimin e saj në vendim-marrjen politike. Ndryshimi thelbësor, në një vend si Shqipëria me përvojë të pakët demokratike, mund të ndodhë vetëm me angazhimin politik të brezit të ri dhe ngulitjen tek ai të vlerave demokratike europiane. Përderisa shumica e popullsisë në Shqipëri është nën moshën 30 vjeҫ, për FES ka shumë vlerë, që të aftësojë / inkurajojë rininë të jetë pjesë e proceseve politike, që zëri i saj të dëgjohet në diskursin politik dhe vendim-marrjen politike. Kjo është vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë, rinia është faktor i fuqishëm për ndryshim dhe përshpejtim të proceseve politike demokratike” thotë Stine Klapper për DW.

A ka interes rinia e sotme për t’u angazhuar politikisht?

Në studimin ” Rinia Shqiptare  2018/2019‟, të publikuar kohët e fundit, pjesë e botimeve të FES, ‟ Studime për rininë në Europën Jug-Lindore 2018/ 2019″ , ( të kryera njëherazi në Shqipëri, Bosnjë-Herzegovinë, Bullgari, Kroaci, Kosovë, Maqedoni, Mali Zi, Rumani, Serbi dhe Slloveni) konstatohet se 86 %  të rinjve dhe të rejave shqiptare të intervistuara nuk kanë nënshkruar kurrë një peticion me kërkesa politike,  83 % e tyre nuk kanë marrë pjesë në asnjë protestë, edhe pse pranojnë që protestat janë një formë e reagimit qytetar në një shoqëri demokratike, 87 % nuk kanë punuar për ndonjë parti politike apo grup politik dhe 90 % nuk kanë marrë pjesë në aktivitete politike on-line përmes rrjeteve sociale. Por ata marrin pjesë aktive në zgjedhjet e reja elektorale dhe kanë zgjedhur procesin e votimit, si shprehje e interesit të tyre për politikën.

‟ Rinisë duhet t‘i krijohen hapësirat e duhura për të qenë e angazhuar, aktive në proceset politike. Kur kjo nuk ndodh, kur rinia sheh që zëri i saj nuk dëgjohet ajo shtyhet të largohet nga Shqipëria,” thotë për DW Stine Klapper.

Arsim i lartë në kontradiktë me tregun e punës

Hapësira e mangët për t’u angazhuar në proceset politike e kombinuar me vështirësitë për t’u punësuar pas mbarimit të studimeve të larta, po vazhdon të ushqejë emigrimin e rinisë dhe largimin e trurit nga Shqipëria. Në studimin e sipër përmendur të FES, 54 % e të rinjve dhe të rejave të intervistuara pohojnë që e kanë të vështirë të gjejnë punë pas përfundimit të universitetit; 63 përqind mendojnë që sistemi i kualifikimit pas universitar është në kontradiktë me nevojat dhe ofertat e tregut aktual të punës. Sipas studimit, punësimi dhe mirëqënia ekonomike janë për rininë shqiptare elementët thelbësorë të zhvillimit dhe perspektivës së jetës në Shqipëri.

Stine Klapper, drejtore e fondacionit Friedrich Ebert në Tiranë

Kongresi Kombëtar Rinor 2019 – rivitalizim i potencialit rinor

Por në peisazhin e apatisë politike dhe dëshirës për t’u larguar nga Shqipëria ka nisur të shfaqet edhe një opsion tjetër: përpjekja e rinisë për të vënë energjinë dhe potencialin e saj  në shërbim të vehtes dhe vendit pa iu drejtuar emigrimit.

Kongresi Rinor Kombëtar, (KRK) një organizatë rinore ombrellë e shoqërisë civile, ku bëjnë pjesë rreth 120 shoqata, grupe jo formale, qëndra, forume rinore nga gjithë Shqipëria, në edicionin e tij të 6-të  të takimit të Asamblesë së Përgjithshmë, të zhvilluar me mbështetjen e FES,muajin që sapo kaloi, tregoi se gjërat janë gati të ndryshojnë.

LEXO EDHE:  “Nga sot nis turi im kombëtar…” / Basha: Na duhet një qeveri që e vendos rininë të parën

Dafina Peci, Drejtore Ekzekutive e KRK dhe një nga të rejat e mirënjohura në Shqipëri dhe rajon për aktivizmin e saj, thotë për DW: ” Mbi 120 organizata rinore morën pjesë sivjet në KRK,diskutuan dhe ideuan platforma të përbashkëta angazhimi. Pjesëmarrja e mbi 600 të rinjve dhe të rejave është tregues domethënës i rritjes së vetëdijes së rinisë për potencialin e saj për t’u angazhuar, marrë përgjegjësi dhe sjellë ndryshim” thotë për DW, Dafina Peci.

Kjo vetëdije ka sjellë kohët e fundit edhe angazhime për një legjislacion që mbron interesat e rinisë. Në një letër të hapur, drejtuar kryemnistrit Rama, KRK, kërkon që të hiqet nga projektligji për rininë një nen që parashikon krijimin e një strukture kombëtare për rininë nën vartësinë e qeverisë. ” Ky nen shkel parimin demokratik të organizimit të lirë dhe e vendos rininë nën zotërimin e qeverisë”, kundështon KRK.

Interesi për angazhim u shfaq edhe në rekomandimet e KRK për rivitalizimin e potencialit rinor brenda Shqipërisë dhe frenimin e emigracionit. “Rekomanduam skemat e punësimit dhe emigracionin qarkullues, që  nxit mobilitetin e rinisë dhe ngritjen e kapaciteteve jashtë vendit, por duke e rikthyer potencialin sërish në Shqipëri. Fuqizimi ekonomik i rinisë, garantimi nga shtetit i sigurisë sociale janë parakushte që potenciali rinor të rivitalizohet dhe të bëhet kapital për një shtet më të forte dhe shoqëri me dinjitoze, më europiane” thekson Dafina Peci.

Rezarta Ajazaj, koordinatore projekti në fondacionin FES në Tiranë

Bashkëpunim mes KRK dhe Deutsche Bundesjungendring

Që 120 organizata rinore të kërkojnë njëzëri që të hiqet nga projektligji për rininë neni që i vë ato nën zotërimin e shtetit, është dashur një rrugëtim i gjatë aftësimi dhe ngritje kapaciteteshe, ku FES ka pjesën e luanit.

Koordinatorja e projekteve për rininë në FES, Rezarta Ajazaj, thotë për DW se tanimë „frenat e KRK i kanë marrë në dorë organizatat  rinore, anëtare të KRK”.

“KRK është bërë një partner i besueshëm dhe i qëndrueshëm  për institucionet lokale në projekte të përbashketa me bashkitë, ambasadat e BE, projekte rajonale dhe ndërkombëtare.  KRK bashkëpunon me organizatat simotra në Ballknain Perëndimor si edhe me Fondacionet gjermane „ Konrad Adenauer” dhe „Hans Seidel „ të pranishme në Shqipëri. Në rritjen e kapaciteteve të tij ka kontribuar sidomos  bashkëpunimi me Deutsche Bundesjugendring, ( Shoqata Federale e Rinisë Gjermane) me qendër në Berlin” thotë për DW, Rezarta Ajazaj./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Largimi i Shahinit ishte vendim ekskluziv i Ramës”/ Veliaj: Zgjodhi të bëjë një ndërrim në momentin e fundit

Publikuar

-

Nga

“Largimi i Shahinit ishte vendim ekskluziv i Ramës”/ Veliaj: Zgjodhi të bëjë një ndërrim në momentin e fundit

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas largimit të Besa Shahinit nga posti i ministres së Arsimit dhe zëvendësimin e saj me deputeten Evis Kushi.

Veliaj ka treguar se ky ishte një vendim ekskluziv i kryeministrit Edi Rama, ndërsa theksoi se kreu i qeverisë ka vendosur të bëjë një ndërrim në momentin e fundit.

“Ky është një vendim ekskluziv i Ramës, siç është e drejta e Edi Rejës të ndryshojë skuadrën e tij. Më duket më se normale, që teksa futemi në fushatë, ata që s’do jenë pjesë e saj, të kalojnë stafetën te dikush që do jetë pjesë e fushatës.

Besoj se secila prej ministreve tona të Arsimit, edhe Evisi që i uroj suksese, krahasuar me ata që s’kanë ndërtuar asnjë shkollë, janë dita me natën. Trajneri i ekipit tonë ka zgjedhur të bëjë një ndërrim të fundit të ndeshjes. Tentativa për të bërë gjëra ndryshe është gjithmonë e lavdëruar. Mund të dështojë, por të paktën nuk je kurrë pishman se dështove”, tha kryebashkiakui Tiranës në “Real Story”.



Ndërkohë, kujtojmë se ndryshimet në qeveri i paralajmëroi pak ditë më parë edhe CNA.al, pasi raportoi se largimi i Shahinit ishte i pritshëm.

LEXO EDHE:  Java e Europës/ Ambasadori i BE, mesazh rinisë

LEXO EDHE:  Meta: Për LSI-në dhe për mua të rinjtë janë të parët

Ndonëse ajo nuk ishte e akuzuar për korrupsion, sulmet ishin të pandalura nga kritikët, analistë dhe opozita për paaaftësi dhe mediokritet në drejtimin e Ministrisë së Arsimit.

Për të mos ikur me turp Shahini deklaroi largimin duke justifikuar çdo shkarkim të pritshëm nga Edi Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk mund të shti në fall”/ Spiropali flet për ndryshimet në qeveri pas largimit të Shahinit

Publikuar

-

Nga

“Nuk mund të shti në fall”/ Spiropali flet për ndryshimet në qeveri pas largimit të Shahinit

Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin Elisa Spiropali, e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “5 Pyetjet” nga Babaramo, ka folur për largimet në qeveri.

E pyetur nëse do të ketë ndryshime të reja, Spiropali thotë se nuk e kanë mendjen të rrinë nëpër mbledhjeje për ndryshimet e ministrave, por sipas saj qeveria vazhdon punën.



“Nuk mund të shti në fall dhe nuk mund të rrimë të presim a do ketë ndryshime apo jo. Më shumë i diskutoni ju në media këto ndryshime. Por qeveria vazhdon punën. Nuk e kemi mendjen të rrimë nëpër mbledhje dhe të bëjmë llogarinë e ministrave që ikin e vijnë. Në rast se do ketë mirë po edhe në rast se s’do ketë prapë mirë”, thotë Spiropali./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Murrizi ftesë politikanëve/ Kush ka këllqe të vijë të garojë krah meje në 25 prill

Publikuar

-

Nga

Murrizi ftesë politikanëve/ Kush ka këllqe të vijë të garojë krah meje në 25 prill

Deputeti Myslym Murrizi ka bërë një ftesë publikisht për politikanët, teksa po fliste për krijimin e partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare.

Murrizi tha se kush ka këllqe dhe besueshmëri të shkojë dhe të garojë krah tij në zgjedhjet e 25 prillit.

Deputeti bëri edhe një paralajmërim për qytetarët në Ora News, të cilëve i tha se nëse janë rehat me këtë klasë politikanësh të mos e votojnë.



“Një subjekt politik, nismë e imja dhe një grupi deputetësh. Shumë shpejt janë mbledhur firmat. Do t’i drejtohemi gjykatës për të bërë regjistrimin e këtij subjekti politik. Do të garojë në 25 prill në 12 qarqe me lista të hapura. Nuk ishte ftesë publike, dhe nuk ishte show, atë e bën këshilli politik. Ishte një ftesë për të gjithë personat që aspirojnë për të luftuar dhe vazhduar betejën e çrrënjosjes së një elite politike të krimbur në para.

LEXO EDHE:  Publikohet raporti/ Arsimi shqiptar vlerësim të ulet nga Indeksi Global

LEXO EDHE:  Zgjedhjet parlamentare në Kroaci/ Rinia tregohet indiferente

Kush ka këllqe, vullnet e besueshmëri të dalë më 25 prill me emër, atësi mbiemër të vi tek Lëvizja Demokratike Shqiptare e të garojë me lista të hapura jo për Myslym Murrizin. Mua nuk më intimidon posti që dikush ka mbajtur në politikë, nuk ka as të mëdhenj dhe as të vegjël. Në funksion të asaj që kemi lançuar prej 18 muajsh në Kuvend, do të garoj vetëm me 140 kandidatë në 12 qarqe për të provuar gjithësecili nga ne sa na vlen lëkura para qytetarëve. Nëse duan qytetarët shqiptarë që të na votojnë atëherë mirë, por nëse janë rehat me rrotën dhe jo me votën atëherë lë t’i votojnë. Të mos ankohen më pas”, theksoi ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE