Connect with Us

Arta Marku nuk i prish pushimet për KLP/ Rrezikon të përsëritet “skandali Vatë Staka”

Kronika

Arta Marku nuk i prish pushimet për KLP/ Rrezikon të përsëritet “skandali Vatë Staka”

Publikuar

-

kryeprokurorja arta marku

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka  shkarkuar nga detyra, të mërkurën prokurorin Gentian Osmani.

Ky i fundit ishte edhe pjesë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Osmani kishte kaluar në shkallën e parë të Vettingut, por Komisionieri Publik, ankimoi vendimin e KPK-së dhe me rekomandim të ONM, e dërgoi pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, duke kërkuar shkarkimin e tij.

Osmani u shkarkua pasi nuk justifikonte shpenzimet përgjatë viteve 2011 dhe 2013.

Një ditë më parë Këshilli i Lartë i Prokurorisë u mblodh dhe shpalli mbarimin e mandatit të anëtarit Gentian Osmani.

Tashmë i mbetet Prokurores së Përgjithshme të përkohshme Arta Marku, që të bëjë lëvizjen e radhës për të plotësuar vendin vakant në KLP.

Fillimisht duhet të hapet gara dhe të paraqiten kandidaturat dhe më pas Marku duhet të thërrase mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të prokurorëve, të cilët votojnë anëtarin e gjashtë prokuror për në këshill.

CNA.al ka kërkuar informacion pranë Prokurorisë së Përgjithshme, nëse  e ka në mendje Arta Marku të kryejë veprimet brenda gushtit, apo nuk do të heqë dorë nga pushimet dhe do të presë  muajin Shtator.

Vlen për t’u theksuar se në Shtator, KLP, ka një sërë vendimesh të rëndësishme për të ndërmarrë, ndërkohë që pas shkarkimit të Osmanit ka mbetur  me dhjetë anëtarë, pesë joprokurorë dhe pesë prokurorë.

“Prokurori i Përgjithshëm e thërret mbledhjen e Përgjithshme të Prokurorëve, pasi merr zyrtarisht njoftim nga KPA. Aktualisht nuk ka mbërritur ende ky vendim”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë për CNA.al.

Dihet që Kolegji i Posaçëm i Apelimit nuk e ka zbardhur ende vendimin, por KLP e shpalli vendin vakant.

Arta Marku, është aq shumë e interesuar të zbatojë ligjin, të mos prishë pushimet apo i duhet kohë për të planifikuar pazarin e radhës?

Kujtojmë se me shkarkimin e prokurores-anëtares së KLP-së Antoneta Sevdari, Marku u përfshi në skandalin e radhës.

Sipas planit të Komisionit të Pavarur për Monitorimin e Reformës në Drejtësi për zëvendësimin e Sevdarit nuk ishte e nevojshme të hapej gara, të dorëzoheshin aplikime dhe të thërriteshin prokurorët.

Nëse aplikohej ky plan zgjidhja gjendej tek emrat që ishin votuar më herët nga Mbledhja e Përgjithshme e Prokurorëve dhe zëvendësuesi i Antoneta Sevdarit i binte që të ishte emri pas saj, sipas votave që kishte marrë.

Në rastin e Sevdarit, ishte Dritan Prençi, prokurori i Krimeve të Rënda, por Marku, nuk e aplikoj këtë metodë dhe anëtari Vatë Staka, në mes debatesh u zgjodh në mënyrë të dyshimtë në KLP, duke u radhitur kështu në klanin e Markut.

Prandaj lindin dyshimet se Marku, po bën gati një tjetër njeri të saj për ta dërguar në KLP, se i duhet dhe për garën e Prokurorit të Përgjithshëm, ku ajo merr pjesë.

Prokurorët që duan të jenë anëtarë të KLP duhet të dorëzojnë një sërë dokumentesh,duke filluara që nga  jetëshkrimi, deklaratat individuale të prokurorëve që i kanë mbështetur, formularin e vetëdeklarimit, platformën personale të qëllimeve dhe objektivave nëse zgjidhen anëtarë, deklaratën e nënshkruar ku pranojnë se nuk kanë qenë bashkëpunëtorë të shërbimeve të inteligjencës para 2 korrikut 1991 dhe se nuk janë bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete, listën e personave të lidhur, informacione rreth të afërmve që ushtrojnë profesionin e avokatit ose janë pronarë të mëdhenj dhe formularin e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Sherr mes disa personave/ Humb jetën 29-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Një 29-vjeçar ka humbur jetën pas një sherri me thika mes disa personave në Dibër. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Sllatinë.

29-vjeçari është dërguar menjëherë në spital, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Gjithashtu burimet bëjnë të ditur se në lidhje me ngjarjen në fjalë janë arrestuar si autorë të dyshuar, tre persona, mes të cilëve dy vëllezër…vijon

LEXO TE PLOTE

Kronika

Sekuestrohet 11 kg heroinë në Portin e Durrësit/ Arrestohet një person

Publikuar

-

Nga

Një sasi prej 11 kg lëndë narkotike, e llojit heroinë, është sekuestruar nga policia sot në Portin e Durrësit, në një mjet tip Opel.

Gjithashtu mësohet se është arrestuar në flagrancë shtetasi A. S., 50 vjeç, banues në Zvicër, drejtuesi i mjetit.

Mësohet se gjatë kontrollit të imtësishsëm të automjetit në gomën rezervë dhe në brendësi të vendit ku ajo vendoset, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 25 pako me lëndë narkotike, me peshë 11 kg, e dyshuar Heroinë.

Në përfundim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit  A. S., 50 vjeç, banues në Zvicër, drejtuesi i mjetit.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shkëndija elektrike në Presidencë alarmon zjarrfikësit

Publikuar

-

Nga

Ka mjaftuar një njoftim për praninë e një shkëndije elektrike në katin e bodrumit të Presidencës për të alarmuar repartin zjarrfikës, forcat e të cilit janë vënë në lëvizje të menjëherëshme.

Ka qenë Garda e Republikës e cila me të konstatuar shkëndijën të kërkojë praninë e zjarrfikësve si masë paraprake për të parandaluar shpërthimin e një zjarr të mundshëm. Gjë që ka ndodhur brenda pak minutave, duke bërë të mundur rikthimin në pikën e nisjes brigadën e zjarrfikësve.

LEXO TE PLOTE