Connect with Us

LSI sulmon aksionin e tatimeve/ Kërkon fajtorët për 140 milionë eurot Bechettit

Politikë

LSI sulmon aksionin e tatimeve/ Kërkon fajtorët për 140 milionë eurot Bechettit

Publikuar

-

Ish kreu i grupit parlamentar Petrit Vasili, ka shenjëstruar aksion anti informalitet të Tatim Taksave.

Sipas tij, Qeveria dërdëllit gjithë ditën si triumfatore se zuri lart e poshtë ndonjë kupon të padhënë për një kafe të pirë apo një shishe ujë në një bar kafe, por hesht për 140 milion eurot e Bechetit.

“Kush janë dhe pse s’dënohen ata që na humben 140 milion euro për Bechetin dhe na flasin për reformën në drejtësi? Sa turp. Vazhdojnë edhe dërdëllitjet e gëzuara të Qeverisë për gjobat qe u kanë vënë bizneseve dhe mbylljen e disa prej tyre”, shkruan Vasili në rrjetet sociale.

Postimi i plotë:

Kush jane dhe pse s’denohen ata qe na humben 140 milion euro per Bechetin dhe na flasin per reformen ne drejtesi???Sa turp.

Qeveria derdellit gjithe diten si triumfatore se zuri nje lart e poshte ndonje kupon te padhënë per nje kafe te pire apo nje shishe uje ne ne nje bar kafe.

Vazhdojne edhe derdellitjet e gezuara te qeverise per gjobat qe u kane vene bizneseve dhe mbylljen e disa prej tyre.

I kuptuam te gjitha keto,kuptuam edhe zellin fushator per ta bere kete edhe zhurmen e llamarinave mediatike te porositura nga qeveria.

Por po keta derdellitsa histerike le tu tregojne me pare shqiptareve kush u denua per 140 milione euro, qe per shkak vetem te qeverise, shqiptaret duhet tja paguajne Francesco Becchetit.

Kush eshte fajtori me emer e mbiemer qe shqiptaret duhet te paguajne 140 milion euro per Becchetin?

Kete e thone dot keta te qeverise?

Po per dhjetra gjyqe te tjere qe po humben dhe te tjere qe jane duke u humbur dhe dhjetra milione euro qe duhen humbur,kush eshte fajtori me emer e mbiemer e thone dot keta?

Jane edhe dhjetra milione te tjere qe jane paguar tashme e po paguhen per shkak te gjyqeve qe qeveria ka humbur e humb per shkak te veprimeve te saja mafioze.

Kane ndonje pergjigje nga keta te qeverise se kush jane fajtoret me emra e mbiemra per keto qindra milione euro apo dhjetra miliarda leke qe humben?

E kush i beson keta ne kete komedi kunder informalitetit kur informaliteti sa nje mal eshte ne krye te qeverise.

Qeveria ju perlan shqiptareve dhjetra miliarde kupona perdite me qindra milione eurot e Becchetit, pastaj ben sikur lufton informalitetin me disa dhjetra kupona kafeje neper klubet e Shqiperise./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Bashkimi kombëtar, lajthitje e një opozite në tranzicion”/ Kurti ‘i tregon’ detyrat Ramës

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherazi kandidati për kryeministër të ardhshëm në Kosovë, Albin Kurti, ka komentuar deklaratat e LVV në Tiranë e cila do të shprehej se 28 nëntori nuk duhet të jetë ditë feste, duke njoftuar për një marshim si thirrje për bashkim kombëtar.

I ftuar në emisionin ”Open” mbrëmjen e sotme, teksa shprehet se qendra e LVV në Tiranë është OJF, as në pozitë apo opozitë, Kurti ka këkuar zbatimin e marrëveshjeve midis Kosovës dhe Shqipërisë.

“Qendra e Vetëvendosjes në Tiranë nuk është as pozitë as opozitë, ajo është rregjistuar si OJF. Ne e kemi frymën e përbashkët, por nuk dirigjojmë dhe drejtojmë njëri tjetrin. Ne jemi demokratë, ne e duam bashkimin kombëtar dhe sa më shumë aktivitete më 28 në frymën e bashkimit, aq më mirë është. Të zbatohen marrëveshjet që janë midis Kosovës dhe Shqipërisë”.

LEXO EDHE:  Shifrat/ Basha i ka “fituar” të gjitha

I pyetur në lidhje me deklaratat e Ramës, i cili do ta cilësonte këtë thirrje të Vetëvendosjes si lajthitje e opozitës në tranzicion për tu bërë qeveri, kreu i Vetëvendosjes në Kosovë ka deklaruar se: ”Nuk është lajthitje. Ajo është gati detyrë, të bësh aktivitet për bashkim”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përplasjet e Metës me Ambasadën Amerikane/ Lorenc Vangjeli hedh dyshime të forta

Publikuar

-

Presidenti Ilir Meta, ka shpërthyer me akuza ndaj ambasadorëve të huaj ditën e sotme duke i quajtur hipokritë.

Ku reagim i Presidentit erdhi në një kohë ku Ambasada Amerikane deklaroi se mbështet idenë që palët t’i drejtohen Komisionin e Venecias, lidhur mbi ngërcin për Gjykatën Kushtetuese.

Por për analistin Lorenc Vangjeli, përplasja Meta-SHBA, duket se vjen për shkaqe të tjera, por që ende nuk dihen.

“Presidenti deri tani na ka treguar formën por jo përmbajtjen e kundërvënies së tij ndaj SHBA. Thelbi i përplasjes nuk është kjo, është diçka tjetër të cilën ne nuk e dimë për momentin. Shkaqet duhet të jenë të tjera. Nuk e di, refuzoj të spekuloj mbi këtë gjë. Reagimi i parë në këtë mënyrë është proporcional. Në këto ditë do fillojmë të shikojmë shkaqet e vërteta të kësaj përplasje”, u shpreh Vangjeli në “Opinion”. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kërcënimi i zëdhënësit Blushi/ Artan Hoxha dhe Klodiana Lala “përmbysin” Presidentin

Publikuar

-

Gazetarja Klodiana Lala dhe Artan Hoxha, të ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”, kanë komentuar deklaratat e presidentit Meta, i cili më herët deklaroi se zëdhënësi i tij, Tedi Blushi, është shantazhuar në emër të një ambasade të huaj.

Sipas Klodiana Lalës nëse do të ishte kërcënuar do të kishte një denoncim zyrtar.

“Nuk di të jetë kërcënuar, do duet të kishte një denoncim zyrtar, nuk ka një denoncim zyrtar ende dhe nuk referohem tek fjalët edhe pse i thotë Presidenti i Republikës. Me sa më thonë, lidhet me një status tjetër që flet për një tjetër ambasador, që kontrollohet nga Engjell Agaçi.”

I këtij duket se është dhe Artan Hoxha, i cili e quajti jo etike përmendjen e emrit të një punonjësi, ndërsa risolli në kujtesë dhe “videon përvëluese” të premtuar nga Meta, megjithëse gjer tani ka mbetur vetëm në kuadër paralajmërimi.

LEXO EDHE:  Meta vetë apo me Ramën?/ Ja skenarët dhe mandatet që mer LSI

“Deklarata që ka patur zëdhënësi i presidentit, ku është përmendur edhe emri i një punonjësi i ambasadës dhe përmendja e emrit të tij, e para ka qenë jo etike jo diplomatike. Nëse Guri i jep leje, ne jemi gati ta nxjerrim transitin e telefonatës. Na është premtuar një video përvëluese, na është thënë edhe për një video erotike dhe asgjë kemi. Është kërkuar që të mos kërkohet emri i personelit të ambasadës. Është kërkuar që emri i personit, ti mund ti drejtohesh Ambasadës, por jo një personi.”/ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE