Connect with Us

Shkarkimi i Komandantit të Forcave Detare/ Meta përplaset me Olta Xhackën

Politikë

Shkarkimi i Komandantit të Forcave Detare/ Meta përplaset me Olta Xhackën

Publikuar

-

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot lirimin nga detyra të komandantit të Forcave Detare Ylber Dogjani, por jo mbi kërkesën e ministres së Mbrojtjes Olta Xhacka e cila kërkoi shkarkimin e Dogjanit shatë muaj më parë pas skandalit të vjedhjes së armëve në bazën ushtarake të Pashalimanit.

Asokohe, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka me propozim të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm shkarkoi nga detyra 15 ushtarakë përgjegjës në drejtim-komandimin dhe çështjet e sigurisë e ruajtjes në Forcën Detare dhe Bazën e Pashalimanit.

Gjithashtu Ministrja e Mbrojtjes i propozoi Presidentit të Republikës, shkarkimin e komandantit të Forcës Detare, Gjeneralmajor, Ylber Dogjani.

Megjithatë, propozimi qëndroi 7 muaj mbi tryezën e Presidentit dhe Ilir Meta nuk veproi deri kur i mbaroi mandati duke mos e shkarkuar me motivacionin që i kërkoi ministria e Mbrojtjes, por për mbarim mandati.

“Me propozim të Ministrit të Mbrojtjes, dekretoj shkarkimin nga detyra të Gjeneral Major Ylber Selman Dogjani për shkak të mbarimit të mandatit” thuhet në njoftimin e Presidencës.

Dekreti i plotë i shkarkimit të Komandantit të Forcave Detare:

LEXO EDHE:  Meta kap KLSH-në?/ Propozon këshilltarin e tij

Presidenti Meta dekreton shkarkimin nga detyra të Komandantit të Forcave Detare, Gjeneral Major Ylber Selman Dogjani

DEKRET PËR SHKARKIM NGA DETYRA TË KOMANDANTIT TË FORCËS DETARE

Në mbështetje të pikës 3, të nenit 169, nenit 93 të Kushtetutës, të nenit 9, pika 3, germa ‘c’, të ligjit nr. 64/2014, ‘Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë’, të ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes,

Dekretoj

Neni 1

Gjeneral Major Ylber Selman Dogjani, shkarkohet nga detyra e Komandantit të Forcave Detare, për shkak të mbarimit të mandatit.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. i Dekretit 11245

Tiranë, më 31.07.2019/CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Monika tallet me Metën/ Nuk më ndjek në Instagram se ka frikë mos i kërkoj dekorata

Publikuar

-

Nga

Fakti që Ilir Meta ka dhënë shumë dekorata gjatë ushtrimit të detyrës si president, nuk i ka bërë përshtypje vetëm Edi Ramës dhe qytetarëve, por edhe bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhit.

Kryetarja e LSI-së u është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve në ‘Instagram’, në prag të zgjedhjeve të 25 prillit. Pyetjes përse Meta nuk e ndjek në Instagram, ajo i është përgjigjur se ka dy mundësi. Sipas saj, Meta ka frikë mos i kërkon ndonjë dekoratë në inbox ose do të mbajë marrëdhënie institucionale.

Dy mundësi ka: Sepse do të mbajë marrëdhënie institucionale. Ka frikë mos i kërkoj ndonjë dekoratë në inbox. Po më mirë pyesni Ilir Metën”, shkruan Kryemadhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama jep lajmin mirë/ Së shpejti hapet aeroporti i Kukësit

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një lajm të mirë mbrëmjen e sotme.

Aeroporti i Kukësit do të jetë gati brenda pak ditësh.

Pëmes një postimi, shefi i qeverisë shkruan se do të jetë aktiv shumë shpejt dhe fluturimi i parë duket se do të nis me çunat e Londrës.

“3D
*O çunat e Londrës bohuni gati se so mo pun mujsh”, shkruan Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Mona je e jona”/ Qytetarët në Korçë i “presin rrugën” Kryemadhin

Publikuar

-

Nga

Qytetarë të shumtë kanë dalë për të pritur Monika Kryemadhin në Libonik të Korçës, vend në të cilën ajo do të vijojë turin e fushatës elektorale.

Qytetarët, nuk i kanë kursyer thirrjet “Rama Ik”, por edhe thirrjet për Kryemadhin, duke thënë “Mona je e jona”.

Mesa duket ky takim ka lënë shije të mirë tek vetë shefja e LSI, e cila mbi videon e publikuar ka shkruar:

“Pritje emocionuese në Libonik të Korçës”, tha Kryemadhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE