LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sistemi i ri i deklarimit për bizneset/ Hasa: Tenderi është bërë për të zhvatur

2 Gusht 2019, 13:03, Politikë CNA
Sistemi i ri i deklarimit për bizneset/ Hasa: Tenderi është

Ish-deputeti i PD-së, Endri Hasa, në një konferencë për mediat ka folur lidhur me planin e ri të Qeverisë për të futur në funksion deklarimin elktronik në kohë reale të bizneseve.

Sipas Hasës Tenderi i paracaktuar i sistemit të ri të faturimit të biznesit, është zhvatje e re për biznesin, për të mbushur xhepat e familjes dhe miqve të Edi Ramës.

Ish-deputeti shton gjithashtu se ?Qeveria do të nxjerrë jashtë përdorimit 140 mijë kasa fiskale dhe do të fuse në përdorim një sistemi të ri. Firma elektronike kushton nga 50 deri në 110 Euro për çdo biznes. Bizneset do të blejnë pajisje dhe programe të reja kompjuterike, rinter, kompjuter, telefonë të teknologjisë së lartë, lidhja e detyrueshme e internetit.?

Deklarata e plotë e Hasës

Një vit më parë, Partia Demokratike denoncoi tenderin e paracaktuar të sistemit të ri të faturimit të biznesit si një zhvatje e re për biznesin për të mbushur xhepat e familjes dhe miqve të Edi Ramës.

Sot, pas një viti, gjithçka ne paralajmëruam, është realitet. Qeveria ka paraqitur ligjin e zhvatjessë re të biznesit, nëpërmjet nxjerrjes jashtë përdorimit të kasave fiskale dhe futjes në përdorim të një sistemi të ri, që kushton para për çdobiznes që punon në Shqipëri.

Me ligjin e ri të qeverisë, të gjitha pajisjet fiskale në përdorim të biznesit, përfshirë rreth 140 mijë kasa fiskale, do të dalinjashtëpërdorimit. Në vend tëtyre, qeveriapokrijon me ligjnjësistem tëripërfaturat, duke detyruarçdobiznes të deklarojë çdo veprim në kohë reale.

Ky ligj rrit kostot për biznesin, cënon konkurencën e lirë, vretvendet e punës dhe çon drejt falimentimit mijëra biznese.

Sistemi i ri detyron mbi 150 mijë biznese të shtojnë kostot duke blerë pajisje dhe programe të reja kompjuterike, si printer, kompjuter, telefonë të teknologjisë së lartë, që t?i përshtaten këtij sistemi. Në kostot e biznesit shtohet me ligje dhe lidhja e detyrueshme e internetit, e cila duhet të jetë në funksion gjatë gjithë kohës për të kryerve primet

Kostoja tjetër që do t?i shtohet çdo biznesi që punon në Shqipëri është pagesa për t?u pajisur me firmë elektronike. Ky është një detyrim thelbësor për funksionimin e sistemit të ri, për të cilin qeveria ka hartuar ligjin e ri.  Firma elektronike kushton nga 50 deri në 110 Euro për çdo biznes.

Nëkostot e biznesit, duhet të përfshihet edhe nxjerrja jashtë përdorimit e kasave fiskale

Një vit më parë, Edi Rama dheMinistria e Financave e gënjyen biznesin, duke thënë se kasat ekzistuese, që kushtojnë mesatarisht 350 euro, nuk do të preken.

Kjo qeveri di vetëm të mashtrojë dhe të grabisë qytetarët për të mbushur xhepat e vet të babëzitur.

Ka vetëm një rrugë që ky ligj të mos miratohet! Duhet të largojmë qeverinë që e ka propozuar atë kundërinteresit të mbi 150 mijë bizneseve./CNA.al

Lajmet e fundit nga