Kronika
Zbardhet skema e atentatit mafioz/ Si u vra 40 vjeçari në derë të shtëpisë

Një ditë më parë një atentat mafioz është regjistruar në Durrës,
40-vjeçari, Feriz Bardhi u ekzekutua në derë të shtëpsë me 12 plumba.
Një ditë më pas raportohet se vrasja ka qenë e mirëmenduar dhe referuar grupit hetimor, duke ndjekur dinamikën e ngjarjes dyshohet se autorët janë nga veriu.
Kështu raporton shqiptarja.com.
Autorët studiuar lëvizjet rutinë të viktimës gjatë ditës dhe kanë kryer vrasjen në atë orë, duke qenë se nuk ka shumë lëvizje për shkak të temperaturave të larta.
Në polici 15 persona për të marrë dëshmi, por nuk është arritur në një rezultat konkret dhe mungesa e kamerave të sigurisë në atë zonë e vështirëson më shumë zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Në momentin e ekzekutimit viktima ka qenë në oborrin e banesës dhe ka dalë jashtë pasi është thirrur nga një person, ndërsa në banesë ndodhej nëna e tij.
Po një ditë më parë automjet tip “Benz”është gjetur i djegur poshtë urës së Gjolës në Fushë-Krujë.
Ende nuk ka asgjë të konfirmuar, por dyshohet se makina e djegur iu përket autorëve, që kanë kryer vrasjen e 40 vjeçarit.