Connect with Us

“Qeveria t’i kërkojë falje Besos së Taivanit”/ Ironia therëse e Mentor Kikisë

Politikë

“Qeveria t’i kërkojë falje Besos së Taivanit”/ Ironia therëse e Mentor Kikisë

Publikuar

-

Një ditë më parë zëvendëskryeministri Erion Braça njoftoi se Tatimet i kishin vënë kyçin një biznesi tejet të njohur në Tiranë, siç është Taivani.

Sipas Braçes, bëhet fjalë për moslëshimin kuponave tatimore.

Bllokimi i Tavanit, shkaktoi një debatm duke pasur paarsysh ligjet e pronarit me Qeverinë.

Disa nuk e besonin, ndërsa të tjerë, vrapuan për të përgënjshtruar me fakte, duke zbuluar se kazinoja nuk ishte mbyllur.

Në këtë debat është përfshirë edhe gazetari Mentor Kikia, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka ironizuar pronarin, duke mos e cituar me emër dhe mbiemër por siç njihet nga të gjithë ‘Beso i Taivanit”.

“Debati nuk lidhet me restorantin, por me pronarin. Unë mendoj se Qeveria duhet t’i kërkojë falje Besos për bllokimin e restorantit.

Sepse, Beso nuk e dinte që biznesi paguan taksa. Ai s’ka paguar taksa në asnjë Qeveri. Tani qeveria shkon e i bllokon restorantin pa e informuar më parë, se duhet të paguajë taksa. Ndaj restoranti duhet liruar e i duhet kërkuar ndjesë publike”, ironizon Kikia.

LEXO EDHE:  Një përgjigje Elona Meços për të gjitha llojet e plehrave/ Nga Mentor KIKIA

Postimi i plotë:

Mbi debatin per bllokimin e Tajvanit

Ka nje debat te gjere keto dite lidhur me bllokimin e kafenese dhe restorantit te kompleksit te njohur mu ne zemer te Tiranes, Tajvan.

Debati nuk lidhet me restorantin, por me pronarin. Une mendoj se qeveria duhet ti kerkoje falje Besos per bllokimin e restorantit.

Sepse Beso nuk e dinte qe biznesi paguan taksa. Ai ska paguar taksa ne asnje qeveri.

Ai, psh, kishte ne pronesi ARMO-n dhe nuk paguante taksa pasi nuk e dinte se duhej ti paguante. Dhe tatimet nuk e informonin asnjehere.

Kur ARMO falimentoi ai kishte akumuluar ca dhjetra miliona euro taksa. Por jo per faj te tij.

Tani qeveria shkon e i bllokon restorantin pa e informuar me pare se duhet te paguaje taksa. Ndaj restoranti duhet liruar e i duhet kerkuar ndjese publike./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Po na gënjejnë”/ Tritan Shehu me bindje: Në Shqipëri s’ka karantinë

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, tha me siguri të plotë se në Shqipëri nuk ekziston asnjë karantinë.

Shehu kërkoi që ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ta dërgojë në këto momente tek karantina, ndërsa theksoi se askush nuk e bën këtë, pasi pretendon se ajo nuk ekziston.

“Nuk ka karantinë. Ja ta them unë me siguri të plotë. Le të na marrin këta dhe të na çojnë tani. Është një gënjeshtër. Është një gënjeshtër dhe prandaj këta nuk e tregojnë. Të na çojë ministrja, të na tregojë karantinën. Jam gati ta shoh që në sekond. Do tregoj vendin, do tregoj karantinën se unë jam transparent”, nënvizoi ish-ministri në emisionin “Opinion”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vasili sulmon ashpër deputetët/ Janë rrugaçë e karagjozë!

Publikuar

-

Nga

Ish kreu i LSI-së, Petrit Vasili, i ftuar në  emisionin“360gradë” ka shpërthyer në akuza ndaj deputetëve teksa i quajti këta të fundit si rrugaçë dhe karagjozë.

“Ne kemi të bëjmë me një Parlament rrugaçësh dhe karagjozësh, që thërrasin Komisionin e Venecias për t’i marrë mendim dhe një ditë para miratojnë ligje.

Në këtë mënyrë i kanë djegur mandatat ata. Këta miratojnë ligj për devidentin, që nuk lejohet që të ketë fuqi prapavepruese, ata e miratojnë, ata e ngrenë kartonin.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta shfajësohet për marrëveshjet me Ramën/ “Nuk ishin pakte që cënonin Kushtetutën”

Publikuar

-

Nga

Presidenti, Ilir Meta, është pyetur nëse beson se ka një pakt të dytë të kryetarit të opozitës, Lulzim Basha, me kryeministrin, Edi Rama.

Meta refuzoi të flasë për Bashën dhe tregoi arsyen se përse ka bashkëpunuar me Ramën apo edhe me partitë e tjera politike.

“Unë asnjëherë nuk kam pasur asnjë pakt, me askënd në Shqipëri kundër Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, kundër sovranitetit të popullit shqiptar, kundër demokracisë në këtë vend. Asnjëherë nuk kam pasur pakt. Për të qenë në pozitë, për të ardhur në pushtet, këto janë histori të tjera. Por kurrë në historinë e Shqipërisë, një pakt në cënim të Kushtetutës dhe të parimeve kushtetuese! Një pakt për të shkelur ligjin në mënyrë të qëllimshme dhe në dëm të vetë Kushtetutës. Asnjëherë dhe për as një gjë!

LEXO EDHE:  Replikë me Petrit Vasilin për demokracinë dhe kriminelët në politikë

LEXO EDHE:  “U hapën negociatat për në BE!”/ Ironia e fortë e Ylli Dylgjerit

Një qëndrim që t’i iki një përgjegjësie për një çështje të rëndësishme kombëtare, e cila është emergjente apo kombëtare apo të merrem me çështje të tjera të vogla apo anësore. Kështu që unë kam pakt për mbrojtjen e Kushtetutës dhe e kam edhe për detyrën, që kur kam vënë dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë dhe deri më 24 korrik 2022 do ta mbroj atë edhe me jetën time dhe me gjithçka tjetër, duke treguar që jam jo vetëm President i Republikës, por jam dhe do të jem edhe ushtari i parë i Republikës”, theksoi Kreu i Shtetit në emisionin”5 pyetje nga Babaramo”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE