LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Kreshnik Spahiu/ Pse godina e Teatrit është guri në lumin e Ramës ku të mençur dhe budallenj nuk po e nxjerrin dot?

3 Gusht 2019, 19:52, Opinione CNA
Nga Kreshnik Spahiu/ Pse godina e Teatrit është guri në lumin e

Edi Rama nuk do ta prishë godinën e Teatrit, por ka shpikur karremin për të peshkuar gjithë aktorët politik dhe jo politik, artistik apo mediatik.
Ka hedhur një gurë në lumë dhe janë mbledhur të mençur apo budallej dhe nuk po e nxjerrin dot.
Ka nxjerr 2000 policë bashkiak dhe shtetror, e pas tyre kanë rendur të përplasen të gjithë!
Ata protestojnë për gardhin e Teatrit, dhe Rama nga krahu tjetër merr çelsat e 61 Bashkive.
Ata protestojnë për rrangallen e Teatrit, dhe Rama mbush Gjykatën e Lartë me njerzit e tij.
Ata futen në sallën e Teatrit, ndërsa Rama fut njerzit në Gjykatë Kushtetuese.
Ata flen 24 orë tek dera e Teatrit, dhe Rama fut 24 kandidat tek SPAK
Ata betohen se do e rrëzojnë Ramën për gradaçelat imagjunare, ndërsa Rama merr në kontrroll gjithë gradaçelat e pushteteve.
Të gjithë i ka peshkuar dhe i shkojnë pas lojës së tij. Çdo ditë nxjerr ndonjë artist që flet për teatrin dhe mban larg në heshtje çdo jurist që mund të flas për pushtimin e institucioneve.
Që media kontrrollohet dhe manipulohet këtë e kupton çdo kush.
Që populli është turmë qorre dhe përdoret edhe kjo është e qartë.
Tani na mbetet të kuptojmë pse Lulzim Basha hoqi dorë nga revolucioni, dorëzoi si skuth çelsat e bashkive dhe spostoi njerzit tek gardhi teatrit.
Deri dje ishte spektator. Sot është aktor i një komedie që luhet në një sallë që nuk do shembet kurrë por që u përdor si shashkë, tymi i së cilës mjegulloi krizën e vërtet të sistemit shqiptar.
Opozita politike, artistike, civile në fund do fitojë çelsat e mullarit në qendër të Tiranës, por edhe për këto çelsa do u duhet tu jam një kopje skenaristi i kësaj komedi të zezë./CNA.al

Lajmet e fundit nga