Connect with Us

“Kush ka sy të shikojë” / Rama i vendosur për shembjen e Teatrit, publikon fotot

Politikë

“Kush ka sy të shikojë” / Rama i vendosur për shembjen e Teatrit, publikon fotot

Publikuar

-

kryeministri edi rama ne nje deklarate per mediat

Kryeministri Edi Rama duket se nuk heq dorë nga ideja për të ndëtuar një Teatër të ri Kombëtar, pavarësisht kundërshtimit të artistëve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Rama shkruan se së shpejti Shqipëria do të ketë Teatër të ri në vend të karakatinës skandaloze, e cila sipas tij, nuk krahasohet dot as me teatrot e qytezave të Evropës.

Ndërkohë që ka publikuar edhe disa foto të Sallës së Madhe të shfaqjeve në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, restaurimi i të cilit është drejt fundit, duke thënë se dallimi është si nata me ditën dhe kështu do të shkëlqejë nesër edhe Teatri i ri Kombëtar.

Postimi i plotë

“SË SHPEJTI SHQIPËRIA do të ketë një TEATËR TË RI KOMBËTAR TË OPERAS DHE BALETIT në vend të karakatinës skandaloze, e cila edhe pse ishte ku e ku më e mirë se sa karakatina e turpshme prej tallashi e Teatrit Kombëtar, nuk krahasohej dot as me teatrot e qytezave të Europës?

LEXO EDHE:  Takimi Rama-Merkel/ Bushati: Konfirmim për progresin, PD të dëshmojë mbështetjen me veprime

Dhe me këtë rast, kush ka sy të shikojë e mendje të mendojë, mund të shohë (edhe pse ende s’ka përfunduar Salla e Madhe e shfaqjeve) pa asnjë mundim dallimin si nata me ditën mes pasionit tonë për të bukurën e për dinjitozen dhe lidhjes së pandashme me shëmtinë e me pisllëkun, të atyre që u vriten sytë nga drita e të resë?

Ja kështu, njësoj, do të shkëlqejë nesër edhe Teatri i ri Kombëtar i Fjalës, i cili përveçse do të jetë një gëzim nga brenda për çdo artist e artdashës, do të rrezatojë edhe nga jashtë, si një kryevepër e arkitekturës bashkëkohore, falë talentit të arkitektit të famshëm danez Bjarke Ingels e të studios së tij prestigjoze “BIG”?
(Kjo vlen edhe për ata që e kanë romuzin 3D në majë të gjuhës kur komentojnë, sepse para se të niste ky kantier, 3D ishte edhe kjo këtu”./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Video-Basha tallet me tropojanët/ Tropojsa e tropojse…

Publikuar

-

Nga

Video-Basha tallet me tropojanët/ Tropojsa e tropojse…

Kryetari i Republikës së Re, Lulzim Basha ka vijuar takimet në sajë të fushatës elektorale të 25 prillit.

Sot ai është ndalur në qytetin e Tropojës, ku ka ofenduar dhe është tallur rëndë me banorët e qytetit verior.

Teksa kishte hipur mbi një poltron dhe po fliste para dhjetëra militantëve të PD-së, Basha ka ofenduar vendasit duke i quajtur tropojse dhe topojsa, ndërkohë që banorëve të kësaj zone i thërrasin të gjithë tropojanë.

Kjo tregon papërgjegjshmëri nga ana e kreut të opozitës, i cili pretendon të marrë mandatin e kryeministrit dhe të drejtojë qeverinë e këtij vendi.

LEXO EDHE:  Deputeti i video-skandalit erotik, drejt burgut?

LEXO EDHE:  Takimi Rama-Merkel/ Bushati: Konfirmim për progresin, PD të dëshmojë mbështetjen me veprime

Basha shpeshherë ka bërë gafa në daljet publike, por deklarata e sotme mund të konsiderohet si më ofenduesja për shqiptarët dhe në veçanti tropojanët./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

KQZ letër partive: Hiqni materialet propagandistike nga fasadat e ndërtesave publike

Publikuar

-

Nga

“Zgjidh, voto, vendos”/ Celibashi bën thirrjen e fortë për të rinjtë

Megjithëse legjislacioni për afishimin e materialeve propagandistike gjatë fushatës elektorale ka ndryshuar, sërish partitë politike nuk e zbatojnë atë për të cilën kanë rënë dakord.

Në një shkresë që KQZ u ka dërguar Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike, konstaton se ato nuk e kanë zbatuar udhëzimin e Komisionerit dhe Kodin Zgjedhor, duke vendosur materiale propagandistike në ambiente publike dhe fasada godinash të cilat ligji nuk i lejon.

Për këtë arsye Komisioni qendror i zgjedhjeve u ka kërkuar dy partive te mëdha të heqin posterat apo materiale të tjera propagandistike nga ndërtesat e institucioneve publikë. Konkretisht partisë demokratike nga fasada e Universitetit Politeknik të Tiranës, dhe Partisë Socialiste nga fasada e Bashkisë Gjirokastër.

Përveç kësaj, komisioneri Celibashi ka kërkuar nga Partia Socialiste që të shmangë gjuhen denigruese ndaj kundërshtarëve, duke treguar vetëpërmbajtje gjatë dhënies së mesazheve politike./euronews

LEXO EDHE:  Ndocaj: Nard Ndoka do ishte Kryeministër më i mirë se Rama

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deklarata e Vuçiç/ Reagon Tedi Blushi: Pas 25 prillit…

Publikuar

-

Nga

Meta pranon skandalin/ “Unë fshihem pas bojkotit të AlbControl”

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta,Tedi Blushi, ka reaguar lidhur me qëndrimet publike të Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, i cili pretendon se pas Lulzim Bashës qëndron ish-kryeministri Sali Berisha.

Blushi ka thumbuar Edi Ramën, për të cilin thotë se dihet kukull e kujt është dhe e paralajmëron se më 25 prill do të marrë gjykimin e popullit.

Zëdhënësi i Metës deklaron se marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Serbisë do të jenë konstruktive dhe mbi baza respekti të ndërsjellë pas zgjedhjeve parlamentare.

“Më 25 prill 2021, Ndryshimi fiton mbi dy të tretat sipas të gjitha sondazheve të besueshme, që ka Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta.

LEXO EDHE:  Deputeti i video-skandalit erotik, drejt burgut?

LEXO EDHE:  Deputeti i video-skandalit erotik, drejt burgut?

Se kukull e kujt është Rama kjo dihet, ndaj më 25 prill ai do të marrë gjykimin e popullit të Shqipërisë.

Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Serbisë do të jenë konstruktive dhe mbi baza respekti të ndërsjellë pas 25 prillit 2021.

Përmes Referendumit të 25 prillit dhe Triumfit të Ndryshimit, shqiptarët heqin bllokuesin e çeljes së negociatave me Bashkimin Europian.

Anëtarësimi në BE është i vetmi projekt, që kemi”, thekson Blushi./ CNA.al

“Pas Bashës qëndron Berisha”/ Vuçiç flet për zgjedhjet e 25 prillit: Po i ndjek me vëmendje

LEXO TE PLOTE