Connect with Us

Luftë në kampin opozitar/ Lulzim Basha përplaset me aleatët

Politikë

Luftë në kampin opozitar/ Lulzim Basha përplaset me aleatët

Publikuar

-

aleatët e bashës

Ditët e fundit Opozita e ka humbur qetësinë, megjithëse në sipërfaqe duket se gjithçka funksionon normalisht.

Por, në fakt në godinën e SHQUP-it, ku ndodhet edhe selia e Partisë Demokratike kanë filluar përplasje të ashpra midis Lulzim Bashës dhe aleatëve të PD-së.

Gjithçka ka filluar pas vendimit të Bashës, për të mos u regjistruar as në zgjedhjet 13 Tetorit. Duke qenë se afatet po kalonin KQZ, duhej  të fillonte procedurat dhe partitë aleate të Partisë Demokratike i kanë kërkuar Lulzim Bashës që të shkojë dhe të regjistrohet në KQZ, pra të fillojë procedurën për të hyrë në zgjedhjet e 13 Tetorit dhe për të treguar se nuk ka frikë nga zgjedhjet dhe nuk humbet përballë Edi Ramës.

Për me tepër edhe për faktin se Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka marrë një rol të fortë opozitar dhe i ka dhënë një shans të dytë Partisë Demokratike.

Por, mesa duket Lulzim Basha nuk e shikon ashtu. Ai mendon se është i gabuar regjistrimi, megjithëse Partia Demokratike është një forcë politike, dhe forcat politike, qëllimet e tyre i kanë të fitojnë nëpërmjet zgjedhjeve.

Basha duket i vendosur në çmendurinë e tij të radhës, duke u përplasur ashpër edhe me aleatët e tij.

Në tavolinë, një debat i ashpër ka ndodhur midis tij dhe Fatmir Mediut, por edhe aleatëve të tjerë të cilët kanë kërkuar që PD të regjistrohet në KQZ për zgjedhjet e 13 Tetorit.

Por duke parë se Basha nuk ka pranuar dhe ka kundërshtuar qëndrimin e tyre, tre parti si LSI, Partia Republikane dhe Partia Agrare Ambjentaliste, kanë shkuar dje dhe janë regjistruar në KQZ dhe njëherësh duke dalë hapur kundër Lulzim Bashës.

Lufta e brendshme në koalicionin opozitar, duket se po merr një formë tjetër. Tashmë janë aleatët që po përplasen me Bashën, të cilët ai i përdori rreth dy vite më parë, kundër kritikëve dhe kundër senatorëve të PD-së, të cilët i largoi duke u shtrënguar fort pas aleatëve të Partisë Demokratike dhe duke bërtitur për një bashkim të forcave opozitare.

Por, rezultati i 2017 e la Lulzim Bashën me gisht në gojë. Tani, ndoshta pas kësaj lufte ka ardhur koha që edhe aleatët t’i marrë dhe t’i hedh në kosh të plehrave, pasi mesa duket nuk i duhen më, nuk i dëgjon për asgjë dhe nuk merr asnjë vendim në bashkëpunim me ta.

Gjithçka e bën i vetëm, pa u konsultuar dhe pa pyetur aleatët. Në këto rrethana duket se rruga pa krye e Lulzim Bashës po vazhdon dhe po ecën me shpejtësi të madhe./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Unë shmanga rrugën e gjakderdhjes”/ Altin Goxhaj, tallet keq me Bashën

Publikuar

-

Nga

Avokati Altin Goxhaj, ka thumbuar kreun e PD-së, Lulzim Basha cili po jep një intervistë në Syri TV.

Sipas Goxhajt, Luli, live, po tallet me Lulzimsat.

“Lulzimsat kanë të drejtë, kur thonë se Lyli është më i miri në PD. Me kaq Lylzimsa idiotë dhe të metë që kanë mbetur në Shqyp, Lyli është i vetmi i mençëm. Ndaj dhe i mashtron ditë natë. Ma kapni live te Syri çfarë u thotë lylzimsave që e ndjekin (sapo ka ardhur nga pushimet, thonë në Portugali), pasi e nxori PD pa brekë në b.. nga çdo përfaqësim: Unë shmanga rrugën e  gjakderdhjes që kishte planifikuar Rama”, shkruan Goxhaj në rrjetet sociale.

Postimi i plotë:

HAHAHA LYLI TANI LIVE TU TALL MENDEREN ME LYLZIMSAT
Lulzimsat kanë të drejtë kur thonë se Lyli është më i miri në PD. Me kaq lylzimsa idiotë dhe të metë që kanë mbet në SHQYP, Lyli o i vetmi i mençëm 😀 Ndaj dhe i mashtro ditë natë 😀
Ma kapni live te Syri çfarë u thotë lylzimsave që e ndjekin (sapo ka ardh nga pushimet – thonë në Portugali) pasi e nxorri PD pa brekë në b.. nga çdo përfaqësim:
“UNË SHMANGA RRUGËN E GJAKDERDHJES QË KISHTE PLANIFIKUAR RAMA” hahaha
(e ka për rrugën që e nisi dhe e udhëhoqi vetë zvarrë nga 16 Shkurti e deri tani sipas Axhendës Soros për shkatërrimin e Opozitës me qëllim mbajtjen në pushtet të Rilindjes 😀 )

LEXO TE PLOTE

Lajm i Rekomanduar

Basha kyç gojën për Soros-in/ Tenton të justifikojë tradhtinë ndaj Metës

Publikuar

-

Nga

Në një dokument të brendshëm i Partisë Demokratike dërguar të gjithë anëtarëve të kryesisë dhe ish-deputetëve, të cilin CNA.al e ka publikuar më herët, PD dilte kundër Presidentit Ilir Meta për çështjen e  Sorosit.

Në dokumentin e shpërndarë nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi,  porosia ishte e qartë që të mos thuhet asnjë fjalë për qëndrimin që Presidenti Ilir Meta për akuzat ndaj Sorosit.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha është pyetur për këtë dokument gjatë një interviste në Syri TV dhe për herë të parë Basha nuk e ka përgënjeshtruar.

Por, duke dashur të dalë nga situata ka sulmuar mediat.

“Po, kthehemi në çështje që nuk janë çështje. Teza e vjetër e mercenarëve të Edi Ramës është për të tërhequr vëmendjen nga problemi kryesor. Është një dokument i dërguar përfaqësuesve  tanë ditën e 30 qershorit. Qëndrimet e mi për Sorosin i gjeni në arkiv në shqip dhe në anglisht. Në dokument iu kërkoj që të mbahej vëmendja me 1 korrik te zgjedhjet dhe mos të merreshin me çështje të tjera. Presidenti ishte në të drejtën e vet. Qëndrim më të ashpër kam mbajtur unë më shumë se sa Meta për Sorosin”, është shprehur Basha, duke mos thënë asnjë fjalë për Sorosin./CNA.al

Zbulohen tezat e PD pas 30 qershorit/ Asnjë koment kundër Soros, Basha zhytet në batak

LEXO TE PLOTE

Lajm i Rekomanduar

Basha nuk e “dorëzon” Ramën/ Kreu i PD nuk përjashton një marrëveshje të re

Publikuar

-

Nga

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, pasi i dorëzoi edhe pushtetin vendor në tavolinë Ramës, është shfaqur sonte në një intervistë në Syri TV.

I pyetur se a mund të ketë një zgjedhje paqësore me Ramën, Basha nuk ka thënë as po as jo.

Duke lënë kështu të kuptohet se nuk e përjashton një marrëveshje të re me Kryeministrin.

Ai ka zgjedhur të komentojë vendimet e Presidentit Ilir Meta nëpërmjet dekreteve.

“Të shohim çfarë ka ndodhur realisht. Presidenti veproi sepse realisht gjendja popullore po shkonte drejt një konflikti të hapur, i cili mbarte edhe rrezikun e viktimave. Asnjë fije floku e asnjë shqiptari nuk vlen të sakrifikohet për një satrap të korruptuar si Edi Rama”, ka thënë Basha.

Ai ka përsëritur kërkesën për zgjedhje përmes një qeverie tranzitore, pa Edi Ramën kryeministër.

“Kjo është ajo që kërkon opozita e bashkuar. Ka një numër njerëzish të frustuar që flasin se pa gjak nuk ka ndryshim. Pastaj më trego ndryshimin mes meje dhe Edi Ramës më 21 janar”, ka thënë ndër të tjera Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE