Connect with Us

“Ekonomi e qëndrueshme”/ Agjencitë e huaja japin vlerësimin për Shqipërinë

Ekonomi

“Ekonomi e qëndrueshme”/ Agjencitë e huaja japin vlerësimin për Shqipërinë

Publikuar

-

Dy agjencitë ndërkombëtare të vlerësimit Moody’s dhe Standard & Poor’s kanë vlerësuar ekonominë shqiptare me B+, vlerësim ky që nuk ndryshon nga viti i kaluar.

Lajmin e ka publikuar Ministria e Financave, ndrësa shton se ky vlerësim është pozitiv për Shqipërinë pasi tregon se ekonomia është e qëndryeshme.

“Ky konfirmim bazohet në rritjen e qëndrueshme ekonomike dhe vijimësinë e saj në periudhën afat-mesme; uljen e borxhit publik dhe deficitit, si dhe përmirësimi i llogarisë korrente dhe përballueshmërinë e tyre nga flukset hyrëse të Investimeve të Huaja Direkte.

Agjencitë vlerësojnë se profili makroekonomik i Shqipërisë si dhe parametrat e borxhit kanë vazhduar të përmirësohen. Vlerësimi i qëndrueshëm merr në konsideratë nga njëra anë përmirësimin e profilit makroekonomik, progresin në reformat strukturore dhe institucionale, si dhe konsolidimin fiskal të arritur gjatë viteve të fundit.” thuhet në deklaratën e Ministrisë së Financave.

Ndër të tjera raporti vlerëson se dinamika e rritjes ekonomike është përmirësuar gjatë viteve të fundit me perspektivën ekonomike të favorshme, pavarësisht moderimit të rritjes gjatë këtij viti.

“Pavarësisht se situata e fundit politike identifikohet si një rrezik për perspektivën ekonomike dhe për ritmin e implementimit të reformave strukturore, agjencitë vlerësojnë se qeveria shqiptare do të vijojë me axhendën e reformave në afatin e mesëm, në linjë me aspiratat për integrimin në BE.

LEXO EDHE:  “Duhet paketë e tretë ekonomike”/ Si mund të ndihmojë qeveria biznesin

Autoritetet po vijojnë në mënyrë aktive përpjekjet për të rritur qëndrueshmërinë e borxhit publik. Agjencitë parashikojnë vazhdimin e konsolidimit fiskal dhe vijimësinë e uljes së borxhit publik, në përputhje edhe me rregullin fiskal, si dhe vlerësojnë pozitive përpjekjet e autoriteteve për të përmirësuar administrimin e të ardhurave. Gjithashtu vlerësohen planet për të rritur rolin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë në vlerësimin e rreziqeve të mundshme të PPP.

Vlerësohet se cilësia e institucioneve shqiptare është përmirësuar në vazhdën e rrugëtimit drejt BE, gjë e cila mbështet perspektivën pozitive të rritjes afatmesme. Progres i dukshëm është bërë në reformën në drejtësi, e cila po vijon, si dhe në luftën kundër ekonomisë informale, korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ndërkohë që progresi në fushat e “sundimit të ligjit” dhe “të drejtave të pronësisë” ka përmirësuar klimën e biznesit.” thuhet në deklaratën e Ministrisë së Financave./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

Shqipëria zbrazet nga të rinjtë/ Zëvendësohet në tregun e punës nga pensionistët

Publikuar

-

Nga

Një seri faktorësh demografik, ku kryeson emigracioni i lartë po redukton me ritme të përshpejtuara forcën e punës tek të rinjtë 15-29 vjeç.

Në të kundërt, numri i pensionistëve në punë po rritet ndjeshëm.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se, në tremujorin e parë të vitit 2021 forca e punës në grup-moshën 15-29 vjeç shënoi 326,106 persona, 27 mijë më pak se një vit më parë ose 7.7% më pak.

Forca e punës reduktohet për dy faktorë themelore.

E para, rënia e përgjithshme popullsisë në moshë pune dhe e dyta kur popullsia në moshë punë bëhet inaktive (nuk dëshiron të punojë).

Përgjithësisht kur forca e punës bie rritet numri i personave “dembele” , inaktivët. Por në rastin e grup moshës 15-29 vjeç inaktiviteti është rritur shumë pak në krahasim me rënien që ka ndodhur në forcën e punës, duke reflektuar qartë rënien e popullsisë banuese në vend në ketë grup-moshë.

Nga tremujori i parë 2020 deri në tremujorin e parë 2020, rreth 8800 të rinj kanë rënë në inaktivitet, por ndërkohë forca e punës ka rënë me 27 mijë të rinj.

Tkurrja e numrit të të rinjve të forcën e punës po vjen nga dy arsye kryesore. E para lidhet me emigracionin e lartë të kësaj grup moshe. Të dhënat e mëparshme të Eurostat mbi azilkërkuesit tregojnë se mbi 80% e azilkërkuesve shqiptare janë të rinj.

Arsyeja e dytë lidhet me rënien e lindjeve pas vitit 2000. Rënia sistematike e lindjeve ka ulur në mënyrë të natyrshme grupin e të rinjve në forcën e punës.

Projeksionet e popullsisë për tri nënndarje të grup-moshës së të rinjve, për vitet 2018-2021, tregojnë qartë që prurjet e moshave 15-19 dhe 20-24 vjeç paraqesin rënie të dukshme gjatë viteve në vijim, tendencë kjo që shënon pikënisjen e trendit rënës për forcën e punës.

LEXO EDHE:  Bujar Nishani zbulon punën e Komisionit: Ja cilët kandidatë i duhen PD-së

LEXO EDHE:  Ekonomia është katastrofë/Vetëm Edi Rama nuk e kupton!

Shifrat flasin për vështirësi të punësimit të hasura kryesisht tek të rinjtë. Tek grup-mosha 15-29 vjeç tregu i punës është i paqëndrueshëm.

Në tremujorin e parë të vitit 2021, shkalla zyrtare e papunësisë për të rinjtë është 23,3 %. Papunësia e të rinjve shfaqi tendencë rritëse. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2020, shkalla e papunësisë për të rinjtë, në tremujorin e parë 2021, është 3,3 pikë përqindje më e lartë. Krahasuar me tremujorin e katërt 2020 është rritur me 1,6 pikë përqindje.

Të rinjtë e moshës 15-29 vjeç që deklaruan se janë nxënës/studentë ose në trajnim përbënin 70,1 % te të rinjve ekonomikisht jo-aktivë në tremujorin e parë 2021, ndërsa 9,0 % u klasifikuan si të papunë të dekurajuar.

Rritet me 30% numri i pensionistëve në punë

Hendeku që po lënë të rinjtë në tregun e punës po zëvendësohet me pensionistë.

Sipas të dhënave të INSTAT numri i personave mbi 64 vjeç që janë raportuar në punë arriti në mbi 86 mijë në tremujorin e parë të vitit 2021 me një rritje 30 % në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Numri i personave në punë mbi 60 vjeç arriti rekord në tremujorin e parë të këtij viti. Ata po bëhen gjithnjë e më atraktiv në tregun e punës për shkak të zanateve që zotërojnë. Bizneset po gjejnë më shumë aftësi te moshat e vjetra. Të rinjtë janë më të pakët në numër dhe gjithnjë e më pak po tentojnë të mësojnë zanate. Tendenca për të fituar shpejt dhe shumë pa lodhje është tashmë evidente.

Shumë biznese sidomos në sektorin e ndërtimit dhe fasonit po vuajnë mungesën e punonjësve, teksa kanë nisur përpjekjet për ti plotësuar nevojat me të huaj nga Afrika dhe Azia./Monitor

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Hekurudha, energjia e erës dhe Skavica/ Balluku zbulon projektet e radhës

Publikuar

-

Nga

Ralf Gjoni del jashtë kontrollit/ Ministrja Balluku i "tërheq veshin"

Ministrja Belinda Balluku ka treguar projektet në fushën e Infrastrukturës dhe Energjisë, që sipas saj do të realizohej në mandatit e tretë qeverisës, të Partisë Socialiste.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nisur projekte shumë të mëdha, si akse të rëndësishme, duke nisur nga Tuneli i Llogorosë, duke vazhduar me segmentet e korridorit blu. Aksi Qafë-Plloçë, by-pass i Gjirokastrës apo Elbasanit po ashtu janë shumë të rëndësishme, pasi qytetet duhet të marrin frymë tashmë. Do të përqendrohemi dhe te hekurudhat, që janë efiçente dhe miqësore me ambientin. Energjia do të jetë një pikë shumë e fortë e këtij mandati. I kemi diversifikuar burimet, kemi 220 megavat në energji diellore. Do të vazhdojmë me energjinë e erës dhe më e rëndësishmja, ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës, në bashkëpunim me departamentin amerikan të energjisë. Me ta, jemi duke punuar dhe për gazin e lëngshëm dhe hec-in e Vlorës”, thotë Balluku për Top Neës.

Ndërkohë, komentoi dhe zhvillimet e Kongresit të Partisë Socialiste, ku kryeministri Rama u shpreh se “ka ardhur koha të mos merremi më me kundërshtarin”.

“Ne asnjëherë nuk jemi marrë me kundërshtarin. I mirëkuptoj, ata janë në opozitë. Secili ka mënyrën e vet të të bërit opozitë. Ne kur ishim në opozitë, rrinim me orë të tëra, lexonim ligjet. Ata e bëjnë duke hedhur baltë. Pse të mos mbështesin nismat e qeverisë, kur ato janë të humbura?
Të humbësh kohë në biseda që nuk kanë asnjë vlerë, përveçse humbje kohe, mendoj se është vendimi i duhur i PS-së. PS ka qenë dhe do të jetë aty ku ndodhet sot, sepse kontribuon për vendin. Ka kontribuar për Shqipërinë dhe shqiptarët, jo për socialistët. Nuk kemi përdorur fshesë, për punonjësit kundërshtarë”, tha Ministrja në Breaking.

LEXO EDHE:  Kryeministri Rama: Nuk jam një llogaritar i mirë, por ekonomia është mirë

LEXO EDHE:  Bujar Nishani zbulon punën e Komisionit: Ja cilët kandidatë i duhen PD-së

Më tej, shton se e majta është një forum demokratik ku të gjithë janë të lirë të shprehen, dhe mendimet e kundërta nuk duhet të shihen si përçarje.

“Nuk besoj se kemi qenë ndonjëherë të ndarë. Secili ka luksin dhe komoditetin të thotë atë që mendon. Gjithmonë ka pasur debate konstruktive politike dhe nuk ka pse të shihet si ndasi, PS do të vazhdojë të jetë një forum i hapur demokratik”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

FMN:Frenoni investimet ambicioze/ Përqëndrohuni te vaksinimi dhe rindërtimi pas tërmetit

Publikuar

-

Nga

“Ekonomia shqiptare do tkurret në 7.5%”/ Paralajmëron FMN: Do ketë rritje të kredive me probleme

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), në një deklaratë pas përfundimit të misionit në distancë me Shqipërinë, i ka rekomanduar qeverisë që të moderoheshin investimet publike tepër ambicioze të financuara me burime të brendshme për të mbrojtur shpenzimet prioritare për mbrojtjen sociale, kujdesin shëndetësor (sidomos vaksinimin), dhe rindërtimin nga tërmeti si dhe për të rritur kontigjencën. Fondi tha se ekonomia u tkurr nga pandemia m ë pak sesa pritej, por , pasiguria mbi perspektivën e rritjes mbetet e konsiderueshme. Fondi  i ka kërkuar qeverisë që të miratojë sa më shpejt Një Strategji e shëndoshë afatmesme për të Ardhurat

Sipas deklaratës zyrtare për shtyp, një ekip i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), nën drejtimin e zonjës Yan Sun, zhvilloi një mision në distancë me Shqipërinë gjatë periudhës 7-11 qershor. Në përfundim të këtij misioni, Znj. Sun lëshoi deklaratën e mëposhtme: “Aktiviteti ekonomik i Shqipërisë në vitin 2020 u tkurr shumë më pak sesa pritej fillimisht, duke reflektuar turizmin e rritur vendas dhe rajonal, mbështetjen e politikave dhe rindërtimin nga tërmeti, si dhe mungesën e një mbyllje të dytë. Në vitin 2021 rritja parashikohet të rikthehet në 5.3 përqind si rezultat i rimëkëmbjes së sektorëve të prekur nga pandemia si dhe vijimi të aktivitetit të rindërtimit pas tërmetit. Sidoqoftë, pasiguria mbi perspektivën e rritjes mbetet e konsiderueshme. Inflacioni është rritur nga çmimet më të larta ndërkombëtare të mallrave të bursës, por është ende shumë poshtë objektivit të Bankës së Shqipërisë (BSH) dhe presionet inflacioniste kanë mbetur të ulëta.

“Në periudhën afatshkurtër, politika fiskale duhet të vazhdojë të mbështesë rimëkëmbjen përmes masave të përkohshme dhe të mirë-shënjestruara, që duhet t’i nënshtrohen transparencës dhe përgjegjshmërisë. Do të ishte e këshillueshme që të moderoheshin investimet publike tepër ambicioze të financuara me burime të brendshme për të mbrojtur shpenzimet prioritare për mbrojtjen sociale, kujdesin shëndetësor (sidomos vaksinimin), dhe rindërtimin nga tërmeti si dhe për të rritur kontigjencën. Në këtë kontekst, objektivi i vitit 2021 për një deficit primar prej 65 miliardë lekësh (rreth 3.8 përqind e PBB-së) është i mjaftueshëm për të siguruar mbështetje për ekonominë. Një stimul shtesë duhet të merret parasysh vetëm në rast se rimëkëmbja e pritshme nuk materializohet. Nëse do të ketë të ardhura shtesë, ato duhet të kursehen. Për të ndihmuar rindërtimin e hapësirës së nevojshme të politikës fiskale sapo rimëkëmbja të jetë në një rrugë të mbarë, inisiativat e planifikuara nga autoritetet  shqiptare duhet të jenë në përputhje me objektivin e arritjes së një ekuilibri primar fiskal pozitiv deri në vitin 2023 dhe të mbështeten nga një kuadër i besueshëm buxhetor afatmesëm.

LEXO EDHE:  Pekin/Mblidhet Asambleja Popullore për ekonominë

LEXO EDHE:  Kryeministri Rama: Nuk jam një llogaritar i mirë, por ekonomia është mirë

“Një Strategji e shëndoshë afatmesme për të Ardhurat duhet të miratohet dhe zbatohet sa më shpejt që të jetë e mundur. Ecja përpara me këtë reformë të kahershme duhet të ndihmojë gjithashtu në krijimin e burimeve të nevojshme për të arritur objektivat e zhvillimit të Shqipërisë. Reforma të tjera prioritare që duhet të ndiqen me më shumë këmbëngulje përfshijnë përmirësimin e menaxhimit të investimeve publike dhe rritjen e monitorimit dhe menaxhimit të rreziqeve fiskale në rritje, veçanërisht nga partneriteti privat publik, ndërmarrjet shtetërore dhe garancitë qeveritare. Së fundmi, ndonëse e justifikueshme menjëherë pas tërmetit, përdorimi i procedurave të kufizuara në tenderat për rindërtim duhet të ndërpriten dhe fondet e rindërtimit duhet t’i nënshtrohen kontrolleve adekuate të menaxhimit të financave publike.

“Ne mbështesim qëndrimin e politikës monetare lehtësuese të BSH, pasi presionet inflacioniste mbeten të dobëta dhe pritjet për inflacionin të mireankoruara. Sistemi bankar mbetet likuid dhe i qëndrueshëm. Vigjilenca e vazhdueshme, me një vëmendje të veçantë për kreditë e ristrukturuara, do të jetë kyçi për zbulimin e hershëm të ndonjë pike të dobët. Vendimi i BSH për t’i dhënë fund relaksimit të përkohshëm të klasifikimit të kredive dhe rregullave të provigjionimit është i mirëpritur. Për të ruajtur mirëkapitalizimin e bankave derisa të dihet ndikimi i plotë i pandemisë në cilësinë e aktiveve të tyre, BSH duhet të vazhdojë të kufizojë shpërndarjen e dividendëve./Monitor

LEXO TE PLOTE