LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nuk lëshoi asnjë kupon tatimor, mbyllet Taivani/ Braçe paralajmëron pronarët

2 Gusht 2019, 07:04, Ekonomi CNA
Nuk lëshoi asnjë kupon tatimor, mbyllet Taivani/ Braçe

Njërit prej bizneseve më të mëdhaja në Tiranë, i është vënë kyçi.

Bëhet fjalë për Taivanin, një biznes ky tejet i frekutnaur q ënga kafeja, restorantet dhe kazinot.

Ka qenë zëvendëskryeministri Erion Braçe, që ka konfirmuar mbylljen e Taivanit në kuadër të aksionit të informalitetit.

Sipas Braçes, në këtë biznes klientëve nuk u jepeshin kuponat tatimor dhe kjo ka çuar në mbylljen e tij.

Braçe thotë se është mbyllur kafeneja, restorantet dhe kazinoja, pra në tërsi i gjithë Taivani.

Më tej zëvendëskryeministrit, paralajmëron të gjithë bizneset se të duhet të zbatojnë ligjin pavarësisht miqësive.

Braçe shkon më tej duke thënë që s’të ndihmon dot askush dhe le të jesh mik me kë të duash, duke lënë të kuptohet se janë bërë përçapje, që bzinesi të haper edhe ka shkelur rëndë ligjin.

“Ky është Taivani, nga dje në mbremje i mbyllur i gjithi!  Mu në zemër të Tiranës dhe pa asnjë-zero kupon tatimor në çdo tavolinë!
Për herë të dytë!
Keshtu qe mbyllur kafeneja, mbyllur restoranti në katin e parë, mbyllur restoranti në katin e dytë, mbyllur kazinoja! Mbyllur të gjitha!
Të jesh kush të duash, i madh sa të duash, mik e shok me kë të duash,
ose zbato ligjin, ose do mbyllesh!
Mos kërko kot, nuk të ndihmon dot kërkush!

Dua të falënderoj edhe një herë inspektorët e Hetimit Tatimor Qendër për korrektësinë në kryerje të detyrës,
ministren Denaj, drejtuesit e Tatimeve dhe cilindo të përfshirë në këtë përpjekje konstante për ligjshmëri!”, shkruan Braçe në rrjetet sociale./CNA.al

Lajmet e fundit nga