Connect with Us

“Të ka ardhur fundi, të pret burgu”/ Qytetarët i tregojnë vendin Metës

Politikë

“Të ka ardhur fundi, të pret burgu”/ Qytetarët i tregojnë vendin Metës

Publikuar

-

Presidenti Ilir Meta, u bënë disa muaj që ka nisur të reagojë çuditshëm.

Herë në konferenca për media, e herë në rrjetet sociale, Presidenti po shokon të gjithë opinionin publik.

Deklaratat e tij bëhen meme në rrjete sociale, ndërsa qytetarët i përdorin si batuta për të kaluar kohën.

Por, Meta nuk heq dorë, herë duke përqafuar domatet e herë në kodra e në male, shfaqet në mënyrë të çuditshme, duke ulur vlerat postit të Presidentit.

Dje në konferencën për media, vuri kusht për largimin e tij. Që ai të largohej në vend të tij duhej të shkonte Rexhep Mejdani. Ndërkohë ky i fundit është  shumë larg figurës së Metës.

LEXO EDHE:  Durrës/ Gjykata e Apelit lë në burg ish-drejtorin 

Ka seriozitet dhe integritet dhe nuk është bërë gazi i botës në konferenca për shtyp apo rrjetet sociale si Meta.

Qytetarët që ndjekin Metën në rrjete sociale, pas çdo shfaqjeje të tij, thonë që frika nga drejtësisë, e ka bërë Metën të flasë përçart.

Ndaj qytetarët i përmendin burgun, duke i thënë, lëviz s atë mudnesh sa je i lirë se më vonë do përfundosh në burgun e Reçit.

“Të ka ardhur fundi”, i shkruan një qytetarë, ndërsa një tjetër i thotë se me deklaratat që bën duket sikur i lutesh Ramës për të shpëtuar nga burgu.

Më poshtë po sjellim komentet e qytetarëve./CNA.al

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Krim kundër njerëzimit”/ Meta tjetër mesazh për masakrën e Reçakut

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka publikuar sot një foto me ish-ambasadorin Ëilliam Ëalker, ndërsa jep edhe një mesazh në lidhje me masakrën e Reçakut.

Një ditë më parë, Meta e cilësoi masakrën e Reçakut si një ngjarje që shokoi mbarë botën, ndërsa sot citon Ëilliam Ëalker, i cili ngjarjen në fjalë e ka cilësuar si krim kundër njerëzimit.

“I lumtur të ritakohesha në Kosovë me Ambasadorin Ëilliam Ëalker. Shqiptarët kudo në botë do t’i jenë përherë mirënjohës për denoncimin historik që i bëri Masakrës së Reçakut vetëm me tre fjalë: Krim kundër njerëzimit.
Integriteti i tij i lartë ndihmoi botën të zbulonte genocidin që ndodhte çdo ditë, dhe vuri diplomacinë në veprim përmes Konferencës së Rambujesë, dhe më pas ndërhyrjes historike të NATO-s, për t’i dhënë fund përgjithmonë spastrimit etnik në zemër të Europës.
E ftova me shumë kënaqësi për të vizituar Shqipërinë, dhe sigurisht Sarandën që ai e do aq shumë.”-shkruan Meta në postimin e tij./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama dorëzoi padinë në Gjykatë/ Reagon menjëherë Haradinaj

Publikuar

-

Nga

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar menjëherë pasi kryeministri Edi Rama e ka paditur në gjykatë për shpifje.

Harandiaj ka paralajmëruar se do të ketë një përgjigje në padi. Ai e ka akuzuar Ramën se gjithë këtë po e bën për t’iu larguar përgjegjësive.

“Sot është raportuar në media se Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka deponuar padi kundër meje në Gjykatë. Unë, sipas ligjit, do të përgadis përgjigje në padi, në afatet e përcaktuara ligjore!
Padia e Kryeministrit Rama është plotësisht e pabazuar dhe një diversion politik që bëhet nga ana e tij, që të fshihet pas dramave mediale dhe t’i ikë përgjegjësisë. Kombi ynë dhe Kosova ka njerëz që i dalin zot në çdo kohë”, tha Ramush Haradinaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Patozi e thotë troç/ “Disa politikanë nuk flasin se e kanë emrin me laps”

Publikuar

-

Nga

Koordinatori i Bindjes Demokratike Astrit Patozi deklaron se Shqipëria është në këtë krizë për shkak të dy marrëveshjeve, ajo e 2008 dhe ajo e 2017.

Patozi tha se prej tyre sot jemi në këtë gjendje, ndërsa theksoi se partia e tij që ka vetëm disa muaj që është krijuar, ka shfaqur platformën e saj për zgjidhjen e kësaj situate.

“Këtë punë nuk e zgjidh sistemi. Ne si parti modeste kemi një platformë, e kemi dorëzuar 4 muaj më parë. Ne themi që ky sistem duhet çbërë, pastaj shikojmë kush është më i përshtatshmi. Pse? Se çfarë provash duhet të japë më shumë, ç’a do arrijmë më shumë sesa kaq. Pra ta çbëjmë këtë”, u shpreh ai në emisionin “Real Story”.

Koordinatori i BD theksoi se njerëzit kanë të drejtë të mos votojnë për tre persona, por të votojnë atë që duan.

LEXO EDHE:  Qytetarët masakrojnë Bashën/ Je vegla e Ramës

LEXO EDHE:  Meta viziton Bubqin pas tërmetit/ Pasoja tronditëse

Patozi theksoi se ka politikanë që duan të kandidojnë për kryeministër, por nuk flasin se e kanë emsin me laps./ CNA.al

LEXO TE PLOTE