Connect with Us

Kishin zaptuar plazhin/ Nën hetim dy drejtorë tatimesh

Kronika

Kishin zaptuar plazhin/ Nën hetim dy drejtorë tatimesh

Publikuar

-

Policia ka liruar rreth 3500 m2 plazh pronë publike e cila, sipas tyre, ishte e zaptuar në mënyrë të kundërligjshme.

Si rezultat i këtij operacioni janë procedaur penalisht në gjendje të lire 7 persona në Durrës dhe 3 persona në Lezhë, ndër ta është proceduar edhe Drejtori i Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Durrës, për veprën penale “Shpërdorim detyre” dhe Drejtori në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Lezhë, pasi nuk kishte kryer kontroll, duke shpërdoruar detyrën.

Njoftimi i policisë

Durrës-Lezhë

Policia e Shtetit vijon operacionin “Plazh i lirë”, për  zbatimin e detyrave të përcaktuara në planin e posaçëm të masave për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore.

Policia e Shtetit liron dhe vë në dispozicion të pushuesve rreth 3500 m2 plazh, pronë publike, e zaptuar në mënyrë të kundërligjshme nga disa shtetas.

Në Durrës procedohen penalisht 7 shtetas nga të cilët:

-3 shtetas, pronarë të  subjekteve tregtare për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Zënia e hapësirave publike”,

– 3 shtetas për veprën penale “Zënia e hapësirave publike”.

– Si dhe Drejtori i Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Durrës, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Në Lezhë, janë proceduar penalisht tre shtetas, njëri prej tyre me detyrë Drejtor në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Lezhë.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunimin me Task-Forcën e ngritur nga Prefekti i Qarkut Durrës dhe Policinë Bashkiake, në vijim të punës duke monitoruar, kontrolluar dhe goditur informalitetin, proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit: F.Q., A.K. dhe G.D.,  të gjithë banues në Durrës, pasi nga kontrolli i ushtruar në lagjen nr. 13, Durrës, në plazhin publik, u konstatua se këta shtetas kryenin aktivitetin e tyre në mënyrë të paligjshme, si dhe të papajisur me kasë fiskale.

Po në vijim të operacionit u proceduan penalisht edhe shtetasit: Sh.T., P.Gj., banues në Tiranë dhe D.I., banues në Shijak, pasi nga kontrolli i ushtruar, u konstatua se këta shtetas kishin zënë me çadra plazhi e shezlongë hapësirat publike në bregun e detit pa leje nga organet përkatëse.

Gjithashtu filloi procedimi penal për shtetasin L.D., banues në Durrës, me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë, Durrës, pasi nuk ka ushtruar kontroll ndaj aktivitetit të shtetasve të lartpërmendur.

Operacioni ka vijuar në Shëngjin, Lezhë  në vijën bregdetare Tale.

Gjatë operacionit u proceduan penalisht dy shtetas P. GJ. dhe D.D., të cilët kishin zaptuar hapësirën publike para lokaleve të tyre, në mënyrë të kundërligjshme duke vendosur shezlongë dhe çadra pa kontratë përdorimi.

Po gjatë operacionit u procedua penalisht shtetasi A.N., me detyrë Drejtor në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Lezhë, pasi nuk kishte kryer kontroll, duke shpërdoruar detyrën.

Materialet në ngarkim të shtetasve të proceduar i kaluan Prokurorive respektive për  veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, dhe “Shpërdorimi  detyrës.

Operacioni do të vijojë në gjithë zonën bregdetare, për të kthyer në dispozicion të qytetarëve çdo hapësirë publike të zënë në mënyrë të kundërligjshme, me qëllim fitimin./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksident i frikshëm në Divjakë/ Makinat përfundojnë në pikën e karburantit

Publikuar

-

Nga

Një aksident i frikshëm ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Divjakë-Babunjë.

Mësohet se dy makinat janë përplasur me njëra-tjetrën dhe më pas kanë përfundur brenda ambienteve të një pike karburanti.

Fatmirësisht nga ky aksident nuk ka të lënduar, ndërsa polica po punon për zbardhjen e shkaqeve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Të humbura prej 6 ditësh në Alpet shqiptare/ Gjenden turistet e huaja

Publikuar

-

Nga

Dy turiste të huaja që rezultonin të humbura që prej 13 gushtit në Alpet shqiptare, janë gjetur ditën e sotme pranë zonës së Vuthajt.

Lajmin e ka bërë të ditur Drejtori i Parkut Nacional, Admir Lalic.

Dy vajzat, Laura Sophie Veronika Mayer dhe Agata Patyczek, njëra polake dhe tjetra gjermane ishin shpallur të humbura pasi nuk kishin kontaktuar me familjet e tyre për një farë kohe.

Autoritetet në Shqipëri, Kosovë dhe Mali të Zi ishin vënë në kërkim të dy vajzave në Alpet Shqiptare, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore thuhet se është e mirë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

I shoqëroi një natë më parë në Komisariat/ Të rinjtë i zënë pritë policit dhe tentojnë ta rrahin

Publikuar

-

Nga

arrestohet nga policia

Dy të rinj janë arrestuar mbrëmjen e sotme në Gramsh pasi i kanë zënë pritë një punonjësi policie dhe kanë tentuar ta rrahin.

Të arrestuarit janë shtetasit me iniciale E.SH 25 vjeç dhe K.B 24 vjeç.

Shtetasi E.Sh, mësohet se i ka zënë pritë punonjësit të policisë, pasi një natë më parë e kishte shoqëruar në komisariat pas një sherri me disa persona të tjerë gjatë një feste të organizuar nga Bashkia e këtij qyteti./CNA.al

LEXO TE PLOTE