Connect with Us

Ilir Meta nuk është çmendur/ Mos harroni, ai është i vërteti

Politikë

Ilir Meta nuk është çmendur/ Mos harroni, ai është i vërteti

Publikuar

-

Dje në një konferencë për shtyp, Presidenti i Republikës Ilir Meta tregoi edhe njëherë nostalgjinë e tij dhe adhurimin që ka për diktaturën dhe diktatorët.

Ai shprehu mirënjohjen dhe dëshirën e madhe për t’i çuar dhe lule tek varri.  Por, për të gjithë ata që mendojnë se Meta është çmendur, kjo nuk është e vërtetë, Ilir Meta po vepron në panik.

Kështu ka vepruar në të njëjtën mënyrë, kur doli videoja dhe kur u kap me presh në duar me një denoncim të bërë nga ish Ministri i Ekonomisë në atë kohë, Dritan Prifti, publikuar në emisionin investigativ ‘Fiks Fare”.

Ishte, ky Ilir Metë që doli në media, shante liderin e opozitës të asaj kohe Edi Ramën, nga fëmijët, gruaja, prindërit dhe gjithçka tjetër që mund t’i vinte nëpër gojë.

Dhe më pas të njëjtën gjë e bëri dhe në vitin 2017, kur Lulzim Basha filloi ta sulmonte dhe nuk la fjalë pa thënë dhe iu vërsul si qen i tërbuar, kryetarit të Opozitës.

Sot, ka një betejë me të dy, me Edi Ramën dhe me Lulzim Bashën. I pari që e zgjodhi President dhe e mban në pushtet dhe i dyti që e do aleat për të rrëzuar kryeministrin në detyrë.

Në fakt, Ilir Meta është ai i vërteti dhe shqiptarët duhet ta kujtojnë. Nuk duhet ta shohin të dobësuar dhe të mendojnë se Ilir Meta ka ndryshuar.

Është po ai hajdut me dhe pa çizme, i zhytur deri në llum. Është i njëjti personazh politik, i 30 viteve.

Është ai që zbriti nga Skrapari si student me apo pa bluzë të grisur, por kjo nuk ka rëndësi.  Ishte një i ri bashkuar me ata që qëndronin në krah të diktatorit, me të rinjtë e Partisë së Punës së Shqipërisë, që shkoi tek Ramiz Alia si i zgjedhuri i këtij të fundit dhe dje e tregoi adhurimin për të.  Më pas deputet për gati 30 vite, ministër, kryeministër, kryetar Kuvendi,  President, pra në çdo lloj detyre dhe funksione politike.

Dhe vetëm me pagën zyrtare, sot është një miliarder, duke u justifikuar me një tokë të prindërve të bashkëshortes së tij, e cila drejton LSI-në, partinë që Ilir Meta e themeloi, pasi u përplas me Fatos Nanon për llokmat e pushtetit që nuk po i merrte dot më, për karrigen e kryeministrit, për të cilën shiti Pandeli Majkon në garë me Fatos Nanon, për karrigen e kryeministrit, të cilën e ëndërron dhe sot, për të cilën po luan duke dalë në media.

Ata që kujtojnë se po e bën për Lulzim Bashën, për parime demokratike, apo se i digjet barku si politikan proevropian e kanë shumë gabim.

Ilir Meta po e bën për një arsye të vetme. Ai shikon zbrastinë që ka opozita dhe kërkon që të bëjë rolin e liderit të opozitës.

Këtë po e bën duke e kuptuar se Lulzim Basha është i paaftë, nuk di të menaxhojë dhe i ka lënë mjaft kosto opozitës, përfshirë edhe partinë e tij, LSI-në.

Ilir Meta është po i njëjti peshkaqen në politikë, i cili ka vrarë dhe ka prerë në Shqipëri, i cili ka vjedhur thesarin, gjë për të cilën është akuzuar publikisht nga Sali Berisha.

Meta, i cili për PD dhe opozitën e sotme, por edhe kur ishte kryeministër dje, është një bandit, një vrasës, një hajdut zgjedhjesh, është njeriu që ka masakruar demokratët, që ka rrëmbyer kutitë e votimit në zgjedhjet e vitit 2001.

Ilir Meta është po ai korruptuar, po ai kusar e bandit që e kanë akuzuar dje, nuk ka ndryshuar asgjë, thjesht dhe vetëm është dobësuar.

Ata që pretendojnë dhe mendojnë se Ilir Meta ka ndryshuar e kanë gabim, ai thjesht po luan për të kapur rolin e dyshit në politikën shqiptare. Për të bërë rolin e opozitarit të vërtetë, atë që Lulzim Basha nuk e bën dot, pasi tashmë ka përfunduar duke treguar barsoleta rrugëve të Shqipërisë.

Ilir Meta e kupton mjaft mirë se çfarë ndodh dhe se kush është skema. A e di mjaft mirë që do të shkarkohet dhe është i bindur që e ardhmja e tij është e dyshimtë, jo vetëm nga prangat e SPAK-ut.

Meta pretendon dhe mendon se do të luajë një rol të fuqishëm në politikë, duke dashur që të ketë një pozicion komod edhe nesër, gjë të cilën nuk ia garanton dot as Edi Rama, as Lulzim Basha dhe as Sali Berisha.

Në fakt Ilir Meta është po i njëjti, ai që thamë më sipër dhe më shumë se sa aq, asgjë më tepër. Ilir Meta është thjesht një hajdut i veshur me kostum që e kemi President Republike.

Dhe për ta zgjidhur se kush është me të vërtetë Ilir Meta, mjafton që institucionet e reja të drejtësisë të kontrollojnë paratë e tij, pasuritë e tij, miliardat e tij dhe lehtësisht gjithçka do të kuptohet.

Dhe në këtë mënyrë gjithçka do të zbardhet se kush është në të vërtetë, Presidenti ynë që këndon si gjeli në majë të plehut, por në fakt kudo që shkel mbjell vetëm ndotje dhe neveri.

Ky e ka emrin Ilir Meta, i cili po përpiqet të sillet  si politikan evropian, por në fakt nuk është asgjë tjetër, thjesht një bandit me kostum e kollare që e kemi President Republike, dhuratë nga Rilindja e Edi Ramës me mbështetjen e Lulzim Bashës./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Denoncimi në “Fiks Fare”/ I falsifikojnë firmat për t’i marrë pronën, Prokuroria i shmanget hetimit

Publikuar

-

Nga

Erida Saraçi bashkë me trashëgimtarë të tjerë të familjes Saraçi ankohen në Fiks Fare duke pretenduar se prona e familjes së tyre u është marrë pa të drejtë nga tre anëtarë të familjes mbi dokumenta të falsifikuara.

Ata pretendojnë që kanë që prej vitit 2009, vit kur mësuan që familjarët po regjistronin pronën që janë përballuar në gjyqe dhe prokurori ku herë u ka dhënë e herë nuk u kanë dhënë të drejtë. Sipas tyre, janë falsifikuar firmat e trashëgimtarëve, dhe nga pesë trashëgimtarë, kjo pronë që ndodhet në qendër të Shkodrës, mbi të cilën është ndërtuar një pallat është regjistruar vetëm në emër të tre personave, siç figurojnë edhe në trung. E gjitha kjo sepse janë falsifikuar deklaratat e familjarëve, të cilët pretendohet të kenë firmosur në vitin 1988 ku heqin dorë nga prona. Faktikisht këto deklarata siç dëshmojnë edhe ata për Fiksin gjatë intervistës, por edhe sipas aktit të ekspertizës nuk janë firmosur prej tyre. Firmat janë falsifikuar.

Fiks Fare u interesua edhe pranë ndërtuesit të pallatit, të ndërtuar mbi këtë pronë. Ky i fundit shprehet që i vjen keq për familjarët, pasi ata janë një familje, janë djem xhaxhallarësh, por ai është i detyruar të lidhi kontrata vetëm me ata që kanë emrin në tapi.

Fiks Fare bashkë më Erida Saraçin ju drejtuan zyrës së Kadastrës Shkodër. Kjo e fundit ktheu një përgjigje me shkrim ku sqaron se për këtë pasuri, janë bërë dy aplikime. Aplikimi i parë është bërë në vitin 2009 dhe është refuzuar. Aplikimi i dytë është bërë në vitin 2011, vit kur është regjistruar edhe prona. Ndër dokumentet mbi të cilat është bërë ky regjistrim, sipas kadastrës është edhe Vendimi i Komitetit Ekzekutiv i qytetit Shkodër, numër 24 datë 01.04.1989 për lejim dhurimi. Vendim ky që është bërë me deklarata të gjetura të falsifikuara, me tre akte ekspertimi. Familjarët e dëmtuar, kanë bërë një kallëzim pranë prokurorisë për shpërdorim detyre, nga ana e hipotekës, ku pretendojnë që prona është regjistruar me dokumente të falsifikuara. Prokurori ka vendosur pushimin e çështjes me argumentin se nuk mund të provohet shpërdorimi i detyrës, pasi nuk është detyrë e hipotekës të verifikoj origjinalitetin e dokumentacionit.

LEXO EDHE:  FOTO sa një mijë fjalë/ Këta janë demokratët e Republikës së re

Ndër të tjera prokurori cilëson se në praktikën e kryerjes së një regjistrimi mund të jenë depozituar shumë dokumente dhe organi i akuzës nuk mund të kryejë akte ekspertimi apo të pyes personat që kanë dijeni për të gjitha këto dokumente. Por në të vërtetë prokuroria ka kërkuar kryerjen e aktit të ekspertimit për deklaratat e heqjes dorë nga pasuria, dhe ndër to është verifikuar se firma nuk është e trashëgimtarëve, pra është falsifikuar.

Prokuroria nuk ka kërkuar asgjesimin e këtyre dokumenteve, por ka cilësuar se personat që pretendojnë falsifikimin mund ta kundërshtojnë atë në format edhe mënyrat e parashikuara nga ligji psh duke kërkuar konstatimin e pavlefshmërisë absolute të dokumentit, duke u shmangur kështu nga hetimi falsifikimin e dokumentacionit, të verifikuar prej tyre me akte të ekspetimit, dhe duke u shprehur vetëm për shpërdorimin e detyrës. /Top Channel/

LEXO TE PLOTE

Politikë

Një tjetër kryebashkiak në “çarkun” e të inkriminuarve/ Artan Hoxha paralajmëron videon

Publikuar

-

Duke marrë shkas nga një SMS që mbërriti në telefonin e moderatotit të emisionit “Opinion”, gazetari investigativ i kronikës së zezë, Artan Hoxha, ka paralajmëruar publikimin e një videoje ku implikohet një kryetar bashkie.

Pa dhënë shume detaje, Hoxha e pohoi faktin dhe theksoi se videoja është ende në proces verefikimi përfundimtar , ndaj dhe publikimin e saj e ka shtyrë për ditët në vijim.

LEXO EDHE:  Basha: Arsyeja se pse duhet të mblidhemi nesër në 11

“ Nuk ka rëndësi nëse është Bashki e madhe apo e vogël, por ajo që bën çudi është fakti se si ka mundësi që persona të tillë, që kanë në dorë jetën e njerëzve të sillen në një mënyrë të tillë”, u shpreh Hoxha në “Opinion”./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Bashkimi kombëtar, lajthitje e një opozite në tranzicion”/ Kurti ‘i tregon’ detyrat Ramës

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherazi kandidati për kryeministër të ardhshëm në Kosovë, Albin Kurti, ka komentuar deklaratat e LVV në Tiranë e cila do të shprehej se 28 nëntori nuk duhet të jetë ditë feste, duke njoftuar për një marshim si thirrje për bashkim kombëtar.

I ftuar në emisionin ”Open” mbrëmjen e sotme, teksa shprehet se qendra e LVV në Tiranë është OJF, as në pozitë apo opozitë, Kurti ka këkuar zbatimin e marrëveshjeve midis Kosovës dhe Shqipërisë.

“Qendra e Vetëvendosjes në Tiranë nuk është as pozitë as opozitë, ajo është rregjistuar si OJF. Ne e kemi frymën e përbashkët, por nuk dirigjojmë dhe drejtojmë njëri tjetrin. Ne jemi demokratë, ne e duam bashkimin kombëtar dhe sa më shumë aktivitete më 28 në frymën e bashkimit, aq më mirë është. Të zbatohen marrëveshjet që janë midis Kosovës dhe Shqipërisë”.

LEXO EDHE:  Intrigat e Ilir Metës për përçarjen e opozitës

I pyetur në lidhje me deklaratat e Ramës, i cili do ta cilësonte këtë thirrje të Vetëvendosjes si lajthitje e opozitës në tranzicion për tu bërë qeveri, kreu i Vetëvendosjes në Kosovë ka deklaruar se: ”Nuk është lajthitje. Ajo është gati detyrë, të bësh aktivitet për bashkim”./CNA.al

LEXO TE PLOTE