Connect with Us

Basha nuk i ndahet Ramës për Dakon/ “Pse hesht hajduti psiqik”?

Politikë

Basha nuk i ndahet Ramës për Dakon/ “Pse hesht hajduti psiqik”?

Publikuar

-

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vijuar me akuza ndaj kryeministrit Edi Rama.

Së fundmi ai ka publikuar në rrjetet sociale një pjesë të përgjimeve të “BILD” për blerjen e votave.

Basha i drejton disa pyetje Ramës, ku ndër të tjera e pyet se ‘Pse fshihet përditë pas mashtrimeve për 6 kullat 200 milionë euro dhe nuk belbëzon asnjë fjalë për Dakon’.

Postimi i plotë

“Pse hesht hajduti psiqik për bankomatin e tij personal? Pse fshihet përditë pas mashtrimeve për 6 kullat 200 milionë euro dhe nuk belbëzon asnjë fjalë për Dakon?

Pse ka emëruar e po emëron vetëm kamikazë dhe shërbëtorë të krimit dhe të hajdutëve me pushtet në prokurorinë dhe drejtësinë e kapur? Përgjigjet i gjeni vetë në fjalët e treshes Rama-Dako-Avdylaj”, shkruan Basha./CNA.al

Pse hesht hajduti psiqik për bankomatin e tij personal? Pse fshihet përditë pas mashtrimeve për 6 kullat 200 milionë euro dhe nuk belbëzon asnjë fjalë për Dakon?Pse ka emëruar e po emëron vetëm kamikazë dhe shërbëtorë të krimit dhe të hajdutëve me pushtet në prokurorinë dhe drejtësinë e kapur?Përgjigjet i gjeni vetë në fjalët e treshesRama-Dako-Avdylaj:

Gepostet von Lulzim Basha am Samstag, 3. August 2019

 

LEXO EDHE:  Donald Lu-Basha: Reforma në Drejtësi, prioritet i PD-së

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“I frikësohet PD një dëshmie nga Muzin?”/ Ristani: Çështja është mbyllur zyrtarisht

Publikuar

-

Nga

Ish sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, duke folur mbi akuzat që rëndojnë mbi të për falsifikim dokumentesh, është shprehur edhe njëherë se nuk ka lidhje me këtë çështje.

Në një intervistë për “Repolitix”, i pyetur se nëse ai apo dikush nga PD i frikësohen një deklarate nga ana e Muzin, Ristani shprehet se “çështja tashmë është mbyllur dhe nëse Muzin do të kishte ndonjë dëshmi për të dhënë, kjo dëshmi do ti ishte marrë.”

Sipas ish sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, e gjithë kjo çështje është një aferë midis Ramës dhe Prokurorëve për të njollosur PD.

Pjesë nga biseda në studio:

I trembeni kësaj çështje?

Po bëhet fjalë për trembje personale, unë nuk kam të bëjë me ketë çështje. Madje në këto 4 vite si Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, nuk kam pasur dhe as nuk kam të bëjë me asnjë lloj çështje që ka të bëj me parat.

LEXO EDHE:  Halim Kosova: Basha të japë llogari se cfarë nuk ka bërë dhe unë do i rregulloj

LEXO EDHE:  Sherr mes ministrave për punësimet/ Milena Harito drejt largimit

Ka persona në PD që mund t’i tremben Muzin?

Nuk ka persona në PD që të mund t’i tremben dëshmisë së Muzin. Mos të harrojmë që çështja sot zyrtarisht që flasim është mbyllur zyrtarisht me dokument. Kështu që nëse do të kishte ndonjë dëshmi nga ana e Muzin do të ishte marrë.

Nuk ka asnjë shancë që të kenë dalë nga selia e PD. Asgjë nuk e dëmton PD në rast se nuk ka dalë nga vetë PD./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Aksioni policor ndaj banorëve të Astirit/ Agron Gjekmarkaj: Kryeministrit i intereson spektakli i dhunës

Publikuar

-

Nga

Në studion e emsionit “real Story” po diskutohet lidhur me dhunen që policia dhe IKMT ka ushtruar ndaj banorëve të Astirit dhe prishjen e ndërtimeve pronë e tyre. Ndërkohë që Arbi mazniku, zvendësktryetari i Bashkisë së kryeqytetit e ka justifikuar ndërhyrjen brutale pasi banorët kanë ngritur dorë mbi punojësit  e shtetit, analsti Alfred Lela aksionin policor e ka komentuar si mjet për të evituar precedentin e protestës së Kukesit. Po të njejtë e ka vlerësuar edhe analisti Agron Gjekamrkaj, sipas të cilit: “Kryeministrit i intereson spektali i dhunës. Ai do të japë mesazhin e forcës dhe të frikës”.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ngritën dorë ndaj shtetit”/ Mazniku: Banorët e Astirit të yshtur nga politika

Publikuar

-

Nga

Zvedëskryetari i Bashkisë së kryeqytetit, Arbian Mazniku, është pjesë e emisionit “Real Story”, ku si temë qendrore diskutimi është ndërhyrja e sotme e policisë së shtetit ndaj banorëve protesues të Astirit dhe prishja e më shumë se 30 objekteve nga IKTMN.

Duke iu kundërvenë të ftuarve të tjerë në studio, të cilët e vlerësuan si të nxituar veprimin e institucioneve shtetërore, Mazniku e justifikoi ndërhyrjen e policisë si masë për të zhbllokuar rrugën, në të cilën punohej.

LEXO EDHE:  VIDEO- Fëmija fillon të qaj/Shikoni si reagon qeni i tij

LEXO EDHE:  Foto-Grabitja në Rinas/ Berisha “masakron” Ramën dhe Lleshajn

“Bllokimi i rrugës? Ishte normale që njerëzit të mos kalonin për sa kohë që ishte duke u punuar dhe ishte një masë sigurie. Nëse ngrihet dorë mbi shtetin, shteti ka monopolin. Nuk mund të goditen njerëzit. Në demokraci ndiqet rruga institucionale. Ata njerëz kanë qenë të “yshtur” politikisht”, ka artikuluar në ligjëratë të drejtë Mazniku./CNA.al.

LEXO TE PLOTE