Connect with Us

Rrezikohet gara për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë

Politikë

Rrezikohet gara për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë

Publikuar

-

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vendosi në mbledhjen e radhës të lejojë kandidimin e Eris Hysit si kandidat për Inspektor i Lartë i Drejtësisë dhe të ndalojë kandidimin e Klodian Rados për këtë post.

Vendimi u mor pasi u shqyrtuan dy kandidaturat për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Burime pranë Gjykatës pohuan që zoti Rado nuk plotësonte kriterin e 15 vjetëshit të punës. Me këtë vendim duket se rrezikohet gara për ILD.

Nëse ky vendim për kandidatin Klodian Rado ngelet në fuqi, pas një kundërshtimi të mundshëm në gjykatë, atëherë pozicioni për Inspektor të Lartë të Drejtësisë mund të përsëritet për konkurrim nga KED.

Ligji parashikon që në konkurrimin për Inspektor të Lartë të Drejtësisë duhet të jenë 5 kandidatë. Ata duhet të plotësojnë detyrimisht kriteret e 15 vjet përvojë pune në profesion, integritet të lartë moral e profesional, nuk duhet të kenë mbajtur funksione politike në administratë, ose nëpër parti politike 10 vitet e fundit.

Kandidatët për inspektorë të lartë të drejtësisë duhet po ashtu të mos jenë bashkëpunëtorë, informatorë ose agjentë të shërbimeve të inteligjencës, të mos jenë dënuar nga drejtësia për vepra penale dhe as të jenë pushuar më parë nga puna për shkaqe disiplinore.

Vendimi i djeshëm i KED për ndalimin e kandidaturës së zotit Rado mund të sjellë rishpalljen e vakancës për postin e ILD.

Zgjedhja e ILD duhet të ishte kryer në shkurt – mars 2017, ose 2 vjet e gjysmë më parë, 6 muaj pasi amendamentet kushtetuese të reformës në drejtësi hynë në fuqi.

Por, burime të besueshme e zyrtare nga KED i thanë Zërit të Amerikës se KED pritet të mblidhet të hënën për të vendosur nëse do të vijojë këtë garë me kandidatët e mbetur apo nëse duhet tw rihapë garën nga e para. Kjo e fundit do ta shtynte me disa muaj të gjithw procesin, duke lënë bosh ngritjen e njërit prej institucioneve kyçe të sistemit të drejtësisë.

KED vendosi po ashtu në mbledhjen e djeshme edhe ndalimin e kandidimit për zonjën Zhaklina Peta, kandidate për anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Zonja Peta ka kandiduar në dy poste vakante për anëtare e Gjykatës Kushtetuese, që i përkasin presidentit.

Nëse edhe pas ankimimit emri i saj rrëzohet, atëherë i mbetet presidentit të vendosë nëse do ta rishpallë njërën nga vakancat e Gjykatës Kushtetuese e përcaktuar për presidentin.

KED rrëzoi disa ditë më parë 3 kandidatë të tjerë në një vakancë të përcaktuar për parlamentin, dhe ajo mbetet për t’u rishalllur gara. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vendosi ndalimin e kandidimeve, ndërmjet të tjerëve, edhe për Fiona Papajorgjin, Valbona Balën dhe Sinan Tafajn. Këta tre emra ishin të vetmit që kandidonin për zëvendësimin e ish anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo, të rrëzuar nga procesi i rivlerësimit të gjyqtarëve.

Pas kësaj Parlamentit i duhet të shpallë një thirrje të re.

Gjykata Kushtetuese, e cila aktualisht ka vetëm një anëtar, Vitore Tushën, pritet të ketë vetëm 5 anëtarë të rinj.

Por ky proces rrezikohet dhe nga një moment tjetër, që mund ta reduktojë edhe me një tjetër anëtar Gjykatën.

Për shkak të numrit të kufizuar të kandidatëve që janë përzgjedhur, gjithçka duket se do të jetë në dorë të presidentit Iir Meta.

Nëse Kreu i Shtetit për tre vendet vakante të shpallura prej tij, do të përzgjidhte emrat e Arta Vorpsit, Besnik Muçit dhe Elsa Toskës, atëherë automatikisht do të mbetej pa kandidat vakanca e shpallur nga parlamenti për zëvendësuesin e ish anëtarit Vladimir Kristo.

Ky rast mund të tejkalohet nëse do të ketë një koordinim mes dy institucioneve, në mënyrë që të mos pengojnë njëra tjetrën, dhe presidenti do të zgjidhte të paktën një nga dy kandidatët e tjerë të kualifikuar.

Deri më tani 12 kandidatë janë rrëzuar, dhe vetëm 5 janë përzgjedhur. Nga këto Besnik Muçi pret vendimin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit në fillim të shtatorit, ndërsa për Regleta Panajotin, pritet të shihet nëse Komisioneri Publik do të bëjë ose jo ankimim për vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili e konfirmoi atë në detyrë. /VOA

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Organizata Botërore e Shëndetësisë kazan?/ Vasili “kryqëzon” Ramën

Publikuar

-

Nga

klreu i grupit parlamentar i lsi, petrit vasili dhe kryeministri edi rama

Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me një lajm të publikuar sot nga mediat, sipas të cilit Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka kërkuar qeverisë së Edi Ramës të mos japë me koncesion laboratorët e spitaleve.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili shkruan se Rama nuk pyet më as për OBSH, e jo me për institucionet financiare dhe i dha laboratorët me koncesion.

Sipas Vasilit, “As vendet me te prapambetura dhe diktatoriale te globit per problemet e shendetesise nuk kane guxuar kurre ta sfidojne e ta kundershtojne OBSH per shkak te autoritetit absolut profesional qe ajo dhe orientimit mbareboteror te politikave shendetesore qe OBSH ben.

I vetmi ne glob qe e refuzon OBSH- në eshte nje i paditur dhe shkollepaket si Edi Rama.”.

Postimi i plotë:

Organizata Boterore e Shendetesise i ka kerkuar qeverise se Edi Rames qe te mos i jape laboratoret e spitaleve me koncesion.

Edi Rama nuk pyeti as per Organizaten Boterore te Shendetesise e jo me per institucionet financiare dhe i dha laboratoret me koncesion.

As vendet me te prapambetura dhe diktatoriale te globit per problemet e shendetesise nuk kane guxuar kurre ta sfidojne e ta kundershtojne OBSH per shkak te autoritetit absolut profesional qe ajo dhe orientimit mbareboteror te politikave shendetesore qe OBSH ben.

I vetmi ne glob qe e refuzon OBSH- në eshte nje i paditur dhe shkollepaket si Edi Rama.

Pyetjet qe shtrohen per Edi Ramen.

1.A mos eshte edhe Organizata Boterore e Shendetesise kazan?

2.Apo mos eshte qeveria e tij grabitqare e paskrupullt e parave te shqiptareve ndaj nuk pyet as per OBSH?

Pergjigja eshte shume qarte per te gjithe shqiptaret: arsyeja e vetme eshte e dyta pra qeveria e Edi Rames si grabitqare e parave te popullit.

P.S Megjithate edhe per kete turp te padegjuar Edi Rama i ka marre masat se nuk ka firmosur vete po ja ka lene zv.kryeministrit./ CNA.al

Koncesionet PPP për laboratorët në spitale/ OBSH jep alarmin

LEXO TE PLOTE

Lajm i Rekomanduar

“Përplasje të përgjakshme”/ Ngjela paralajmëron Metën: Ja çfarë do të ndodhë në shtator

Publikuar

-

Nga

Avokati i njohur Spartak Ngjela vijon të hedhë akuza të forta në drejtim të klasës aktuale politike në vend.

Në një postim në rrjetet sociale, Ngjela sot ka shigjetuar presidentin e vendit, Ilir Meta, i cili sipas tij është në hall por nuk do të mundet t’i shpëtojë drejtësisë.

‘Meta është në hall. Por nuk ka intelekt për t’i shpëtuar drejtësisë.

Naiviteti për t’i shpëtuar Reformës në Drejtësi, e çoi Metën të nxirrte dy dekrete fantazmë të paligjshëm, sepse mendoi që, me to, mund të sillte destabilizimin e shoqërisë shqiptare me anë të “elokuencës Basha”. Por ajo elokuencë, sallatë fjalësh, e degdisi Metën drejt akuzës penale dhe shkarkimit. Kurse tani, ai po vërtitet e vjen vërdallë në Kosovë e nëpër Shqipëri…”-shkruan Ngjela.

Më tej, ai paralajmëron se në shtator në Tiranë do të vijë delegacioni i Venecias, i thirrur nga Komisioni Parlamentar i Hetimit të Ilir Metës.

Sipas Ngjelës, Meta ka shpresë për një përplasje të përgjakshme në Tiranë e kudo në shtator, por sipas tij kjo nuk do të lejohet nga SHBA.

‘Jemi përpara komedisë Meta tani, sepse Meta po kërkon gjak nëpër rrugë, kurse Ambasada Amerikane sot shpjegonte goditjen penale të rangut Meta me skemën e SPAK-ut.
“Do këtë gjak në shtator”, tha Meta dje.
“SPAK- u jemi ne”, thanë sot amerikanët, flakë për flakë, me anë të ambasadës së tyre në Tiranë.

Kjo tregon se lufta antikorrupsion ka filluar.”-shkruan Ngjela.

Më tej, ai paralajmëron se goditja penale për Metën është e afërt dhe se ai është edhe kushti për hapjen e negociatave.

“Po goditja penale e Metës kur vjen?
Është e afërt kjo goditje, sepse, menjëherë pas goditjes që duhet t’i vijë Metës në shtator, hapen negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian në muajin tetor të këtij viti. Domethënë, Meta është kushti i çeljes së negociatave me Bashkimin Europian? Po, kjo po kuptohet qartë: Meta tani është kushti: penalizimi i Metës hap negociatat.”-shkruan ndër të tjera Spartak Ngjela.

Postimi i plotë:

Meta është në hall. Por nuk ka intelekt për t’i shpëtuar drejtësisë.

Naiviteti për t’i shpëtuar Reformës në Drejtësi, e çoi Metën të nxirrte dy dekrete fantazmë të paligjshëm, sepse mendoi që, me to, mund të sillte destabilizimin e shoqërisë shqiptare me anë të “elokuencës Basha”. Por ajo elokuencë, sallatë fjalësh, e degdisi Metën drejt akuzës penale dhe shkarkimit. Kurse tani, ai po vërtitet e vjen vërdallë në Kosovë e nëpër Shqipëri…

Në fillim të shtatorit vjen në Tiranë delegacioni i Venecias, i thirrur për krimin e Metës nga Komisioni Parlamentar i Hetimit të Ilir Metës.
Delegacioni ka kërkuar dokumentacion se çfarë ka sjellë realisht në shoqërinë shqiptare dekreti Meta.

“Ka sjellë përplasje shoqërore”, thonë dokumentat që i paraqiti komisionit hetimor Drejtoria e Përgjithshme e Policisë.
Kurse Meta nuk kupton dot asgjë.
Dhe po i drejtohet Bashës, domethënë Saliut, që ata të vijojnë protestat e dhunshme në shtator.
Indirekt Meta iu thotë: “unë dekretet për ju i bëra “, dhe indirekt iu shpreh hidhur faktin që ai po shkon drejt burgut për ata.
“Po, a kam ndonjë rrugë shpëtimi?” – pyet Meta.
Dhe mendja i shkon drejt e te Saliu. Kur i thotë “dua përplasje shoqërore me gjak, që të shpëtoj nga burgu”.
Po Saliu? Eh, mor Metë, nuk e di ti që Saliu është i kërcënuar ndërkombëtarisht!
Por Meta vazhdon rrugën e tij të shëtitjeve të egra. Dhe ka shpresë në shtator për një përplasje të përgjakshme në Tiranë e kudo
Po Basha, a do ta këndojë sërish Himnin Kombëtar? Të vështirë e ka. Kurse Meta e pret. Por, a e di Meta që edhe Basha është i kërcënuar ndërkombëtarisht?

Jemi përpara komedisë Meta tani, sepse Meta po kërkon gjak nëpër rrugë, kurse Ambasada Amerikane sot shpjegonte goditjen penale të rangut Meta me skemën e SPAK-ut.
“Do këtë gjak në shtator”, tha Meta dje.
“SPAK- u jemi ne”, thanë sot amerikanët, flakë për flakë, me anë të ambasadës së tyre në Tiranë.

Kjo tregon se lufta antikorrupsion ka filluar. Po goditja penale e Metës kur vjen?
Është e afërt kjo goditje, sepse, menjëherë pas goditjes që duhet t’i vijë Metës në shtator, hapen negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian në muajin tetor të këtij viti. Domethënë, Meta është kushti i çeljes së negociatave me Bashkimin Europian? Po, kjo po kuptohet qartë: Meta tani është kushti: penalizimi i Metës hap negociatat./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Edhe pak…”/ Rama i kujton Bashës korupsionin në Rrugën e Kombit

Publikuar

-

Nga

Rama dhe basha

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot disa foto nga Rruga e Kombit, ku sipas tij për pak kohë do të jenë në funksion edhe shtatë ura të hapura në të dy krahët për qarkullimin.

Por, Rama në mënyrë idirekte ka shigjetuar edhe kreun e PD-së, Lulzim Basha, në lidhje me Rrugën e Kombit, për të cilën ka pasur jo pak akuza për korrupsion në ndërtimin e kësaj rruge.

Në postimin e tij, Rama kujton se pavarësisht trumbetimit të fortë, rruga ishte e papërfunduar.

“EDHE PAK… punë ditësh dhe 7 “gjysmagjelat” me një krah e me një këmbë, në Rrugën e Kombit, ku vargu i makinave mblidhej për vite si në grykën e shishes dhe aksidentet ishin të vazhdueshme, do të jenë 7 ura spektakolare të hapura në të dy krahët për qarkullimin”-shkruan Rama në postimin e tij.

LEXO TE PLOTE