Connect with Us

“Ndërtojnë kulla për të larë paratë e krimit/ PD sulmon Ramën dhe Veliajn

Politikë

“Ndërtojnë kulla për të larë paratë e krimit/ PD sulmon Ramën dhe Veliajn

Publikuar

-

Ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, në një deklaratë për mediat ka denoncuar vjedhjen, që sipas tij, po bëhet me truallin publik te Kopshti Botanik.

Sipas Boçit,  “15 hektarë truall i Kopshtit Botanik, po grabitet nga dyshja Rama – Veliaj për të shpëlarë paratë e krimit dhe ndërtuar kulla shumëkatëshe.”

Deklarata e plotë e Luçiano Boçit

Jemi këtu së bashku me përfaqësues të Këshillit Studentor për të denoncuar grabitjen e radhës, rrëmbimin e pronës publike të Universitetit të Tiranës, me Kopshtin Botanik, nga dyshja Rama-Veliaj.

Ky rrëmbim, kjo grabitje që regjistron sot një rekord tjetër të zi, është bërë krejt në kundërshtim me vullnetin dhe dëshirën e Dekanatit, të vetë Rektoratit, por edhe të studentëve.

Kjo hapësirë e madhe, gjigante, 15 hektarë, rrezikon të shndërrohet në lavatriçen gjigante, ku Edi Rama dhe krimi kërkojnë të lajnë, të shpëlajnë paratë e tyre të drogës, të korrupsionit, dhe ta mbushin këtë vend, perlë për nga bukuritë natyrore, me kullat shumëkatëshe.

Është një aferë e pastër korruptive, për interesa klienteliste.

Vendimi i marrë nga Rama dhe Veliaj godet dhe cënon autonominë financiare të Universitetit, dhe lirinë akademike. Ai është një atentat që i bëhet procesit akademik, por edhe kërkimit shkencor.

Pa bazën eksperimentale, siç është Kopshti Botanik, shumë degë të Fakultetit të Shkencave të Natyrës nuk mund të transmetojnë as dijen e domosdoshme tek studentët dhe nuk mund të bëjnë as kërkimin e thelluar shkencor.

Kjo VKM, nga pikëpamja se si është parashtruar se si është ndërmarrë, u ngjason atyre vendimeve e ndryshimeve ligjore, që pasuan prishjen e Bulevardit, që shkatërruan Stadiumin Kombëtar dhe tentojnë sot të prishin Teatrin. Janë të ngjashme si dy pika uji, sepse qëllimi kryesor i tyre është betonizimi i Tiranës dhe plotësimi i interesave milionëshe – 200 milionëshe është tek Teatri – milionat e tjerë vijnë tek Kopshti Botanik, sikurse milionat e tjerë janë të shpërndara në aferat e rrugëve të florinjta. Kjo është filozofia e drejtimit dhe e shfrytëzimit të pronës publike që ka instaluar Rama.

LEXO EDHE:  Skandali/ Nishani akuza Ramës: Më ka përgjuar gjatë kohës që kam qenë president

VKM-ja është në kundërshtim tërësor me kushtetutën dhe me Ligjin e Arsimit të Lartë, por edhe me Statutin e Universitetit të Tiranës, që rregullon pronësinë. Në një vend normal, me Gjykatë Kushtetuese, ky vendim do ankimohesh dhe do rrëzohesh, por sigurisht jemi në një vend anormal, pa Gjykatë të Lartë, pa Gjykatë Kushtetuese, dhe pushtetarët bëjnë çfarë u do qejfi.

Vetë Ligji i Arsimit të Lartë përcakton qartë se pronësia e pronave të universitetit nuk mund të transferohet në institucione të tjera, por duhet të ruajë destinacionin e paracaktuar. Vetë Statuti e shpreh qartë, duke u mbështetur në ligj.

Ndërkohë Bashkia justifikohet për zhvillimin e zonës, gjë që nuk qendron, sepse Ligji i Arsimit të Lartë, i lejon Bashkisë së Tiranës, madje i lutet, e kërkon këtë gjë nga bashkia e Tiranës, që ajo të bëhet kontributore me 10 % në buxhetin afatmesëm të Universitetit, dhe në bazë të këtij buxhetimi, shumë shpejt, shumë kollaj, ajo mund ta zhvillojë zonën, duke mos transferuar pronësinë. Ky fakt dëshmon qartazi se këtu është një tentativë për zaptim, për pushtim territori, të pronës publike, të pronës së universitetit, për ta mbjellë me kullat e korrupsionit, siç është bërë kudi me hapësirën publike në Tiranë.

Unë kam një thirrje, do të ftoja të gjithë pedagogët, studentët, por edhe qytetarët, t’i themi ndal dhe ta pengojmë këtë grabitje dhe këtë zhvatje në mes të ditës, e cila është bërë pa dijeninë e studentëe, dhe është gjetur edhe momenti. Jo më kot vendime të tilla, sikurse ka edhe vendime të tjera të ngjashme, merren në pikun e sezonit të pushimeve, për të larguar vëmendjen e studentëve, të pedagogëve e të qytetarëve, nga këto veprime. Ne do të jemi në krah të pedagogëve, studentëve dhe qytetarëve./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Po na gënjejnë”/ Tritan Shehu me bindje: Në Shqipëri s’ka karantinë

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, tha me siguri të plotë se në Shqipëri nuk ekziston asnjë karantinë.

Shehu kërkoi që ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ta dërgojë në këto momente tek karantina, ndërsa theksoi se askush nuk e bën këtë, pasi pretendon se ajo nuk ekziston.

“Nuk ka karantinë. Ja ta them unë me siguri të plotë. Le të na marrin këta dhe të na çojnë tani. Është një gënjeshtër. Është një gënjeshtër dhe prandaj këta nuk e tregojnë. Të na çojë ministrja, të na tregojë karantinën. Jam gati ta shoh që në sekond. Do tregoj vendin, do tregoj karantinën se unë jam transparent”, nënvizoi ish-ministri në emisionin “Opinion”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vasili sulmon ashpër deputetët/ Janë rrugaçë e karagjozë!

Publikuar

-

Nga

Ish kreu i LSI-së, Petrit Vasili, i ftuar në  emisionin“360gradë” ka shpërthyer në akuza ndaj deputetëve teksa i quajti këta të fundit si rrugaçë dhe karagjozë.

“Ne kemi të bëjmë me një Parlament rrugaçësh dhe karagjozësh, që thërrasin Komisionin e Venecias për t’i marrë mendim dhe një ditë para miratojnë ligje.

Në këtë mënyrë i kanë djegur mandatat ata. Këta miratojnë ligj për devidentin, që nuk lejohet që të ketë fuqi prapavepruese, ata e miratojnë, ata e ngrenë kartonin.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta shfajësohet për marrëveshjet me Ramën/ “Nuk ishin pakte që cënonin Kushtetutën”

Publikuar

-

Nga

Presidenti, Ilir Meta, është pyetur nëse beson se ka një pakt të dytë të kryetarit të opozitës, Lulzim Basha, me kryeministrin, Edi Rama.

Meta refuzoi të flasë për Bashën dhe tregoi arsyen se përse ka bashkëpunuar me Ramën apo edhe me partitë e tjera politike.

“Unë asnjëherë nuk kam pasur asnjë pakt, me askënd në Shqipëri kundër Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, kundër sovranitetit të popullit shqiptar, kundër demokracisë në këtë vend. Asnjëherë nuk kam pasur pakt. Për të qenë në pozitë, për të ardhur në pushtet, këto janë histori të tjera. Por kurrë në historinë e Shqipërisë, një pakt në cënim të Kushtetutës dhe të parimeve kushtetuese! Një pakt për të shkelur ligjin në mënyrë të qëllimshme dhe në dëm të vetë Kushtetutës. Asnjëherë dhe për as një gjë!

LEXO EDHE:  Basha me të rinjtë demokratë/ Rama kriminalizoi parlamentin nga frika e opinionit publik

LEXO EDHE:  Skandali/ Nishani akuza Ramës: Më ka përgjuar gjatë kohës që kam qenë president

Një qëndrim që t’i iki një përgjegjësie për një çështje të rëndësishme kombëtare, e cila është emergjente apo kombëtare apo të merrem me çështje të tjera të vogla apo anësore. Kështu që unë kam pakt për mbrojtjen e Kushtetutës dhe e kam edhe për detyrën, që kur kam vënë dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë dhe deri më 24 korrik 2022 do ta mbroj atë edhe me jetën time dhe me gjithçka tjetër, duke treguar që jam jo vetëm President i Republikës, por jam dhe do të jem edhe ushtari i parë i Republikës”, theksoi Kreu i Shtetit në emisionin”5 pyetje nga Babaramo”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE